6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prokuroria kërkon paraburgim për mikun e Iran Badallajt

Prokuroria Themelore e Prizrenit do të kërkojë një muaj paraburgim për mikun (vëllain e gruas) së të dyshuarit për montimin e eksplozivit në shtëpi, Iran Badallajt. Ai u arrestua dje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, shkruan Express.

Lajmin për kërksen e prokurorisë për paraburgim ëpr të njëjtin e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësja e Prokurorsë së Prizrenit, Fitore Mehmeti.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se për personin e ndaluar, gjatë ditës do të parashtrojë pranë Gjykatës Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

E Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit e ka arrestuar mikun (vëllain e nusës) së të dyshuarit për shpërthimin në fshatin Zhur të Prizrenit, Iran Badallaj.

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Rastin e kanë konfirmuar policia e Prizrenit për Express. Nga policia thanë se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin, me vendim të prokurorit. I njëjti është dërguar në mbajtje”, janë deklaruar nga policia.

Ndërkohë për rastin është raportuar edhe në raportin policor të Kosovës.

“Fsh. Zhur, Prizren 28.01.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas tij, i arrestuari dyshohet për rastin e shpërthimit në Zhur. Më 28 janar, në kurthin me eksploziv, të montuar nga Irani, ranë zyrtarët policorë të Kosovës. Nga shpërthimi vdiq polici Sami Thaçi dhe u lënduan katër të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i mitur i Iranit..

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit