7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizren: Paraburgim ndaj dy të dyshuarëve për shpërndarje të lëndëve narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurit me iniciale B.A. nga Gjilani dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës me iniciale S.K. nga Prizreni, pasi ata dyshohet se kanë blerë, poseduar, shpërndarë dhe shitë lëndë narkotike, raporton PrizrenPress.

Sipas Gjykatës, masa ndaj B.A. nga Gjilani dhe S.K. nga Prizreni llogaritet nga 3 gushti dhe është e vlefshme deri më 2 shtator.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.A., nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPP-së dhe për caktimin e arrestit shtëpiak për të pandehurën me iniciale S.K. nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 të KPP-së, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat që mund të shkaktoheshin nga shtija apo shpërndarja e narkotikëve, rrethanat dhe mënyra se si të pandehurit kanë kryer këtë vepër penale, nga sjelljet e tyre të mëparshme tregojnë rreziku nëse të njëjtit lihen në liri sidomos menjëherë pas kryerjes së kësaj vepre penale do të përsërisin këtë vepër penale të natyrës së njëjtë”, thuhet nga Gjykata Themelore e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit