14.6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Qershor, 2020

Problemet e Vuçiqit me radikalët e kërkuar nga Gjykata e Hagës

A do të arrestohen në Serbi radikalët Vjerica Radeta dhe Petar Jojiq, të cilët duhet të dërgohen në Gjykatën e Hagës? Ata janë kolegë të dikurshëm të Vuçiqit.

“Çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe si do të reagojë Serbia, ky nuk është problemi im”, tha radikalja Vjerica Radeta para gazetarëve. Ajo dhe kolegu i saj Petar Jojiq nuk duan të shkojnë në Hagë vullnetarisht. Gjykata e Hagës, që është mekanizëm vazhdues i Tribunalit të Hagës për krime lufte, ka kërkuar të martën edhe një herë dorëzimin e tyre për shkak të “mos respektimit të gjykatës”.

Pas këtij formulimi juridik fshihet influencimi i pretenduar i procesit maratonik kundër shefit të radikalëve, Vojisllav Sheshel. Gjykata e Hagës pohon se Radeta dhe Jojiq i kanë frikësuar dhe u kanë dhënë ryshfet dëshmitarëve në vitin 2007 dhe 2008, me qëllim që të mos rëndojnë Sheshelin, raporton DW.

I akuzuar për një vepër të këtillë ka qenë edhe Jovo Ostojiq, i cili ka vdekur në vitin 2017. Prokurorja Dajana Elis pohon se një nga dëshmitarët është paguar me 500 euro në muaj nga radikalët, për të dëshmuar në favor të Sheshelit.

Gjykata tani duhet të dëshmojë këto të dhëna, por është vendosur që procesi të mbahet në Hagë dhe jo në Beograd. Dëshmitarët kanë frikë për jetën, ndaj nuk duan të dëshmojnë në Beograd.

Mund të dënohen deri në shtatë vjet heqje lirie

Vjerica Radeta thotë se ajo nuk mund të paramendojë se dikush do të shkelë vendimin e gjykatave në Serbi dhe do ta ekstradojë atë dhe Jojiqin në Hagë. Por këtë çështje duhet ta zgjidhin autoritetet e Serbisë, thotë ajo.

Qeveria serbe dhe presidenti Aleksandar Vuçiq ende mund të heshtin, sepse ende është në fuqi vendimi i gjykatës serbe për krime lufte në Beograd që ka vendosur në vitin 2016 se shtetasit e Serbisë mund të dorëzohen në Hagë vetëm nëse janë akuzuar për krime lufte, e jo edhe për mos respektimin e gjykatës. Tre radikalët janë akuzuar në vitin 2012. Me 2015 është dërguar kërkesa për arrestimin e tyre, ndërsa një vit më vonë është lëshuar fletëarresti i kuq i Interpolit.

Mos respektimi i Tribunalit dënohet me heqje lirie deri në shtatë vite, me dënim financiar deri në 100.000 euro, apo të dyja. Por dënime të tilla nuk janë të rëndomta, sepse Shesheli nën akuza të njëjta është dënuar vetëm me 12 muaj burgim. Para një viti Shesheli është dënuar me 10 vjet heqje lirie për krime kundër njerëzimit. Deputeti i radikalëve Vladimir Gjukanoviq pohon se “Serbia kurrsesi nuk duhet të respektojë kërkesat e Gjykatës në Hagë”.

Problemet e Vuçiqit

Ndaj shtrohet pyetja, si do të veprojnë autoritetet e Serbisë? “Vuçiqi do ta ketë shumë vështirë të ekstradojë radikalët”, pohon gazetarja e revistës NIN, Vera Didanoviq. “Vuçiqi për këtë mund të paguajë një çmim të lartë tek zgjedhësit e tij, të cilët mund ta akuzojnë për tradhti. Në Serbi është krijuar një atmosferë edhe më e keqe se ajo në vitin 90-të, sa i takon nacionalizmit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me krimet e luftës, Tribunalin e Hagës dhe Perëndimit”, pohon Didanoviq.

Në sondazhet e Demostatit, thuhet se banorët e Serbisë janë të informuar shumë keq për punën e Tribunalit, sepse ata mendojnë se ai është i “njëanshëm”. Ndërkohë që Vuçiqi e ka mbështetjen pikërisht tek zgjedhësit e këtillë, mendon Vera Didanoviq. Kritikët thonë se Shesheli dhe Vuçiqi punojnë në harmoni, sepse Sheshelit i lejohet të marrë pjesë në debatet televizive pa pengesë, por ai nuk guxon të sulmojë pushtetin e tanishëm të Vuçiqit. Shesheli kështu ka mundësinë të mohojë krimet ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, ndërkohë që disa deputete të opozitës qytetare i quan “kurva të ustashëve”.

Si dëshmi e një simbioze të këtillë të Sheshelit dhe Vuçiqit është edhe fakti që Shesheli ende ka imunitetin e deputetit, ndonëse është dënuar për krime lufte, që përjashton mundësinë e të qenit deputet. Komisioni për mandate dhe imunitet është nën kontrollin e deputetëve të partisë së Vuçiqit.

“Vuçiqi ende ka një bashkëpunim të fuqishëm me radikalët”, thotë Didanoviq. “Mund të supozoj se radikalët e kushtëzojnë Vuçiqin me materiale komprimituese që i posedojnë, nëse ai punon kundër tyre. Ai po i shfrytëzon radikalët sikur Millosheviqi dikur – për të frikësuar Perëndimin se në Serbi ka edhe shumë më keq se politika e tij”.

Influenca e radikalëve është margjinale, por ata kanë kapacitete të mëdha për incidente dhe skandale rajonale. Para 10 ditësh në vendin Hertkovci është mbajtur një kongres i radikalëve, ndërkohë që Shesheli është dënuar pikërisht për krimet e bëra atje kundër kroatëve. Ndërsa Vjerica Radeta ka shkruar verën e kaluar një Twitter me të cilin përqesh dhe mohon gjenocidin në Srebrenicë.

Roli i Tribunalit

Didanoviq mendon se mundësia që Radeta dhe Jojiq të dorëzohen në Hagë është shumë e vogël. “Ka kaluar koha e bashkëpunimit të plotë me Hagën, sepse ai nuk është më kusht për afrim me Bashkimin Evropian”. Presionet e mëdha politike kanë rënë pas arrestimit dhe ekstradimit në Hagë të Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit. Këto punë i ka kryer pushteti i mëparshëm, në kohën kur Vuçiqi i quante të dënuarit për krime dhe gjenocid si “heronj”.

“Mendoj se Perëndimi është sot shumë më i interesuar për Kosovën”, thotë Vera Didanoviq, e cila është e bindur se Perëndimi e di shumë mirë se çfarë po ndodh në Serbi në fushat e tjera. Por për shkak të rëndësisë së çështjes së Kosovës, perëndimorët janë të gatshëm të mbyllin një sy për zhvillimet në Serbi.

Ndaj, si duket, Radeta dhe Jojiq do të mbeten deputetë në Serbi, ndonëse kërkohen nga gjykatat në Hagë.

- Advertisement -

Më Shumë

Coutinho te Tottenham? Mourinho merr vendimin përfundimtar

Philippe Coutinho dëshiron të luajë përsëri në Premier League. Fantazisti brazilian është i dëmtuar dhe e ka mbyllur huazimin me Bayern Munchen. Ai do...

Haxhi Avdyli i del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së: Unë u besoj numrave, e jo fjalëve e perceptimeve

Deputeti Haxhi Avdyli ka dalë kundër liderit të partisë së tij, Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic. Mustafa para pak minutash përmes një postimi në Facebook...

Napoli, Gattuso nxit lojtarët: Le të fitojmë Kupën!

"Le të fitojmë Kupën". Tre fjalë që Rino Gattuso i përdori shumë thjesht për t’i dhënë zemër djemve të tij, në prag të ndeshjes...

Qeveria e Kosovës me një njoftim për Kartonin e Gjelbër dhe çmimet e biletave të udhëtarëve nga diaspora

Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, me anë të një statusi në Facebook ka bërë të ditur...

Malishevë, filloi punën komisioni për vlerësimin e ndikimit në ekonomi gjatë pandemisë

Komisioni i Komunës së Malishevës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonominë e Malishevës, gjatë kohës së pandemisë, ka filluar punën e tij...

Këta punëtorë paguhen nga Pakoja Emergjente këtë muaj

Punëtorët e bizneseve veprimtaria e të cilave është ndikuar nga masat kufizuese ndaj COVID-19 këtë muaj pritet t’i marrin pagat e dyta nga Pakoja...

PDK-ja kërkon hetime për shembjen e shtëpisë së vjetër në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shembjes së shtëpisë ku u lënduan dy pronarët...

Koronavirusi prek edhe remitencat e diasporës

Shumë qytetarë të Kosovës janë të varur nga remitencat, që luajnë rol të madh edhe në ekonominë e Kosovës. Megjithatë, si pasojë e pandemisë...

Grenelli zyrtarisht dorëhiqet nga Dapartamenti i Shtetit

Richard Grenelli edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Ai do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi. “Sot...

NLB Banka ndihmon bizneset përmes hapësirës reklamuese në medie

Banka NLB ka filluar projektin të titulluar Korniza e Mbështetjes për bizneset të cilat kanë pësuar nga pandemia, duke u ofruar hapësirë reklamuese në...

Sot ose nesër merret vendimi për semimaturantët

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), Xhavit Rexhaj për Front Online ka paralajmëruar se së shpejti do të merret vendimi se kur...

Nathalia Felix “provokon” me bikini, Douglas Costa nuk përmbahet

Nathalia Felix, partnerja e Douglas Costa, është një ndër modelet më seksi në botë. Bukuroshja braziliane ka më shumë se 470 mijë fansa në...

Propozimi në Premier League, 10 skuadra duan të hiqet rënia nga liga

Skuadrat e Premier Leagues kanë një propozim interesant. Sipas raportimeve të ‘Sky’, nëse sezoni vazhdon të luhet dhe kufizohet më shumë se 10 klube të...

Prindërit e këngëtares së njohur shqiptare infektohen me COVID-19

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka deklaruar se prindërit e saj janë diagnostikuar me Còvid-19. Këtë periudhë, e përjetoi me stres të madh...

“Jemi shumë kompetitivë në shtrat”, Sara tregon anën tjetër të Iscos

Sara Salamo, partnerja e fantazistit të Real Madrid, Isco Alcaron, ka folur hapur për jetën private mes saj dhe mesfushorit spanjoll. Në një intervistë...

Prizrenit do t’i shtohet edhe një muze

Prizrenit po i shtohet edhe një muze. Kështu ka bërë të ditur kryetri i Prizrenit, Myhaher Haskuka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në...

Lajmet e Fundit

Si e pritën bashkëvendësit e Avdullah Hotit emërimin e tij si kryeministër

Banorët e fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit përkrahin kryeministrin Avdullah Hoti, që vjen nga ky vendbanim.   Kjo rrugë të qon për në shtëpinë...

Haxhi Shala, “xhokeri” i Qeverisë së re

Vizita e mbrëmshme e presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj te deputeti Haxhi Shala ka qenë vendimtare në sigurimin e votës së...

Kurti: Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, s’mund të pranoj atë që e shkarkova

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër nuk do të bëjë pranim dorëzimin e detyrës së kryeministrit tek Avdullah Hoti. “Aktgjykimi...

Haskuka nënshkruan peticionin “Duam zgjedhje!”

  Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka nënshkruar sot peticionin “Duam Zgjedhje”. Ky peticion ka nisur dje nga Lëvizja Vetëvendosje! Vetëvendosje kërkon zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq, sot është...

19 raste me COVID-19- asnjë në Prizren

NËNTËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE NJËZET E KATËR TË SHËRUAR! Sot më 03 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,...