8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizrenit do t’i shtohet edhe një muze

Prizrenit po i shtohet edhe një muze.

Kështu ka bërë të ditur kryetri i Prizrenit, Myhaher Haskuka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“Para disa muajve kemi nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Fondacionin Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova, për funksionalizimin e muzeut të Nënës Terezë. Ky projekt rrjedh nga marrëveshja kryesore “Shtegu kulturor Gjurmëve të Nënës Terezë”, i cili është bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut në kuadër të alokimeve IPA II 2014 dhe 2015″, shkruan Haskuka.

“Objekti për muzeun e Nënës Terezë është ndërtuar në vitin 2010, mirëpo nuk janë përfunduar të gjitha punimet në të. Në takim u informova për mbarëvajtjen e projektit dhe intervenimet të cilat do të bëhen, ku përveç intervenimeve të detyrueshme në fasada, kulm, dysheme, mure dhe instalimeve të ngrohjes e ventilimit, në këtë objekt do të vendoset edhe lifti për t’i mundësuar çasje personave me aftësi të kufizuara”.

“Së shpejti do të bëhet edhe thirrja publike për mbledhjen e artefakteve dhe informatave rreth jetës dhe veprës së Nënës Terezë”./PrizrenPress.com

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

 

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit