-2.4 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2020

Promovohet libri për UÇK-në

James Pettifer-Demaci-DugolliËshtë promovuar libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit 1948-2001” i autorit britanik James Pettifer.

Në Prishtinë të enjten është promovuar libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit 1948-2001” i autorit britanik James Pettifer. Në promovim të këtij libri është vlerësuar se Pettifer është një mik dhe njohës i çështjes së Kosovës. Ndërsa për librin është thënë se trajton më së miri luftën çlirimtare, pasi është shkruar nga një këndvështrim i pavarur, profesional dhe i bazuar në të vërtetat shkencore.

Promovimi është bërë në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Dekani i këtij fakulteti, Bujar Dugolli, ka thënë se vepra për UÇK-në ka një domethënie të veçantë, për faktin se rezistenca e popullit shqiptar që nga koha kur nuk e ndali asnjëherë rezistencën e vet në forma ndryshme, duke sublimuar rezistencën e armatosur të UÇK-së. “Autori James Petiffer trajton në librin e tij pjesë nga pas Lufta e Dytë Botërore deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe çlirimi i saj, që është një kapitull i veçantë dhe është një kontribut i madh që i bëhet historiografisë shqiptare dhe asaj botërore për të sqaruar një periudhë shumë të lavdishme të këtij populli dhe për t’u dhënë një goditje të gjitha përpjekjeve diskredituese që i bëhen luftës çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj që u angazhuan për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Dugolli, shkruan Epoka e re.

Ndërsa veprimtari Adem Demaçi e ka lavdëruar veprën e James Petiffer, duke thënë se ai gjithmonë i qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demaci është shprehur i çuditur se sa njohës i mirë i çështjes së Kosovës është ai. “Edhe në këto rrethana të vështira për ne, pasi pakoja e Ahtisaarit na ka dëmtuar shumë, zotëri Petifferin do ta kemi me vete dhe ndihma e tij do të jetë e madhe. Ky zotëri ka marrë guximin të shkruajë për ushtrinë tonë çlirimtare, ky është një guxim shumë i madh i tij. Do ta lexoj më shumë ëndje dhe ta shoh deri ku është aftësuar dhe ka mbërritur të thellohet në këtë ushtri, e cila luftoi si të gjitha ushtritë shqiptare: luftë të pabarabartë dhe ia doli ta sjellë situatën që të angazhojë tërë botën për ne”, ka thënë ai.

Ndërkaq vetë autori i librit, profesor James Petiffer, ka thënë se për të shkruar për luftën e UÇK-së është frymëzuar nga diaspora shqiptare që jeton në SHBA dhe Britani, të cilët dëshirojnë ta njohin më mirë luftën që ka bërë UÇK-ja, ndërsa ka shtuar se ky libër u dedikohet të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. “U mundova ta shkruaj librin më shumë kujdes, as mos t’u ndihmoj, as mos t’u bëj dëm personave që ishin të kyçur në politikë dhe të cilët janë ende aktivë edhe sot. Libri i dedikohet një kolegut tim në Angli që unë bashkëpunoj me të, por edhe gjithë atyre që sakrifikuan që të vij deri te fitorja. Unë ndjej se ata e kuptojnë që bashkësia ndërkombëtare nuk po i merr shumë seriozisht shqetësimet dhe sakrificat e tyre që ata kanë bërë gjerë këtu. Kështu që, unë me anë të këtij libri desha t’ua përkujtoj ato”, ka thënë ai.

Petiffer është profesor nga Britania e Madhe. Ai është autor i shumë librave, publicist i cili ka specializuar në çështje të Ballkanit. Petiffer është edhe autor i disa librave të tjerë që kanë si tematikë përpjekjet e popullit shqiptar për liri.

- Advertisement -

Më Shumë

Nuk do të ketë krizë buke në Kosovë, tani miell mjaftueshëm po ofrohet edhe nëpër markete

Izolimi i nga coronavirusi, arsyeshëm ngjalli frikë te qytetarët se do të mund të përballemi me krizë të bukës, pavarësisht se institucionet vazhdimisht thonin...

“Askush nuk krahasohet me Jurgen Klopp, një ditë më shplau me ofendime”

Është e vështirë të thuash se kush është trajneri më i mirë në botë, por për atë që zgjedh Jurgen Klopp nuk mund të...

Një deputet i Shqipërisë infektohet me koronavirus

Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në Facebook. “Informoj njerëzit...

Mbërrin në 86 numri i rasteve të infektuar me COVID-19

Ka shkuar në 86 numri i rasteve të prekura me koronavirus (COVID-19) në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur të enjten në mbrëmje Instituti...

Abrashi: Mustafa linçon aktivistët tanë – Thaçi sillet si fëmijë i llastuar

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Artan Abrashi i ka komentuar zhvillimet politike në vend. Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka thënë se kryetari...

Kryetari i Malishevës: S’kemi raste të dyshuara për koronavirus, kemi nevojë për pajisje mbrojtëse

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë rast të dyshuar për koronavirus në 24 orët e fundit....

Vitia propozon të ndryshohet orari i kufizimit të lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka propozuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për...

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina, e ka hedhur poshtë idenë e dështimit të këtij sezoni në Serie A, duke...

Uhh Emily…! Modelja pozon guximshëm pas perdes

Një dush i ngrohtë, e mbuluar  vetëm nga një perde është ajo çfarë ka relaksuar Emily Ratajkowski në këto ditë karantine. Emily di si të...

Telashet me paga te Barcelona, e pëson edhe shqiptari

Gjigantët europianë janë duke bërë pakt me lojtarët e tyre sa i takon rrogave faraonike që marrin nga fusha e blertë. Një gjë të tillë...

21 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe. Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë...

Duda Balje kritikon Kurtin për shkarkimin e zv/ministrit Shabani, thotë se e bëri për t’u hakmarrë ndaj tyre

Nga zyra e kryeministrit thonë se ministria në fjalë ka pasur nevojë për riformatim. Pozitën që e mori dy javë më parë, iu desh që...

Icardi refuzon Realin për këtë skuadër

Sipas medieve spanjolle futbollisti i Interit, Mauro Icardi ka refuzuar transferimin në Spanjë pasi që po dëshiron të kaloj te skuadra e Juventus. Futbollisti i...

Suhareka e mobilizuar kundër pandemisë

Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës tha se janë moblizuar si komunësë për të menaxhuar luftën ndaj pandemisë. "Kemi vetëm një rast deri më...

Arrestohet Mytaher Haskuka, nuk e respektoi orën policore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është arrestuar nga policia, për mosrespektim të orës policore. Arrestimi i tij, është bërë rreth orës 23:00, gjatë kohës sa...

Kurti letër Thaçit para takimit: Sot me ju flas vetëm për shpërndarjen e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka drejtuar një letër presidentit të shtetit, Hashim Thaçi pak minuta para nisjes së takimit në...

Lajmet e Fundit

SHBA, vatra e re e Coronavirusit: Spitalet e New Yorkut në kaos, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje...

Duda Balje kritikon Kurtin për shkarkimin e zv/ministrit Shabani, thotë se e bëri për t’u hakmarrë ndaj tyre

Nga zyra e kryeministrit thonë se ministria në fjalë ka pasur nevojë për riformatim. Pozitën që e mori dy javë më parë, iu desh që...

Abrashi: Partitë po përpiqen të uzurpojnë nga frika e rritjes së Vetëvendosjes, por zgjedhjet janë të domosdoshme

Deputeti nga Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se zgjedhjet janë të domosdoshme pas kalimit të krizës së pandemisë dhe se ky opsion do të jetë...

Nga e hëna asnjë i arrestuar në Suharekë për moszbatim të vendimit të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia

Në Suharekë asnjë person nuk është arrestuar që nga e hëna e deri më sot, për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës për...

Pako Emergjente: Qeveria do t’i transferojë paratë në llogari të punëtorëve, jo të shefave

Këtë javë, Qeveria e Kosovës miratoi pakon emergjente përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset në Kosovë. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve,...