13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizreni

Qazim  Thaçi

Kujtimet

Kujtimet janë adresa që kanë shumë dashuri
kanë shumë dhembje e shumë mall prindor
Kujtimet janë si purpur ëndrash nëpër kafka
E kanë adresarin e shlyer si fletorja e shitësit në dyqan
Kur mat dhembjen në shkëmbim të dashurisë
Trëndafilat rozë kanë kujtimin e shokut tim dëshmorë
Se ato nuk arriti të ia dërgojë të dashurës si kujtim kohor
Kujtimet janë si buka në trastën e bariut plak
Që masin mallin e fëmijëve të shkepur bjeshkës
Për tufën e për bukën e fituar me gjak.

Prizreni

Askush nuk e kujton ndryshe pos si një qytet me Shadërvan
Edhe profesorët penisonistë duke pi kafën e bërë llafin e politikës
As pa profesor Hamitin që gështenja shet dimrit e misër verës
As pa argjendarët që presin sezonën e dasmave
E as pa Urën e Gurit dhe hallin e besës së madhe
As pa Marashin plakë e Lidhjen e Besës Shqiptare
As pa kalanë e as pa teqet e plotëbesimit
As pa minaret e ezanin e thirur
As pa katedralen e as pa Sahat Kullën e kujtimit.
Prizrenin askush se kujton as pa Bushtricën tekanjoze
As pa mullinjtë e harruar e pa Zerenin poet
Prizreni që ka orën e e secilit në xhep
E mat shekullin me frymë qyetarie
Herë me hak ,por jo me hile.
Askush se kujton as pa Gëzimin e as pa Çerkinin
As pa doktor Dautin e as pa Komandant Drinin.
Prizrenin e këngës e endrrës e fjalës e të legjendës

Landovica

Euuu sa gjatë legjenda ka shku
për të dhënë emrin e këtij katundi
Aty ku thuhet se puqen trimëria e kujtimi
Aty ku thuhet se historia e lashtë u gatua me të renë
Lan do vi ilirët tek Jeremitë
Për të pasur histori në përroin e Zenel Agës
Për të madhështu shpirtin e heroit Hashim Gashi
Ehuu sa gjatë legjenda ka shku
E në vete ka ngrit mjegull mbi Pashtrik
Lan do vi tek Jeremitë
Dëshmorëve lavdi mbi Lan do vi.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit