6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Problemi i ndajfoljes jashtëzakonisht dhe i mbiemrave i jashtëzakonshëm dhe e jashtëzakonshme

Shkruan: Prof. Gani Rudaj

Gramatika është shkencë që merret me tërësinë e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë dhe të lidhjes së fjalëve në fjali. Secila pjesë e ligjëratës si në të folur, ashtu edhe në të shkruar duhet ta ketë drejtshkrimin e saktë dhe kuptimin logjik. Siç dihet FJALORI është një libër fjalësh i një gjuhe, të cilat renditen zakonisht sipas alfabetit dhe shpjegohet kuptimi i secilës fjalë.

Edhe gjuha jonë e ka Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe të botuar më 1981 në Prishtinë. Ky fjalor u hartua nga A. Kostallari, J. Thomai, Xh. Lloshi, M. Samara, J. Kola, P. Duka, P. Haxhillazi, H. Shehu, F. Leka, E. Lafe, K. Sima, Th. Feka, B. Keta, A. Hidi. Ky fjalor u ribotua sipas botimit të Akademisë së Shkencave të RPSSH – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë më 1980. Dega më e hershme e gjuhësisë sonë është leksikografia, e cila jetën e vet e ka filluar me Fjalorin Latinisht – Shqip të Frang Bardhit (1635).

Mirëpo, hapi i parë për të hartuar një fjalor të gjuhës shqipe u bë vetëm në gjysmën e dytë të shekullit 19, në kohën e Rilindjes Kombëtare nga gjuhëtari mendjendritur Konstandin Kristoforidhi. Ky fjalor ishte një vepër shumë e rëndësishme në përpjekjet e rilindësve për të hedhur themelet e një gjuhe letrare kombëtare. Pas këtij fjalori filluan të shohin jetë edhe fjalorë të tjerë.

Më 1954 u botua Fjalori i gjuhës shqipe që është fjalori i parë shpjegues i mirëfilltë, që përgjithësoi në mënyrë kritike arritjet e fjalorëve të mëparshëm, i zgjeroi dhe i thelloi këto me fjalë e shprehje të tjera të gjuhës së folur e të shkruar dhe hapi një etapë të re në rrugën e leksikografisë. Ky Fjalor ndihmoi shumë për njohjen e gjuhës amtare dhe për njësimin e normës gjuhësore.

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, i cili është në dy pjesë A-M dhe N-ZH i botuar në vitin 1981 në Prishtinë nga Redaksia e Botimeve Rilindja nga autorët e lartëpërmendur, gjeti një mbështetje të madhe e të shëndoshë nga veprat e cekura më lart. Ky fjalor ka afërsisht 41000 fjalë, ku këtu lexuesi gjen përgjigje të drejtpërdrejta se si duhet të shkruhen e të shqiptohen drejt fjalët.

Në këtë punim kryesisht do të merrem me dy pjesë të ligjëratës. Me ndajfoljen JASHTËZAKONISHT dhe me mbiemrat I JASHTËZAKONSHËM dhe E JASHTËZAKONSHME.
Ndajfolja rri kryesisht afër foljeve për ta plotësuar më mirë kuptimin e tyre.

Ndajfolja JASHTËZAKONISHT shpjegohet si diçka tej mase, tepër. P.sh. Ai është JASHTËZAKONISHT i bukur. JASHTËZAKONISHT më kënaqi., e shumë shembuj të tjerë.

Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që ka gjini, numër, rasë dhe shkallë. Kemi mbiemra të nyjshëm dhe të panyjshëm. Mbiemrat I JASHTËZAKONSHËM ose E JASHTËZAKONSHME shpjegohen si diçka që nuk gjenden a nuk gjenden rëndom, si jo të zakonshme, e rrallë, e padëgjuar, që i kapërcen kufijtë e zakonshme dhe të bën përshtypje të veçantë. P.sh. Ai është i jashtëzakonshëm në mësime. Ose: Sjellja e saj është e jashtëzakonshme.

Për mendimin tim këto dy pjesë të ligjëratës nuk kanë kuptim logjik, ngase çdo gjë që ndodh është diçka e zakonshme përderisa ato po ndodhin. Mendoj që ndajfolja JASHTËZAKONISHT dhe mbiemrat I JASHTËZAKONSHËM dhe E JASHTËZAKONSHME nuk duhet të përdoren as në të folur, as në të shkruar.

Hartuesit e fjalorëve duhet ta kenë të qartë se gjuha është e lidhur ngushtë me shkencën e quajtur logjikë. Moslidhja e ngushtë në mes logjikës dhe gjuhës, tek lexuesi krijon huti, paqartësi në të kuptuarit e mesazheve. Për këtë bazohem në shpjegimin domethënës të ndajfoljes JASHTËZAKONISHT. Aty ( në fjalor) kjo ndajfolje shpjegohet si diçka tej mase, e tepërt.

Mu te ky shpjegim i ndajfoljes rrjedh një paqartësi dhe një pyetje te lexuesi. Si mund të bëhet diçka jashtëzakonisht kur ai veprim është kryer !? Për të gjitha shembujt e tjerë, unë mendoj se janë të pavend. Unë mendoj se nuk ka asgjë tej mase. Çdo gjë arrihet, ka arritshmëri.

Masa nuk ka kufi. E tepërta nuk ekziston, ngase dikush po e bën.

Të gjitha këto mendime vlejnë edhe për mbiemrat i nevojshëm dhe e nevojshme.

Mos të harrojmë se logjika është çelësi i gjuhës së suksesshme.

Pa logjikë, nuk ka gjuhë.

Më Shumë

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit