10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj Ilir Haxhiaj i cili po akuzohet për rrahjen e gruas e cila më pas kishte vdekur në QKUK

ë hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet se ish-bashkëshortes së tij, tani të ndjerës H. D., i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, e cila më pas kishte vdekur në QKUK.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e dëshmitarit, zyrtarit policor Brahim Sedolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të kësaj seance, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi konstatoi se në këtë seancë, nuk është prezent dëshmitari Brahim Sedolli, zyrtar policor, për të cilin gjykata nuk ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt.

Në këto rrethana, prokurori Metush Biraj deklaroi se mbetet pranë propozimit të tij, lidhur me dëgjimin e dëshmitarit të lartcekur.

Pas këtyre, gjykatësja Skenderi njoftoi se seanca e sotme nuk do të mbahet, e njëjta u shty për 10 dhjetor, në ora 10:00.

Me ftesë të rregullt do të ftohet dëshmitari i përmendur si më lartë, deklaroi gjykatësja Skenderi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 30 gusht 2019, Ilir Haxhiaj akuzohet se më 31 maj 2019, rreth orës 17:30 minuta, duke drejtuar veturën “Suzuki” Wagon R+ në rrugën “Gusia” në dalje të fshatit Samadraxhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, të ndjerën H. D., e ulur mbrapa me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj i akuzuari Ilir Haxhiaj e ka ndalur makinën në anën  e djathtë të rrugës dhe e ka nxjerr nga vetura me forcë të ndjerën.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Haxhiaj pasi kanë dalur jashtë nga vetura, ka filluar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, të ndjerën H. D., duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit e cila pastaj është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti ku i pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore dhe në vertikuj.

Si pasojë e dëmtimeve në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, H. D., kishte vdekur në QKUK në Prishtinë./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit