-7.3 C
Prizren
E martë, 1 Dhjetor, 2020

Prizren: Shpallet fajtor Hafir Gallopeni, i akuzuar për përvetësim në detyrë

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues  ndaj të akuzuarit për veprën penale përvetësimi në detyrë, Hafir Gallopeni.

Sipas aktgjykimi të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, Gallopeni u dënua me 6 muaj burgim efektiv dhe 800 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo pas shpalljes së aktgjykimit, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Asman Hoxha, i propozoi trupit gjykues që dënimin me burgim ta zëvendësojë me dënim me gjobë.

Trupi gjykues aprovoi propozimin  e palës mbrojtëse dhe dënimin me burgim e zëvendësoi në gjobë në shumën prej 4000 euro dhe iu shqiptua dënimi unik me gjobë prej 4800 euro, ku në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 28 ditësh apo në shumën prej 580 euro.

I akuzuari përveç dënimit është i detyruar që palës së dëmtuar të ia kompensojë dëmin në vlerën prej 4 mijë e 903,61 euro, ndërsa 2 mijë e 539 euro obligohet  ta paguajë epsertizën financiare.

Po ashtu, i akzuari obligohet që të paguajë 400 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro të tjera në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

I akuzuari obligohet që dënimin me gjobë ta paguajë në afatin prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të kundërtën dënimi me gjobë do të zëvendësohet në dënim me burgim, ku për çdo ditë të kaluar në burg do të llogaritet shuma nga 20 euro.

Ndryshe, më 3 mars të vitit 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Hafir Gallopeni, Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, për veprën penale “përvetësimi në detyrë”.

Ata akuzohen se në cilësi të inkasantëve në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, përgjatë periudhës mars 2013 – maj 2015, nuk e kanë dorëzuar të gjithë shumën e inkasuar nga konsumatorët, duke i shkaktuar kompanisë në fjalë dëm në vlerë rreth 26 mijë euro.

Mirëpo, të akuzuarit Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, pas ngritjes së aktakuzës, kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, me organin e akuzës, ndërsa i akuzuari Hafir Gallopeni, nuk ka arritur një marrëveshje të tillë, andaj për të njëjtin procesi gjyqësor ka vazhduar ndaras. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari nga Malisheva e inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

28-vjeçari Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës, i cili fillimisht u raportua i zhdukur, e më pas kishte dyshime se është rrëmbyer, ka...

Paralajmërohet përfundimi i gjysmë vjetorit të parë më herët se që ishte planifikuar

Gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që ishte planifikuar. Këtë e ka paralajmëruar ministri Shëndetësisë, Armend...

Policia në Prizren kontrollon 89 lokale dhe shqipton 173 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit në bashkëpunim me Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin...

Prizreni në zonën e verdhë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se kanë hyrë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me...

“Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë”

Ismail Qemali (tuke mbajtur fjalën e rastit) Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të...

Hebrenjtë e Çamërisë – një tragjedi e njëjtë si shqiptarët

Nga: Arben Llalla Se kur kanë ardhur hebrenjtë në Epir, saktë nuk dihet, ndërsa ka histori e legjenda të ndryshme. Njëra nga legjendat thotë se...

Luana me poza të zjarrta duke vënë në fokus pasuritë trupore

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë emër shumë i dashur për publikun. Përveç me emisionin e saj dhe projektet muzikore...

Dëgjohen gjashtë dëshmitarë në gjykimin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë, për rastin ku punëtori teknik humbi jetën në vendin e punës

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim...

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhduesheme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar...

Nait Hasani infektohet me COVID-19

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi...

Dështon të mbahet seanca për rastin e vrasjes së rëndë në Suharekë

Ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për sot në Gjykatën Themelore në Prizren, për vrasjen e tanimë të ndjerit Abedin Bytyqi, që kishte...

Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Lewis Hamilton është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Garuesi i njohur i Formula 1 do të mungojë në Sakhir Grand Prix...

Tayna publikon disa video nga palestra, fokuson vetëm të pasmet

Rep-artisja me prejardhje nga Prizreni, Tayna, është ndër më të komentuarat kohëve të fundit. Bukuroshja brune po bën bujë të madhe në industrinë muzikore, përmes...

Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptarë

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë nderime sot te monumeti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe...

Prizren, 29 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse...

Këta janë lojtarët e rinj më të shtrenjtë në botë

Mediumi i njohur gjerman, Transfermarkt, ka bërë publike listën e 18 vjeçarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit. Pësoi një dëmtim të rëndë që do...

Lajmet e Fundit

Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Lewis Hamilton është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Garuesi i njohur i Formula 1 do të mungojë në Sakhir Grand Prix...

235 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë më 2021

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare ka thënë se nevoja për ndihmë ka shpërthyer në nivele të papara sivjet për shkak të...

Suharekë, shtyhet gjykimi për veprën penale vjedhje e shërbimeve komunale

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore ne Prizren- Dega Suharekë ndaj të pandehurit Gëzim Mahmutaj, i...

Bashkëshortja e Ronaldos “pushton” Instagramin

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, nuk nguron të postojë në rrjetet sociale format e trupit të saj. Ajo ka surprizuar ndjekësit e saj në...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, e cila...