13.5 C
Prizren
E diel, 31 Maj, 2020

Protestuesit rrethojnë Televizionin e Serbisë kur Vuçiqi ku po jepte intervistë

Opozita serbe ka rrethuar çdo hyrje të Radio Televizionit të Serbisë. Intervista e paralajmëruar e presidentit Aleksandar Vuçiq ka zgjuar reagime të ashpra të qytetarëve.

Tri studente kishin pyetje për të që besonin se nuk do t’ia shtronte gazetarja. Një publikim në internet u mbështet dhe aty dolën qindra njerëz. Mbështetja e parë erdhi nga grupi nacionalist “Dveri”, lideri i së cilës udhëhoqi protestat. “Vuçiq është një frikacak politik që ka frikë prej tri studenteve dhe shmang kundërshtarin e tij politikë prej vitesh për përballje”,- tha ai.

Në pjesën e hyrjes kryesore ishin mbledhur dy grupe, njëra që shante opozitën e tjetra Presidentin. Kjo përballje zgjati rreth një orë. Tensionet u ngritën pasi dhe zyrtarët shtetërorë deklaruan gjatë ditës se po përgatitej sulm kundër Presidentit.

Ora po afrohej 21:00 kur niste emisioni “Upitnik” (Pikëpyetja). Të gjitha hyrjet të bllokuara me qytetarë. Enigma nga do të futej Presidenti ngeli e tillë. Pak më vonë emisioni kishte filluar dhe Vuçiq theksoi se kishte arritur aty në këmbë.

Protestuesit e quajtën frikacak dhe thanë se nuk është e qartë se ku u intervistua dhe si është futur në godinë. Por, një porosi ia çuan se një gjë është e sigurt.

“Vuçiç duhet ta dijë se nuk ia kemi frikën dhe fundi i tij politik do të vijë pavarësisht se ai fshihet nëpër vrimat e miut për t’u futur në televizion”,- tha një prej protestuesve.

Protestat kundër Vuçiqit kanë filluar një vit më parë.

- Advertisement -

Më Shumë

Të bukura, komode dhe plot stil. Disa këshilla nga Adrola Dushi si të dukeni joshëse në plazh

Modelja e njohur Adrola Dushi ka postuar së fundmi në Instagram disa foto ku si gjithmonë duket mjaft tërheqëse. E veshur me bikini, Adrola ka...

Badallaj thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badallaj, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Seanca do të mbahet të premtën e kësaj jave. Për shkak të...

LVV përgatitet për zgjedhje, demonstron mënyrën e votimit në pandemi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka marrë vendimin final rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë...

Baraliu: Shkarkimi im i kundërligjshëm

Vendimi për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes së KRU “Hidroregjioni jugor”, Besim Baraliu, po cilësohet si i padrejtë, politik dhe pa asnjë arsyetim...

Sot testohen 37 zyrtarë policorë nga Prizreni

Mbrëmë në Prizren janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me coronavirus. Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se të infektuarit e ri...

Çeku: Vendimi i Kushtetueses, goditje brutale për demokracinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, vlerësoi se Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar kompetencat e saj me aktgjykimin e marrë të enjten për dekretin e presidentit...

Fillojnë përgatitjet e para për meçin Anthony Joshua – Kubrat Pulev, pritet prania e tifozëve

Anthony Joshua mund të mbrojë titujt e tij para tifozëve të tij edhe pse coronavirusi është ende i prezent. Kampioni i peshave të rënda në...

Erdogan dënon vrasjen e afro-amerikanit Floyd nga dhuna policore

“Një i bardhë nuk ka epërsi mbi një të zi, dhe as një e zi nuk ka epërsi mbi një të bardhë”, citoi Erdogan...

Haskuka ngushëllon familjarët e 59-vjeçarit të vdekur nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytafer Haskuka ka shprehur ngushëllime familjes së personit A.H. (1961) që sot ndërroi jetë si pasojë e COVID-19. Ai me...

Balaj-Halimaj: VV po do t’i japë kompetenca presidentit që sa herë t’i teket ta shpërndajë Kuvendin

Deputetja e Nismës Socialdemokrate Albulena Balaj-Halimaj ka thënë se  duan ta krijojnë Qeverinë Hoti, pjesë e së cilës është edhe partia e saj, për...

214 raste aktive më COVID-19 në Kosovë

Aktualisht Kosova ka edhe 214 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) prej 1032 personave që...

Ende s’dihet kur do t’i kthehen shkollës nxënësit në Kosovë

Disa vende evropiane kanë filluar rihapjen e shkollave pas lehtësimit të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit. Por, Kosova ende nuk ka një datë për...

Me këto shtatë rregulla nga e enjtja mund të faleni në xhami

Institucionet e Republikës, në koordinim me Bashkësinë Islame të Kosovës, kanë marrë vendim që të enjten (28 maj) t’i rihapin xhamitë për pesë kohë...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...

Testi i Arritshmërisë mbahet më 23 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Testi i Arritshmërisë – për klasat e nënta – është caktuar më 23 qershor...

E mbuluar vetëm me peshqir Hygerta Sako ndez imagjinatën

Gazetarja e sportit Hygerta Sako ka publikuar një foto që ka ndezur imagjinatën e të gjithë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. E mbuluar vetëm...

Lajmet e Fundit

Kryeministri në ardhje paralajmëron shfuqizimin e vendimeve të Kurtit

Avdullah Hoti, i dekretuar për Shef të ri të Qeverisë, ka thënë se do të shfuqizojnë vendimet që pengojnë rifillimin e dialogut me Serbinë. Këtë...

Mbledhja e Qeverisë në orën 18:00, Kurti e Vitia pastaj publikojnë vendimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, pas mbledhjes së Qeverisë do të mbajnë sot konferencë për media, ku do të...

Qeveria ndan 151 mijë euro për Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar kërkesën e Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj...

Haxhi Avdyli i del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së: Unë u besoj numrave, e jo fjalëve e perceptimeve

Deputeti Haxhi Avdyli ka dalë kundër liderit të partisë së tij, Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic. Mustafa para pak minutash përmes një postimi në Facebook...

Prizren, konfrontim mes bashkëshortësh

Në fshatin Donje të Prizrenit ka ndodhur një konfrontim mes burrit dhe gruas, transmeton PrizrenPress. Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur dje rreth orës 17:40,...