17.1 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Prizreni miraton vendimin për anëtarësim në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të enjten kanë miratuar vendimin për anëtarësim të Prizrenit në Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.

Me këtë rast drejtuesit e Komunës kanë theksuar se qëllimi i këtij Unioni është ndarja e përvojave, si dhe organizimi i ngjarjeve të përbashkëta mes qyteteve të rajonit, në të cilat ka popullatë shqiptare. Sipas tyre, takimet mes bashkive shqiptare kanë filluar më herët, porse tani kjo iniciativë joformale po zyrtarizohet përmes statutit dhe sekretariatit të Unionit, raporton KOHA.

Seanca e rregullt e Kuvendit ka nisur me debatin nëse ka kushte për punë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Shefi i këshilltarëve të PDK-së, Simir Krasniqi, ka kërkuar që seanca mos të mbahet pasi kësisoj shkelen rekomandimet e institucioneve përgjegjëse lidhur me frenimin e përhapjes së COVID-19. Por homologu i tij nga VV-ja, Adem Shabanaj, ka theksuar se IKSHPKja ka dhënë rekomandim që mos të ketë tubime me mbi 50 persona dhe se KK-ja i ka 41 anëtarë. Në anën tjetër, këshilltarët e tjerë kanë theksuar se në sallë ka më shumë se 50 persona, marrë parasysh praninë e drejtorëve të Ekzekutivit dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Shukri Quni i Nismës ka theksuar se për hir të përvjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990 është dashur që të organizohet më mirë seanca e KKsë së Prizrenit. Ndërkaq këshilltari i AAK-së, Fatmir Kastrati, ka propozuar që pika dedikuar pyetjeve të këshilltarëve të hiqet nga rendi i ditës, me qëllim që të shkurtohet seanca. Ky propozim është miratuar nga shumica e kuvendarëve, që kanë aprovuar edhe rendin e ditës.

Në vijim të seancës është shqyrtuar anëtarësimi i Prizrenit në Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon. Para këshilltarëve propozim-vendimin e ka arsyetuar kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

“Nga viti i kaluar kemi filluar mbajtjen e takimeve të rregullta të Unionit të Komunave Shqiptare në Rajon. Sivjet është kyç edhe Tuzi. Prej Kosovës janë Prizreni dhe Prishtina, kemi Gostivarin e Tetovën, Preshevën, Tuzi, Tirana. Mos ta harroj edhe ndonjë qytet tjetër. Sivjet do të jetë edhe Cairi pjesë e këtij Unioni”, ka thënë ai. Sipas tij, ky Union synon përafrimin e komunave. “Qëllimi i Unionit është që të ndajmë eksperiencat tona mes qyteteve edhe të organizojmë ngjarje të përbashkëta”, ka deklaruar Haskuka./KOHA/

- Advertisement -

Më Shumë

Immobile drejt rinovimit, bomberi: Lazio më ka dhënë shumë, këtu deri në fund

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi kryeqytetas. Italiani i cili barazoi rekordin e Higuain...

Sot katër ndeshje tjera në kuadër të Europa League

Ndeshjet e Europa League vazhdojnë edhe sonte. Në program janë katër ndeshjet e radhës. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Romës,...

Ironia me përditshmërinë në ekranin online të “DokuFestit”

Yllka Leti me delikatesë vendos ngjyrën mbi pëlhurën e bardhë. Ajo është e zonja në art. “Jam piktorja më e mirë”, thotë në filmin...

E pyesin ndjekësit se kur do martohesh, Kiara Tito i kthen përgjigjen e papritur

Kiara Tito ka shfrytëzuar opsionin pyetje/përgjigje në Instagram. Kiara Tito është një përdoruese e rregullt e rrjetit social Instagram, dhe mbrëmë moderatorja u ka mundësuar...

Kosova nëpër fotografi

Bukuritë e Kosovës, sidomos ato malore janë vërtet pamjet që do të donit të ktheheni prapë. Natyrën dhe liqenet po ua ofrojmë nëpërmjet fotografive të...

Për herë të parë, Ilda Bejleri zbulon arsyen e shkëputjes nga televizioni

Prej disa muajsh moderatorja Ilda Bejleri është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë të enjte ajo ishte...

Gasperini karikon Atalantën: Me PSG-në do kualifikohemi, e gjithë Italia bën tifo për ne

Atalanta luan nesër ndeshjen ndaj PSG-së në Champions. Kjo mund të jetë ndoshta sfida më e rëndësishme në historinë 112-vjeçare të klubit italian. Por...

Prizren, 593 të infektuar me koronavirus, 25 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në...

KMDLNJ-ja kundër çmimit prej 50 eurove të testeve anti-COVID në laboratorë privatë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, pas certifikimit të 33 institucioneve shëndetësore private për...

Pezullohet protesta e punëtorëve shëndetësorë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka pezulluar protestën e paraparë për nesër. Ky vendim i kësaj federate vjen pas takimit me ministrin e...

15 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes...

Protesta në Brazil, afër 100 mijë të vdekur nga virusi

Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e sindikatës së tregtisë në Brazil kanë protestuar kundër mënyrës së qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Shteti brazilian i është afruar...

Champions League: Jo vetëm Barcelona e Bayerni, sot sytë edhe nga Drita

Manchester City dhe Lyon u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League, ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera...

Dëmet nga reshjet e shiut në Suharekë, Muharremaj sot del me vendim për vlerësimin e tyre

Janë shkaktuar dëmë të shumta, nga reshjet e shiut mbrëmë në Komunën e Suharekës. Kryetari, Bali Muharremaj sot do të dal me një vendim për...

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Albulena Haxhiu, nënkryetare e kësaj partie, ka thënë në Info Magazine në...

Lazio rrit ofertën për Muriqin, sulmuesi mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Pasi të enjten u raportua se Lazios iu refuzua oferta prej 15 milionë euro për Vedat Muriqi, tani gazetari i famshëm italian Gianluca di...

Lajmet e Fundit

Tensionet në Mesdhe në pikën kulmore, roja bregdetare greke qëllon anijen turke

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Biden përzgjedh kandidatën për zëvendëspresidente të SHBA-ve

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me...

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa i pasur 61 vota në tavolinë...

Çeku: Shoh disponim te deputetët e qytetarët se kjo qeveri duhet të shkojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku thotë se asnjë deputetet nuk përjashtohet nga ftesa e LVV-së për të mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Çeku...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...