16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, e cila ishte e paraparë të mbahej në Gjykatën Themelore në Prizren.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e anëtares së trupit gjykues, gjykatëses Kimete Kicaj, si dhe mungesa e të akuzuarit Fidan Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, në seancën e sotme konstatoi se për shkaqe shëndetësore nuk është prezent anëtarja e trupit gjykues, gjykatësja Kicaj.

Po ashtu, gjykatësja Skenderi deklaroi se mungon edhe i akuzuari Fidan Shala, për të cilin tha se është njoftuar nga mbrojtësi i të akuzuarit Fidan Shala, avokati Besim Koqinaj se i akuzuari Shala nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi që nuk pati kushte për mbajtjen e kësaj seance, gjykatësja Skenderi mori aktvendim që shqyrtimi i sotëm të ndërpritet, i njëjti u caktua për 22 janar të vitit 2021, fillimisht në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 28 shkurt 2019, të akuzuarit Mehmeti, Shala dhe Rexhepi, ngarkohen se gjatë vitit 2013, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Organi i akuzës, ata i ngarkon se duke qenë pjesë e komisionit për vërtetimin e kushteve të banimit dhe përcaktimin e përfituesve të të drejtës së shfrytëzimit të banimit, të njëjtit nuk i përmbushin detyrat e tyre dhe me këtë rast, sipas akuzës, i kanë dhënë mundësi Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, që të përpilojnë lista dhe në bazë të tyre, tu jepet e drejta e përfitimit të shfrytëzimit të banesave pa e bërë fare verifikimin sipas udhëzimit administrativ nr 21/2010.

Për ndërtimin e këtyre banesave kishte marrë vendim Komuna e Prizrenit, e cila edhe i kishte caktuar anëtarët e komisionit.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, duke vepruar në këtë mënyrë, të njëjtit u kanë shkelur të drejtat familjeve skamnore, të cilat i kanë plotësuar kriteret, por për shkak se familjet e rekomanduara nga shoqatat e dala nga lufta e kanë përfituar shfrytëzimin e këtyre banesave me automatizëm, familjet skamnore kanë qenë të privuar nga kjo mundësi, me këto veprime të pandehurit nuk i kanë përmbushur detyrat dhe obligimet e tyre.

Me këtë, sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të ditur Meteo Kosova. Sipas njoftimit të MK-së, do të fryjë erë...

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Dhimbja

Lajmet e Fundit