27.6 C
Prizren
E enjte, 13 Gusht, 2020

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

61 TË SHËRUAR DHE 205 RASTE ME COVID-19!

Sot më 10 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 10 korrik 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

Nuk respektojnë kufizimin e lëvizjes, policia hap rast ndaj 11 personave në Prizren

Dje në Prizren janë ndaluar 11 persona pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Dragash

Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka folur për vërshimet e shkaktuara në fshatrat e kësaj komune në javen e kaluar. “Dëmet që janë...

Të arrestohet Kadareja, të shkojë në hale të gomerëve!

Një ndër njerëzit në listë dhe që sipas tij, “i kishte ardhur radha”, ishte Ismail Kadare. Ish-kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame, i cili...

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

Prej shtëpisë sime s’kam ku shkoj!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Para shumë vitesh në ditën e Shën Gjergjit, herët në mëngjesë Gala mori shtambat e doli të kroi i lagjës për të...

Prezantohen anëtarët e jurisë në DokuFest 2020

DokuFest ka prezantuar sot anëtarët e jurisë për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga...

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për mësimdhënës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Kliko linkun e konkursit https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/08/Konkursi-Gusht.pdf

Prizren: Dënohet i akuzuari për dhënie të 20 eurove ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuari për dhënie të ryshfetit, Adem Curra. Ai është dënuar me 1 vit...

Befasohet Barcelona, një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus

Rast me koronavirus te Barcelona. Ekipi i famshëm spanjoll, ka marrë lajmin e keq dy dutë përpara sfidës çerekfinale kundër Bayern Munchen në Champions...

Bilanci i COVID-19: 10 mijë të infektuar, e mbi 5 mijë të shëruar

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 por edhe i atyre që kanë humbur jetën nga ky virus, vazhdon të jetë i lartë. Dje u shënuan...

Rashica transferohet te klubi i Premier League

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen këtë merkato. Sulmuesi i kombëtares kosovare po kërkohet nga shumë klube të njohura evropiane, por skuadra...

Hoti kërkon përgatitje për fillimin e vitit të ri akademik, për vitin shkollor mbeten tri opsione

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ka kërkuar nga të nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e...

Televizioni dhe biznesi, çfarë po ndodh me Ilda Bejlerin

Prej disa muajsh, moderatorja e programeve sportive, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...

Ish-bordi i përkohshëm i drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor” në Prizren: Arsyetimi për shkarkim është i pa bazë

Ish-bordi i përkohshëm i drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor” përmes një komunikate për media ka thënë se arsyetimi për shkarkim nuk qëndron dhe si i...

Lajmet e Fundit

Nis asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari. Rrugët që...

Zyrtare: Matuidi kalon te Inter Miami i David Beckham

Inter Miami e ka zyrtarizuar Blaise Matuidi, si lojtar të tyre, me francezin që do të fillojë një aventurë të re në MLS. Matudi ditë...

“The Sun” me artikull të veçantë për prejardhjen e Rita Orës: Ajo është shqiptare e Kosovës

Prestigjiozja The Sun i ka kushtuar një artikull të veçantë për prejardhjen e saj shqiptare Rita Oras. Rita lindi më 26 nëntor të vitit 1990...

Vijnë në jetë dhjetë fëmijë në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 10 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit,...

Vjedhin para në një pompë derivatesh në Pllavë të Dragashit

Një person ka raportuar se në objektin e pompës me derivat, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar dhe nga aty kanë vjedhur një...