13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Prizreni gati për festën e Bajramit, pa falje në xhami dhe pa vizita (Video)

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, deklaroi se Kurban Bajrami i këtij viti është shumë ndryshe nga siç jemi mësuar, për shkak të pranisë së koronavirusit.

Megjithatë, ai u shpreh se janë duke i respektuar masat e vendosura nga institucionet përkatëse në lidhje me mos-faljen në xhami të Kurban Bajramit, sepse siç u shpreh, primar është shëndeti.

“Sivjet shumë më ndryshe jemi duke e pritur dhe kaluar këtë feste. Përpos që nesër fillon Bajrami, ne zakonisht ia fillojmë edhe disa ditë më përpara me përgatitjet tradicionale që i kemi nëpër familjet tona, dhe pothuajse edhe ato i kemi lënë anash për shkak të masave mbrojtëse ndaj pandemisë”.

“Ne kemi marr masa shtesë qysh nga fillimi i pandemisë në mënyrë strikte dhe gjithë hoxhallarët dhe xhamatlinjtë i janë përgjigjur ftesave që i kemi bërë vazhdimisht”.

Më Shumë

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Sot luhen dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, kryepërballja në Paris

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Kryepërballja kryesore e natës së mërkurës pritet të jetë ajo në...

Lajmet e Fundit