16.6 C
Prizren
E enjte, 24 Shtator, 2020

Prizren, shyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për vrasjen e vëllait

Të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi kundër të akuzuarit për vrasje të rëndë, vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, Bajram Gegaj.

Shkak i mos mbajtjes së kësaj seance ishte mungesa e të dëmtuarës Naile Ramshaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të kësaj seance, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani konstatoi se përveç palës së dëmtuar, mungojnë edhe dëshmitarët Kujtim Gegaj, Herolind Gegaj, Albina Demiraj dhe Sebehate Gegaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bajram Gegaj, avokati Tomë Gashi deklaroi se i është drejtuar prokurorisë me kërkesën për fillimin e negocimit për pranimin e fajësisë.

“Unë si mbrojtës e kam edhe deklaratën e të akuzuarit Bajram Gegaj i cili vet e ka nënshkruar dhe i njëjti pranon që prokurorisë t’i paraqitet kërkesa për negocimin e pranimit të fajësisë”, tha Gashi.

Lidhur me këtë propozim, prokurori Mehdi Sefa tha se në parim nuk mund të deklarohet në seancën e së martës.

Ai theksoi se pranimi i fajësisë është i parashikuar me dispozitat e KPP-së, kështu që i duhet kohë të konsultohet edhe me eprorin e tij.

Në këto rrethana, gjykatësi Artan Sejrani konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës, të cilën e shtyu për 5 tetor 2020, në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar me 11 qershor 2020, Bajram Gegaj akuzohet se më 17 mars 2019, në fshatin Studenqan të Komunës së Suharekës, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes, vëllain e tij Ismet Gegaj.

Në aktin akuzues thuhet se këtë e bën në atë mënyrë që, hyn në dyert e oborrit të shtëpisë së Kujtim Gegajt me pistoletë-revole të tipit HS-9, e kalibrit 9×9 mm, dhe me të shtënë një herë në drejtim të Ismet Gegajt, i cili kishte shkuar mysafir, ku ky i fundit pas të shtënës, i plagosur, shkon brenda në shtëpi, ku i akuzuari e ka ndjekur atë, e ku e dëmtuara Naile Gegaj pas dëgjimit të zhurmës e hap derën e shtëpisë dhe e ka parë Bajram Gegajn, i cili kishte shtënë edhe në drejtim të saj, të cilën e plagos në anën e djathtë të abdomenit.

Tutje sipas aktit akuzues, i akuzuari Bajram Gegaj ka vazhduar ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur Ismeti dhe në të shtënë katër (4) herë në pjesë të ndryshme të trupit, e që si pasojë e shkakton vdekjen e të ndjerit.

Me këto veprime, Bajram Gegaj akuzohet se në kohë dhe vend të njëjtë, ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, veprën penale të vrasjes në tentativë dhe atë të armëmbajtjes pa leje.

- Advertisement -

Më Shumë

Ballkani fiton derbin ndaj Feronikelit

Ballkani është treguar skuadër e fortë në duel me Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 3-2, sot në Suharekë, në kuadër të javës së...

Krasniqi paralajmëron plotësim të ligjit për investime strategjike, thotë se do t’i sjell investitorët në vend

Ministri Krasniqi paralajmëron inspektim të bizneseve në veri të vendit. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se fokusi kryesor i tij që...

Mungon i pandehuri dhe i dëmtuari, shtyhet seanca për vjedhje në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të hënën ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj të akuzuarve Arian Përzhaku dhe Erlind Gegaj për...

Prizren, 7 persona rrahen mes vete

Shtatë të dyshuar meshkuj janë përfshirë në një përleshje fizike në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe...

OVL e Hasit padit familjen e kryetarit të ndjerë, Safet Gashi (VIDEO)

Veteranët e Hasit po pretendojnë se një kompani përfitoi në emër të tyre. Madje edhe kanë bërë padi ndaj familjes së ish-kryetarit të veteranëve të...

Dyfishohen dhe renovohen hapësirat e QMF-së në Zhur

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, kanë bërë përurimin e Qendrës...

Njëri prej katër të vdekurve nga COVID-19 është i Prizrenit

Me 4 të vdekur nga Covid-19, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë ka arritur në 611. Për dallim nga herët e kaluara, Instituti...

Pak orë pasi mori postin e koordinatorit për siguri kibernetike, i thyhet Facebook-u Zafir Berishës

Vetëm pak orë pasi Agim Veliu e emëroi si koordinator nacional për siguri kibernetike, Zafir Berishës i është thyer profili i tij në rrjetin...

Prizren: Kërkohet përjashtimi i kryetarit të trupit gjykues, dështon seanca për tentim vrasje

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj Rinor Xhaferit, i akuzuar për tentim vrasje, Bekim Xhaferit, i...

Shpallet konkursi ndërkombëtar për dizajnimin e sheshit të Rahovecit

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Rahovecit, me mbështetje teknike te UN-Habitatit, kanë përmbyllur fazën e konsultimit me qytetarë...

Hekurudha Prishtinë-Durrës

Seremb J. Gjergji Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zotuar €2 miliard e €5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Kurse, marrëveshja në Uashingtonit Kosovë-Serbi...

Marrëveshja sekrete e Nishit në mes Nikolla Pashiqit dhe Esat Toptanit

Me 17 shtator 1914 në Nish të Serbisë Nikolla Pashiqi dhe Esat pashë Toptani kanë nënshkruar marrëveshjen sekrete të ashtuquajtur”Marrëveshja e Nishit” në mes...

Papa Françesku: Mos dëgjoni vetëm kompanitë farmaceutike për koronavirusin

Shpeshherë Papa Françesku ka reaguar në lidhje me zhvillimet e situatës së koronavirusit, ku ka kërkuar solidaritet dhe shpërndarje të vaksinës falas dhe për...

Fluks në Morinë, mbi 7 mijë pushues nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës kanë kaluar sot në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti. Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë...

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

“Schumacher është zgjuar, merr frymë, por jo…”/ Neurologu gjerman zbulon çfarë po ndodh me ish-kampionin

Në një dokumentar për Michael Schumacher, të realizuar nga “TMC France, neurologu gjerman Erich Riederer ka folur për gjendjen shëndetësore të ish-kampionit të botës...

Lajmet e Fundit

Komuna e Prizrenit vazhdon ta injorojë Bekim Fehmiun

Shkruan: Fahri Musliu Po vërtetohet për të satën herë, që nga shuarja (15.06.2010), se pushtetarët e Komunës së Prizrenit (ish PDK dhe tash LVV) po...

OVL e Hasit padit familjen e kryetarit të ndjerë, Safet Gashi (VIDEO)

Veteranët e Hasit po pretendojnë se një kompani përfitoi në emër të tyre. Madje edhe kanë bërë padi ndaj familjes së ish-kryetarit të veteranëve të...

I riu që u vra nga policia në Prizren flinte në varreza derisa ishte në arrati

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur. Besnik Shala,...

Prizren/ E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Avokati i të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes në Prizren përsëri propozon që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

Mbrojtësi i të akuzuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Bajram Velija, avokati Orhan Rekathati ka propozuar që klientit të tij t’i...