13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizreni me plan për ditën pa makina

Komuna e Prizrenit të premten do të organizojë ditën pa makina në qytet, ku janë paraparë të mbyllen dy rrugë, në të cilat do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Sipas komunës, për këtë ditë një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jetë e bllokuar për automjete për tri orë, konkretisht nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.Gjatë kësaj kohe makinat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative siç është rruga “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”.

“Dita pa makina” është një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorim të transportit urban dhe biçikletave. “Dita pa makina” organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës.

Më Shumë

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Lajmet e Fundit