31.8 C
Prizren
E martë, 4 Gusht, 2020

Protestë dhe pikëllim në Teheran

Peter Philipp

Popullsia iraniane është ekspozuar ndaj ndjenjave kontradiktore që nga ditët e nëntorit të vitit të kaluar, kur qindra mijëra vetë dolën së pari në rrugë në të gjithë vendin për të protestuar ndaj një rritjeje të fortë të çmimit të benzinës, kundër situatës ekonomike në përgjithësi dhe korrupsionit në radhët e udhëheqjes politike në veçanti. Demonstratat u shtypën me ashpërsinë më të madhe – qindra vetë u vranë dhe mijëra të tjerë u arrestuan. Por mangësitë e kritikuara mbetën. Protestat këtë herë vërtet qenë më të dhunshme, por përsëri u duk se ishin vetëm njëra nga protestat kundër ankesave të ndryshme që shpërthejnë sporadikisht në Iran.

Kjo përshtypje u forcua në fillim të janarit, kur Republika Islamike përjetoi manifestimet më të mëdha në historinë e saj 40-vjeçare: jo kundër udhëheqjes politike të vendit, por kundër Shteteve të Bashkuara. Me sulmin vdekjeprurës kundër përfaqësuesit më të rëndësishëm të ushtrisë iraniane, SHBA sapo e konfirmuan imazhin e armikut të agresorit amerikan, që ishte kultivuar nga udhëheqja në Teheran për dekada të tëra.

Simpatia dhe admirim për një njeri të regjimit

Gjenerali Ghassem Soleimani, kreu i “Brigadave Al Kuds” (Brigadat e Jeruzalemit) të Gardave Revolucionare të Iranit, konsiderohej planifikuesi dhe komandanti i operacionit ushtarak iranian kundër “Shtetit Islamik” (IS) në Irak dhe Siri. Ai koordinoi bashkëpunimin me Hizbollahun libanez dhe gjithashtu thuhet, se ka luajtur një rol udhëheqës në mbështetjen e kryengritësve jemenitas Huthi. Pra, një njeri njëqind për qind i regjimit të Teheranit.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, shumë iranianë ndjenin simpati dhe admirim për njeriun nga populli, megjithëse ai e profilizoi veten shumë “në interes të kombit”. Ky këndvështrim kishte të bënte të paktën pjesërisht me politikat zyrtare të informacionit dhe propagandës. Nga ana tjetër, një pjesë e këtij admirimi për Soleimanin ishte e justifikuar: ai mbeti modest kur shfaqej, shkonte shpesh te trupat e tij dhe luftonte gjoja për një “kauzë të drejtë”. Sidomos në rastin e Shtetit Islamik: Soleimani shkoi aq larg sa që në ditët e para të Shtetit Islamik në Irak ai e koordinoi indirekt qasjen e tij me atë të Shteteve të Bashkuara. Për sa kohë që Soleimani ishte në aksion kundër IS, shumica e iranianëve e konsideronin atë si mbrojtës të kombit, sepse IS (sunit) është një armik i shpallur i Iranit shiit.

Prandaj për udhëheqjen politike në Teheran, ditët nga vrasja e gjeneralit deri në varrosjen e tij qenë një mundësi e mirëpritur për ta përdorur këtë simpati për Soleimanin në popull dhe për ta kthyer atë në një deklaratë solidariteti për qeverinë. Vërshimi i turmave të zisë në të gjithë Iranin ishte tepër i madh. Por politikanët u gabuan po të kenë menduar se pakënaqësia e popullit ndaj politikanëve të tyre u zhvendos dhe do t’i linte vend shprehjeve të reja të urrejtjes ndaj Shteteve të Bashkuara.

Tani demonstruesit kritikojnë përsëri qeverinë

Dhe kjo po del tani në pah në mënyrë dramatike, sepse demonstruesit po dalin në rrugë për t’i akuzuar politikanët për dështim apo edhe paaftësi, dhe në njëfarë mënyre edhe për një ndjenjë përçmimi për popullin e vet. Pasi instancat zyrtare e paraqitën për ditë të tëra rrëzimin e avionit ukrainas si defekt teknik, rezultoi që avioni ishte qëlluar nga raketat e Gardës Revolucionare.

176 njerëz të vrarë në bord, shumica e tyre iranianë ose me nënshtetësi të dyfishtë iraniane – ky është bilanci që bëjnë qarqe të gjera në popullin iranian. Atje nuk kanë mirëkuptim, që Teherani fillimisht u përpoq ta mbulonte shkakun e vërtetë të aksidentit dhe tani kërkojnë një sqarim të plotë të proceseve dhe masa kundër përgjegjësve. Gjë me të cilën nuk mbahet parasysh kryesisht njeriu, shtypja e butonit prej të cilit shkaktoi goditjen vdekjeprurëse. Por mbahen parasysh ata që në situatën shpërthyese të atyre orëve nuk morën ndonjë masë paraprake sigurie – për shembull ndalimin përkohësisht të transportit ajror civil.

Demonstratat e reja janë shumë më të vogla se ato të mëparshme, por ato mund të zgjerohen lehtë. Dhe tani vjen Donald Trumpi dhe u ofron mbrojtje dhe mbështetje demonstruesve. Por ata nuk kanë nevojë dhe nuk i duan ato. Ata janë të preokupuar që 40 dekada pas revolucionit në Iran të vendoset më në fund ligji dhe rendi./dw/

- Advertisement -

Më Shumë

Varane ka një mesazh për Man City: Jemi gati, fitorja në ADN-në e Realit

Reali ka një detyrë të vështirë në 7 gusht. Kampionët e Spanjës do të përballen me Manchester City në “Etihad Stadium” dhe duhet të...

Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19, të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar

Kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19. Sipas Hotit, ndonëse kemi parashikuar që...

Haxhillëku, asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me...

Prizren: Galeria që ruan krijimtarinë e Hamdi Bardhit

"Express" sjell prapaskenat e krijimtarisë së Hamdi Bardhit dhe detaje nga galeria e hapur së fundi në qytetin e Prizrenit, e që ruan gjithë...

Vetëvendosje në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë ua ka uruar festën e Kurban Bajramit. "Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit lartësohen vlerat si...

Mbrëmë në Prizren u mbyllën dy lokale dhe u shqiptuan gjoba në vlerë rreth 1200 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bashkë me inspektorët komunal dhe inspektorët sanitar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit kanë mbyllyr dy lokale afariste...

Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Ai...

Katundi i kryeministrit i shkel rregullat, atje shiten kurbanë (Video)

Vendimi i Qeverisë për masat anti-COVID i ndaloi tregjet e kafshëve , por në Ratkoc u improvizua tregu i kafshëve edhe të mërkurën. Drejtori i...

Cilat gjuhë mësohen më shumë në botë?

Miliona njerëz në karantinë. Pandemia krijoi në një farë mënyre, më shumë kohë të lirë. Sikurse pohojnë disa studime shumë, njerëz po e përdorin...

Komuna dhuron 355 bombola me oksigjen 50 litërshe për Spitalin e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka dhuruar 355 bombola me oksigjen 50 litërshe për Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton PrizrenPress. Kështu ka bërë të ditur përmes një...

Gjykata anulon aktvendimin e pezullimit për mësimdhënës në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka anuluar aktvenimin e pezullimit të konkursit për mësimdhënës që ishte shpallur më 4 nëntor të vitit të kaluar. Drejtoria e...

“Një pikë gjaku” nga Kosova rikthehet në Korenë e Jugut

“Është për keqardhje që disa filma të mrekullueshëm që kanë qenë pjesë e Festivalit në edicionet e kaluara janë shfaqur vetëm në edicionet për...

Ndërron jetë ish-kryetari i SHKA “Agimi” në Prizren, Subhi Pasuli

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i SHKA “Agimi” në Prizren, Subhi Pasuli. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Pasulit. Postimi...

Nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi edhe në Prizren

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndryshojë orarin e kufizimit të lëvizjes nëpër disa komuna të Kosovës. Vendimi i mëhershëm i qeverisë kufizonte lëvizjen...

Rekord i zi: 16 të vdekur brenda ditës nga koronavirusi në Kosovë

16 persona kanë humbur jetën si pasoj e Covid-19 vetëm brenda 24 orëve në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga IKSHPK. Ky është numri...

Kthimi i mergimtarit në Atdhe

Shkruan: Avdi Ibrahimi Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh në vitet ’80-ta, ngase pushtuesi jugosllavë-serbë nuk i la derë tjetër, por, Nëna dhe...

Lajmet e Fundit

Haskuka: Situata me menaxhimin e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar lidhur më situatën aktuale të menaxhimit të pandemisë. Ai ka thënë se situata ka dalë  jashtë kontrollit dhe...

Çeku-Hotit: Nuk dyshoj në qëllimin tuaj të mirë, por nuk po funksionon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, i është drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti me një letër të hapur. Thotë se nuk dyshon në qëllimin e...

Nusja, dhëndri dhe 21 dasmorë infektohen me koronavirus

Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të infektuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik. Mes të infektuarve janë nusja, dhëndri dhe 21...

Dragash: Nëntë të vdekur nga Coronavirusi në komunën më të vogël në Kosovë

Nëntë qytetarë të Dragashit kanë humbur jetën qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, si pasojë e këtij virusi, raporton Front Online. Këtë e ka bërë...

13 të vdekur nga COVID-19 që nga dje

13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, raporton Express. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit...