7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të dyshuarit për vjedhje

Mungesa e të akuzuarit G.  H. , për veprën penale “vjedhje e rëndë”, ishte shkak i shtyrjes së seancës, e cila ishte e paraparë të mbahej të premten në  Gjykatën Themelore në Prizren. I akuzuari Hoti, nuk kishte të angazhuar mbrojtës.

Gjykatësi Gani Kastrati, kishte lëshuar urdhër për sjellje me detyrim ndaj të akuzuarit, mirëpo nga konstatimi i policisë thuhet se i lartcekuri gjendet jashtë shtetit.

Gjykatësi Kastrati, tha se pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore, seanca nuk do të mbahet dhe e njëjta u shty për afat të pacaktuar.

G.  H. , për të cilin Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë, e ngarkon atë se më 01 mars 2012, në orët e hershme të mëngjesit, në Prizren, rruga “Remzi Ademi”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, ia merr pasurinë ë luajtshme të dëmtuarës, Sabrije Salaj. Sipas Prokurorisë, i akuzuari me mjete të forta, përkatësisht duke përdorur një kaçavidë, hap derën e kioskës dhe merr disa pako me cigare, të llojeve të ndryshme, si dhe një aparat për fotokopje. Në këtë mënyrë, të dëmtuarës i shkaktohet dëm i papërcaktuar.

Me këto veprime, i akuzuari, ngarkohet me veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 253 paragrafi 1, nën paragrafi 1, i KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim nga tre (3) deri në shtatë (7) vite./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit