23.7 C
Prizren
E hënë, 6 Korrik, 2020

Profesori i Telekomunikacionit: Do ta zbërthej si u rrënua PTK’ja nga krimi i organizuar

Profesori i Telekomunikacionit, Ismet Hamiti, të hënën, në orën 9.30, në cilësinë e dëshmitarit do të rrëfejë se si është Telekomi i Kosovës është shkatërruar, plaçkitur nga një strukturë e organizuar kriminale e lidhur me njerëzit e pushtetit.

Hamiti, në një bisedë për Express, ka thënë se do të jetë dëshmitarë në rastin gjyqësor të ish-Kryeshefit të Telekomit, Ejup Qerimit dhe të tjerëve që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai ka thënë se vepra për të cilën ngarkohen të akuzuarit është shumë më e vogël krahasuar me krimin që është bërë në Telekom. Ka parashikuar se kjo akuzë ndaj ish-udhëheqësve të kompanisë, dikur më profitabile në Kosovë, është bërë për t’i shpallë të pafajshëm.

“Prokuroria nuk kanë treguar interes për të hetuar këtë rast në tërësinë e tij. Vetëm fragmente dhe gjëra episodike e një krimi të organizuar.  Një shembull shkollor i krimit të organizuar. Ky krim përfshinë një numër i madh individësh”, ka thënë Hamiti.

“Krimi duhet të hetohet në tërësinë e tij”, ka propozuar ai.

Para dhjetë muajsh, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Agron Mustafës, Ejup Qerimit, Rexhe Gjonbalajt lidhur me marrëveshjen PTK- ZMobile.

Në aktakuzë përshkruhen veprimet që kishte ndërmarrë ish-kryeshefi Ekzekutiv Ejup Qerimi.

Sipas aktakuzës, Ejup Qerimi, gjatë kohës sa ka qenë kryeshef ekzekutiv i PTK-së (2012-2014) nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare me qëllim që t`i shkaktoj dëm të dëmtuarës “DARDAFON.net L.L.C” (Z-Mobile), duke mos e zbatuar kontratën e janarit 2009.

“Për çka ka ardhur deri te vonesa në liferimin e sim-kartelave, nuk ka furnizuar me bllokun e numeracionit dhe nuk i ka dhënë shërbimet 3G dhe 4G, të dëmtuarës Kompanisë “DARDAFON.net L.L.C” (Z-Mobile), përkundër faktit se lidhur me kontratën e lartshënuar nga Prokuroria Speciale e Eulex-it ishte ngritur aktakuza kundër pesë të akuzuarve për disa vepra penale, ndër të tjera edhe për lidhjen e kontratave të dëmshme”.

Profesori Ismet Hamiti thotë se gjithë këto akuza që rëndojnë mbi ish zyrtarët e PTK’së lidhjet çojnë te politika.

“Nuk duhet të bëhet defilimi për dy tre persona. Në qoftë se doni të bëni drejtësi duhet të pyesni këta persona. E kanë shkelur kontratën pse iu ka thënë dikush. Këta kanë krye detyra të krimit”, ka thënë Hamiti, i cili kishte prezantuar disa herë fakte për shkatërrimin e PTK’së.

Ai ka thënë se rasti i PTK’së është shembull shkollor i krimit të organizuar i lidhur me strukturat e pushtetit, politikës dhe krimit.

Për Telekomin është themeluar edhe një Komision Hetimor Parlamentar, i cili po heton gjithë cka ka ndodhur me këtë ndërmarrje publike e cila është buzë falimentimit.

Deri më tash janë publikuar dhjetëra kontrata të dëmshme ku të përfshirë janë politikanë e grupe interesi.

Express, në maj të këtij viti, ka shkruar se historia e shkatërrimit të kompanisë më të madhe publike, Telekomit të Kosovës, nisi me një kontratë të nënshkruar në vitin 2009. Kontrata ishte lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, pronar i të cilës ishte Blerim Devolli.

Sipas kësaj kontrate, Z-Mobile do ta përdorte të gjithë infrastrukturën e Telekomit të Kosovës, për të nisur një biznes brenda tij, pa asnjë investim paraprak.

Zyrtarët e kësaj kompanie publike ishin pajtuar që t’ia ndërtonin vetës një konkurrent, MVNO’në (mobile virtual network operator), i cili pastaj do t’i korrte 78 për qind të fitimeve, karshi 22 për qind që do t’i shkonin kompanisë amë, MNO (mobile network operator).

Që e keqja të mos përfundonte me kaq, dikush në Telekomin e Kosovës u përkujdes që të mos e respektonte këtë kontratë, duke bërë që kjo cështje të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Telekomi nuk ia kishte ndarë numrat me 3G dhe 4G Z-Mobile’it dhe nuk i kishte shpërndarë numra aq sa parashiheshin me kontratën e 2009’ës.

Në dhjetor të 2016’ës u publikua vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit. Sipas tij, Telekomi do t’ia paguante 32 milionë euro Blerim Devollit, e këtu përfshiheshin edhe 4.5 milionë euro që Z-Mobile ka shpenzuar për mbrojtje në Arbitrazh.

Misteri më i madh vazhdon të mbetet fajtori brenda Telekomit, që shkaktoi shkuarjen në Arbitrazh, e pastaj humbjen e betejës duke e futur kompaninë në borxhin prej 32 milionë eurove. Telekomi në Gjykatën e Arbitrazhit ishte përfaqësuar jashtëzakonisht në mënyrë të varfër, nga një avokat, i afërt me kryeshefin e atëhershëm të Telekomit, z. Agron Mustafa.

Kompania publike me rreth 2500 të punësuar, që edhe ashtu po punonte pa fitim, tash me gjithë këta milionë që duhet t’i jepte po shkonte drejt falimentimit.

Kjo situatë i krijoi hapësirë Blerim Devollit që të luante rolin e shpëtimtarit që po vetëmohohej për Telekomin.

Biznesmeni nga Peja, fitimtar në secilën formë në raport me Telekomin, prej vitit 2016 kur Arbitrazhi e nxori fitimtar, kishte përdorur mënyra të ndryshme për t’u dukur ‘hero i Telekomit’. Në fakt Z- Mobile po fitonte ekstra nga Telekomi.

Në maj të 2017’ës, Devolli së bashku me Agron Mustafën, në një paraqitje para mediave, thanë se kishin vendosur të gjenin një zgjidhje në mënyrë që Telekomi të mos falimentonte.

Ata kishin bërë një marrëveshje në këmbim të së cilës Blerim Devolli do t’i falte borxhin prej rreth 27 milionë eurove Telekomit, ndërsa do të kërkonte vetëm t’i paguheshin 4.5 milionë euro të cilat Z-Mobile i kishte shpenzuar gjatë procesin gjyqësor në Arbitrazh.

“Ne sot kemi arritur një marrëveshje e cila shpëton nga falimentimi PTK-në. Telekomi i Kosovës mbetet i paprekur nga kjo padi, falë bisedimeve mes meje dhe Blerim Devollit dhe menaxhmentit të PTK-së dhe Z-Mobile”, thoshte Mustafa, duke i paraqitur Devollët si shpëtimtarë të Telekomit.

Gjithcka në kontratën e mëshirës, që po e nënshkruanin atëherë Devolli e Mustafa, po binte në llogari të Telekomit.

Sipas kësaj marrëveshjeje përvec që Z-Mobile’it do t’i jepeshin 4.5 milionët, aty ishin dakorduar edhe që Telekomi deri në vitin 2023 të mos e marrë asnjë cent prej të hyrave që i realizon Z-Mobile. Për më tepër i detyrohet që t’i jep edhe më shumë numra e edhe më shumë akses në 3G dhe 4G.

4.5 milionë euro i janë paguar krejtësisht në heshtje Z-Mobile’it për shpenzimet në rastin me Telekomin, të cilin kjo e fundit e humbi.

Pasi u pagua kjo shumë, gjithçka tjerër ra poshtë dhe Devolli vendosi që përmes Gjykatës në Prishtinë të kërkojë nga Telekomi t’i paguheshin 27 milionë eurot, pra të ekzekutohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë për kontratën e Telekomit me Z-Mobile, mosrespektimi i së cilës i ka sjellë dëm prej 32 milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit. Në aktakuzën që kishte siguruar Gazeta Express, tre zyrtarët e lartë të Telekomit; ish-shefi ekzekutiv gjatë viteve 2012-2014, Ejup Qerimi, ish-kryesuesit të bordit të drejtorëve Rexhë Gjonabalaj dhe ish-shefit ekzekutiv Agron Mustafa, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës dhe mosrespektim të kontratës me Z-Mobile.

Ejup Qerimi, në cilësinë Kryeshefit Ekzekutiv të PTK’së, të cilën pozitëe ka mbajtur gjatë vitit 2012-2014, i njëjti me mosveprim gjatë ushtirmit të kësaj detyre, duke mos përmbushur kontratën e vitit 2009, konkretisht duke pasur vonesa të shërbimëve3G dhe 4Gpër kompaninë Dardafon.net (Z-Mobile), ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Agron Mustafa akuzohet se duke nënshkruar marrëveshjen me drejtorin e Z-Mobile, Milot Gjikollin, në maj të vitit 2017, e ka dëmtuar Telekomin me 5.049.681 euro, ani pse kjo marrëveshje supozohej ta ‘shpëtonte’ Telekomin pa i paguar 30 milionë eurot që u dënua nga Arbitrazhi.

Rexhë Gjonbalaj, gjatë kohës sa ka qenë kryetarit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së nuk ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim që të dëmtuarës Z-Mobile t’i shkaktoj dëm

Të tre më vonë u liruan nga akuzat. Sërish nuk dihet se kush ishte fajtori që i dha teposhtëzën më të madhe Telekomit.

Express kishte mësuar  se avokatët e kompanisë ta zgjedhur për ta mbrojtur Kosovën janë njerëz të afërt me Agron Mustafën. Njëri nga avokatët është gjithashtu familjar i Fatmir Gjonbalajt, drejtor i Prokurimit në Telekom.

Për një dekadë, me barrën Z-Mobile, Telekomi performoi nën urdhrat e disa kryeshefave ekzekutivë, që iu ndërruan shpesh. Kompanisë publike asnjëherë nuk iu hoqën duart e politikës, e kjo dëshmohet edhe në punësimet e shumta që u bën nga partitë politike.

Sa më shumë që Telekomit ka rritur numrin e punonjësve dhe bashkëpunimin me Z-Mobile, aq më shumë ka rënë në përformancë. Tash e disa vite punon ma fitim, dhe Qeverisë i është dashur të asistojë në borxhet e kompanisë.

Telekomi numërohej si një nga kompanitë prej të cilës shteti do të përfitonte më së shumti me privatizimin e saj.

Tash llogaritet që ajo të vlerësohet shumëfish më pak, me gjendjen që është tani.

Nga ana tjetër, laku i është ngushtuar edhe më shumë ne fyt Telekomit, tash kur Blerim Devolli po e shantazhon se nëse nuk ia paguan borxhin për 14 ditë, do të fillojë me procedura të përmbarimit.

Letrën Devolli ia ka dërguar kryeshefit të tanishëm të Telekomit, Bedri Istrefit, më 29 prill të këtij viti, ku i kërkon 25.9 milionë euro sa thotë se ia kanë borxh.

I bie që Telekomi ka vetëm edhe një javë kohë për t’i derdhur në llogarinë e biznesmenit mjetët ose politikanët, që llogaritën të afërt me Blerim Devollin, t’a bindin biznesmenin që të tërhiqet. Shpëtimin mbetet në duart e njeriut që shteri për një dekadë kompaninë publike.

- Advertisement -

Më Shumë

Dragash: Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për përdorim të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 500 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Jasin Abudllahu. Aktgjykimin...

Prizren, 22 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur 22 aktakuza kundër 23 personave për...

Gruaja nga Suhareka nuk respekton vetizolimin, hapet rasti në Polici

Një grua e cila ishte e infektuar me koronavirus në Suharekë nuk ka respektuar masën e vetizolimit, pra ka dalë nga shtëpia. Lënda ndaj të...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...

Dështon seanca e rigjykimit për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit në Prizren

Edhe një herë tjetër, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit, e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-drejtorit të...

Shkon në 51 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Dy vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e martë. Me dy rastet e reja,...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, diaspora gjatë majit solli në Kosovë mbi 100 milionë euro

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës...

Edhe sot asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

63 TË SHËRUAR DHE 73 RASTE ME COVID-19! Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Numri i turistëve nga Kosova, përgjysmë më i vogël se ai i një viti më parë

Numri i vizitorëve nga Kosova është përgjysmuar krahasuar me një vit më parë, megjithëse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm...

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

COVID-19 në Kosovë, 1.250 raste aktive dhe 1.577 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 2.878, nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin...

ATK: Tejkalohet projeksioni i të hyrave edhe për muajin qershor

Administrata Tatimore e Kosovës vlerëson se rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor. Sipas ATK, vërehet rritje...

152 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 16 raste në Prizren

Sot më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika...

Vetura e policisë përfshihet në aksident trafiku në Landovicë(Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Landovicë të Prizrenit, në të cilën është përfshirë një veturë e Policisë. Indeksonline sjellë pamje...

‘Zoti nalt, Amerika poshtë’

Çdo 4 korrik shqiptarët festojnë. Kosova feston formimin e shtetit amerikan, falë të cilit Kosova edhe u çlirua në represioni dhe dhuna serbe e cila...

Pandemia riformëson punën në redaksitë e mediave lokale në Prizren

Mediat lokale në Prizren prej kohësh përballen me sfidën e mbijetesës, shkaku i të hyrave të kufizuara financiare nga marketingu. Situata e krijuar si...

Lajmet e Fundit

Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Shkruan: Avdi Ibrahimi Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të...

Rifillon gjykimi për korrupsion, deklarohen të pafajshëm kryeshefi i INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit

Kryeshefi ekzekutiv i INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj,...

Vdes një 83 vjeçare prej koronavirusit, viktima e tretë sot në Kosovë

Një 83 vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës ka ndërruar jetë sot pasi është prekur nga virusi Covid-19. Kjo është vdekja e tretë e...

Paralajmërimi i ‘zjarrtë’ i Taynës për këngën e re

Ndonëse i mungoi ndjekësve të saj, Tayna po kthehet me një projekt të ri muzikor. Ajo në Instagram ka hedhur një foto të shkëputur nga...

As Argjentina dhe as Juve, City merr Messin!

Zërave për largimin e Lionel Messit nga Barcelona në vitin 2021 i është shtuar një kapitull i tretë. Megjithë deklaratës së fundit të presidentit...