-1.5 C
Prizren
E hënë, 30 Nëntor, 2020

Projektimi i buxhetit të vitit 2021 nuk po shihet si i qëlluar nga PDK

Projektligji i buxhetit të vitit 2021 në Kosovë parashihet të jetë diçka më i lartë se 2.4 miliardë euro. Kështu thonë në Qeverinë e Kosovës. Ky Projektligj, pritet të votohet nesër në qeveri dhe më pas t’i kalojë Kuvendit për miratim.

Projektligji i buxhetit të vitit 2021, do të hidhet për votim këtë të premte në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Pandemia, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, ka bërë që buxheti për vitin tjetër të jetë 2.4 miliardë euro, apo 200 milionë më pak se këtë vit.

 

“Buxheti do të jetë për vitin e ardhshëm pak mbi 2.4 miliardë euro. Ajo që është e rëndësishme është ajo që të hyrat për vitin tjetër buxhetor gjithsej prej pranimit janë rishikuar. Mos të harrojmë se vijmë prej vitit 2020 në projeksionit e 2021, kur kemi pas një rënie prej 6.5%, mbi 300 milionë euro të hyra buxhetore më pak”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Agim Krasniqi.

Për vitin tjetër, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tregon se janë ndarë mjete për një fond të ri i cili ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike.

Ndërkohë, buxheti nuk parasheh projekte të mëdha kapitale.

“Nuk ka ndonjë projekt që kisha me thanë madhor e që mund të fillohet vitin e ardhshëm. Por edhe nëse fillon diçka do të filloj vitin e parë me shifra shumë të vogla, në mënyrë që kur krijohen rrethanat e reja ekonomike më të favorshme, atëherë vitet e tjera mund të ketë më shumë”, shtoi më tej Agim Krasniqi.

Projektimi i buxhetit nga qeveria, nuk po i pëlqen Partisë Demokratike të Kosovës. Deputeti i saj, Kujtim Gashi thotë se qeveria po gabon që po bazohet shumë në marrjen e kredive.

“Kjo e ka një qëllim të caktuar të kësaj qeverie që mjetet e kredisë me i përdorë për menaxhimin e pandemisë dhe ekonomisë. Por ne mendojmë se kjo nuk do të duhej të ishte strategji e qeverisë, sepse ne mendojmë se përmes investimeve edhe në kapitale, por edhe investimeve në sektorin privat do të mund të menaxhohej edhe pandemia, por edhe në të njëjtën kohë do të investohej edhe në këtë sektor i cili është goditur, nga vala e fundit sidomos”, deklaroi Kujtim Gashi.

Për kalimin e këtij projektligjit, në Kuvend nevojiten të paktën 61 vota. Marrë parasysh ligjet tjera, nuk përjashtohet që Qeveria të hasë në probleme për miratimin e tij./RTV Dukagjini/Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren: Një muaj paraburgim për një burrë për sulm seksual e fizik

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit...

Policia për 24 orë shqiptoi 806 tiketa për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 806 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19. Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë...

Mjeku nga Malisheva humb betejën me Covid-19

Mjeku Ramë Morina nga komuna e Malishevës ka humbur betejën me COVID-19. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës...

Bislimi: Avdullah Hoti s’ka tru për rimëkëmbjen ekonomike

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka tru për rimëkëmbjen ekonomike. Sipas tij, projektligji për rimëkëmbje ekonomike është...

Dy të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç),...

Osmani: 28 Nëntori ditë krenarie e shprese, Kosova e Shqipëria duhet të forcojnë lidhjet shpirtërore

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar datën 28 nëntor. Në 108-vjetorin...

Si është gjendja me Covid-19 në Prizren, flet kryetari Haskuka

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin ‘’Mëngjesi me Arben Ahmetin’’ në televizionin Kanal 10 ka thënë se sa i përket pandemisë...

Prizren, 14 aktakuza kundër 23 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra...

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra e konsullit edhe djalin e zyrtarit të PDK-së

Në mesin e të shkarkuarve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zëvendësministrit nga radhët e PDK-së,...

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është...

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhduesheme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar...

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se zëvendësministri, Zafir Berisha është kërcënuar. MPB thotë se rasti është hapur në Policinë e Kosovës, transmeton Telegrafi. “MPB...

Dy të vdekur në Prizren, tre në Suharekë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të...

Ish-Presidenti Sarkozy para drejtësisë

Sarkozy ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012. Dy vjet pas përfundimit të mandatit të tij ai u përpoq sipas hetuesve...

Nga presidenca i reagojnë Zafir Berishës që ofendoi Vjosa Osmanin: Diplomacia nuk është odë ku vendoset me kritere kanuni

Nga presidenca i kanë reaguar koordinatorit për Siguri, Zafir Berishës që tha sot se është ofendim për Kosovën që Vjosa Osmani është presidente. Këshilltari i...

Ky është sulmuesi që kërkohet nga Milani

AC Milani kërkon të transferojë në verë një sulmues krahu dhe prej kohësh e ka ndarë mendjen në lidhje me emrin që do. Bëhet...

Lajmet e Fundit

Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë komunë. Ai thotë se gjendja e të infektuarve që po mjekohen...

Shkelën masat anti-COVID, gjobiten kuvendarët e Prizrenit

Festa e Flamurit u ka kushtuar me gjobë kuvendarëve të Prizrenit. Ata kanë festuar 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pa i respektuar masat anti-COVID. Policia...

Haskuka: Do të formojmë komision për të na këshilluar se çfarë të bëjmë me shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas shumë reagimeve që pati në rrjete sociale sa i përket dy shtatoreve të vendosura në qytetin...

Merret vendimi për largimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren

Është vendosur për heqjen e shtatores së Adem Jasharit në Prizren. Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ia ka konfirmuar ekipit të Kohavisionit që shtatorja e Adem...

Dy të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç),...