8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizren: Mjeshtri i zërimit

“Music service” është mbishkrimi në anglisht, i bërë me shkronja të zeza në një shirit letre të bardhë, i vendosur në xhamat e një dyqani të vogël. Prapa saj, nga brenda, është një tavolinë e vogël pune. Në karrigen pranë saj është mjeshtri Adem Bajmaku, shkruan sot “Koha Ditore”.

Elektricist me profesion, ai ka kohë që merret me zërimin. Është mjeshtër i pajisjeve që kanë të bëjnë me muzikën. Ankohet se nuk ka shumë punë, por, megjithatë, 60-vjeçari aty e kalon pjesën më të madhe të ditës, në dyqanin që ndodhet në qendër të Prizrenit.

“Atë që e mësoja në shkollë, e praktikoja në punë”

Zeja e elektricistit është relativisht e re në Kosovë. Kjo për faktin se vetë rryma është e vonë. Përpjekjet e para për elektrifikim në Prizren u bënë në vitin 1908. Por “Prizrenasja”, hidrocentrali që sot është monument kulture, edhe si objekt, edhe si muze i elektrifikimit nisi punën më 1929. Jo vetëm si një kapërcim nga një jetë thuajse primitive në atë moderne, energjia solli nevojën për mjeshtër të rinj.

Ritmi nuk ishte i shpejtë. Bajmaku tregon se kur kishte kryer shkollën fillore, në Prizren nuk mund të vazhdonte shkollën për elektricist të tensionit të ulët. Tek më vonë do të hapej një e tillë. Kur do t’i mbushte 20 vjet, do të gjente punë në fabrikën e prodhimit të perit “Perlonka”, e krahas saj do të vazhdonte edhe mësimet për elektricist i tensionit të ulët.

“Atë që e mësoja në shkollë, e praktikoja në punë. Aty kemi pasur mjeshtër të zotë që na tregonin se si të punojmë ne me të rinjtë”, thotë Bajmaku, teksa tregon se aty janë marrë kryesisht me riparimin e makinave.

“Kam punuar për 27 vjet aty”, thotë ai.

E kjo punë thotë se nuk është pa rrezik. Di të jetë fatale, nëse nuk e ke vëmendjen e plotë.

Më Shumë

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Lajmet e Fundit