15.9 C
Prizren
E martë, 11 Gusht, 2020

Prizren / Dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Ka dështuar të mbahet seanca, e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi.

Shkak i këtij dështimi, ishte mungesa e përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, si palë e dëmtuar në këtë rast, për të cilin sipas gjykatëses Ajser Skenderi, nuk ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për më tepër, Mehmeti, Shala dhe Rexhepi, akuzohen se si persona përgjegjës, anëtarë të komisionit, i kanë dhënë mundësi Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, që të përpilojnë lista dhe në bazë të tyre, tu jepet e drejta e përfitimit të shfrytëzimit të banesave pa e bërë fare verifikimin e tyre, kështu duke i privuar nga kjo e drejtë familjet skamnore, të cilat sipas akuzës, i kanë plotësuar këto kritere.

Seancën e radhës, gjykatësja Skenderi, e ka caktuar më 15 maj 2019, prej orës 9:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 28 shkurt 2019, të akuzuarit Mehmeti, Shala dhe Rexhepi, ngarkohen se gjatë vitit 2013, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Organi i akuzës, ata i ngarkon se duke qenë pjesë e komisionit për vërtetimin e kushteve të banimit dhe përcaktimin e përfituesve të të drejtës së shfrytëzimit të banimit, të njëjtit nuk i përmbushin detyrat e tyre dhe me këtë rast, sipas akuzës, i kanë dhënë mundësi Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, që të përpilojnë lista dhe në bazë të tyre, tu jepet e drejta e përfitimit të shfrytëzimit të banesave pa e bërë fare verifikimin sipas udhëzimit administrativ nr 21/2010.

Për ndërtimin e këtyre banesave kishte marr vendim Komuna e Prizrenit, e cila edhe i kishte caktuar anëtarët e komisionit.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, duke vepruar në këtë mënyrë, të njëjtit u kanë shkelur të drejtat familjeve skamnore, të cilat i kanë plotësuar kriteret, por për shkak se familjet e rekomanduara nga shoqatat e dala nga lufta e kanë përfituar shfrytëzimin e këtyre banesave me automatizëm, familjet skamnore kanë qenë të privuar nga kjo mundësi, me këto veprime të pandehurit nuk i kanë përmbushur detyrat dhe obligimet e tyre.

Me këtë, sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, par 1, e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Betimipërdrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Qeveria Hoti shkarkon bordet e Qeverisë Kurti në katër ndërmarrje publike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e 19-të me radhë, ku në këtë mbledhje mori vendim për shkarkimin e bordeve të përkohshme të...

Nga sot qytetarëve u shpërndahen paratë e pakos emergjente

Nga e sot, e hënë, do të nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset nga pakoja emergjente. Kjo është bërë e ditur me anë...

Qeveria synon fond të veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka thënë se po punojnë që në programin qeverisës 2020-2023, ta kenë fondin që do të...

Izolohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me Hotin në Dragash

Kryeministri i Kosovës, të dielën ka vizituar disa kompani në Dragash, izolohen personat që kanë pasur kontakt Të dielën Kryeministri Hoti së bashku me një...

E motra në luftë me kancerin, vëllai pret flokët që të mos ndihet e vetme

Kohen Bowden nuk kishte nevojë për fjalë për t’i thënë motrës së tij të vogël Lula Beth, e cila është duke luftuar kancerin, se...

Kryetari i Dragashit: Vërshimet shkaktuan shumë dëme, do të kërkojmë ndihmë për kompensim

Pas reshjeve të shumta të shiut, disa prej lumenjve dhe prrockave që kalojnë neper fshatrat e komunës së Dragashit kanë dalur nga shtrati dhe...

Pamje – Rogovë e Hasit, kabllot bien për toke pas rrëzimit të shtyllës elektrike

Një shtyllë elektrike e cila është para rrëzimit në tokë, po paraqet rrezik të madh për kalimtarët në fshatin Rogovë të Komunës së Gjakovës. Në...

13 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

KMDLNJ-ja kundër çmimit prej 50 eurove të testeve anti-COVID në laboratorë privatë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, pas certifikimit të 33 institucioneve shëndetësore private për...

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për mësimdhënës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Kliko linkun e konkursit https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/08/Konkursi-Gusht.pdf

Kryetari i OVL-UÇK-së: Kryeministër Hoti ndali bisedimet në Bruksel ose përballesh me protesta

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga insitutcionet vendore dhe ndërkombëtare që të mos luajnë me dinjitetin e veteranëve të UÇK-së. Reagimi...

39 të vdekur nga COVID-19 në Prizren, 22 vetëm në korrik

Autoritetet komunale të Prizrenit, të enjten, në seancën e Kuvendit të Komunës kanë raportuar se në këtë komunë janë 108 raste aktive me COVID-19,...

Puna nga shtëpia po e nxjerr “jashtë mode” jetesën urbane

Nga Aitor Hernandez-Morales, Kalina Oroschakoff & Jacopo Barigazzi Rreth 700 vjet më parë, qyteti i Sienës në rajonin e Toskanës në Itali, ishte një qendër...

Lazio rrit ofertën për Muriqin, sulmuesi mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Pasi të enjten u raportua se Lazios iu refuzua oferta prej 15 milionë euro për Vedat Muriqi, tani gazetari i famshëm italian Gianluca di...

E ARDHMJA ËSHTË KËTU përkundër të gjitha vështirësive

8 filma do të shfaqen në mbarë botën përmes platformës online të edicionit të sivjetmë të DokuFest. Udhëheqësi i DokuLab, Eroll Bilibani flet për...

Ironia me përditshmërinë në ekranin online të “DokuFestit”

Yllka Leti me delikatesë vendos ngjyrën mbi pëlhurën e bardhë. Ajo është e zonja në art. “Jam piktorja më e mirë”, thotë në filmin...

Lajmet e Fundit

Morena puthet me një femër nën ujë

Kanë bërë not nën pishinë. Por, Morena Taraku ka bërë një veprim mjaft interesant dhe të papritur. Ajo në Instagram ka hedhur një video ku shihet...

‘Erë lufte’: Anije luftarake turke në ujërat greke, Athina njofton NATO

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës anija sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë në skajin...

Mbappe nuk dorëzohet, Tuchel i plotëson kërkesën për duelin me Atalantën

Dueli ndaj Atalantës po afron, PSG do të sfidojë ekipin italian të mërkurën në mbrëmje për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League. Kylian Mbappe...

Ministria e Arsimit ka tre skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka njoftuar se janë përcaktuar tre skenarë për organizimin e mësimit në kushte pandemie për vitin e...

Sot shteti ndau 22 milionë euro nga pakoja emergjente

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 22 milionë euro nga pakoja emergjente fiskale. Në një përgjigje për KOHËN, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka...