1 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2020

Pse foshnja në duart e lypëses është gjithmonë në gjumë?

Lypsja-bosnjeNjë gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një bos i tyre.

Bosi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor, përderisa lypset marrin ndonjë shishe vodka, viski ose ndonjë sandviç apo qofte skare. Organizimi i këtillë i bandës është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet publikisht. Lidhjet e bosëve me autoritetet shtetërore janë aq të thella saqë askush nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës.

Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëve, e në veçanti i foshnjave gjatë procesit të kërkimit të lëmoshës. Keni vërejtur se shumica e lypëseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë. Gjithmonë është në gjumë.

Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypëses së njëjtë informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjat flenë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit, të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja.

Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre, por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret, por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse ato foshnja flenë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë denar duke menduar se i ndihmojnë “nënës”.

Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” ta shihni beben përpara se t’i jepni një 10 denarësh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithësi në vendin tonë) ekziston praktika e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim në një lokal në Tetovë, erdhi një lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i kërkoi ta shihte foshnjën, por lypësja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më.

Dihet se ka nevojtarë, por duhet ta dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni ta bëni një të mirë duke i dhënë ca para një lypëses, mendojeni mirë se mund të keni investuar në një biznes të fëlliqur që shuan jetë foshnjash çdo ditë.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren: Hajnit i humbin paratë gjatë arratisjes

Një shtetas turk në Prizren gjatë ditës së djeshme është futur në një këmbimore në Prizren, duke e sulmuar fizikisht punëtoren e këmbimores dhe...

I infektuari ishte në vetizolim në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit , pas khtimit nga Bullgaria (Video)

Në komunën e dytë më të madhe në vend për kah numri i banorëve, atë të Prizrenit, është shënuar rasti i parë me Covid-19. Drejtori...

Në Krushë të Madhe nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”

Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe...

Trumpi thotë se New Yorku nuk ka nevojë të jetë në karantinë

Vetëm pak orë pasi bëri thirrje për izolimin total të New Yorkut, presidenti Donald Trump, ka tërhequr thirrjet e tij, duke thënë se ky...

Anulohet Wimbledon, shkak koronavirusi

Wimbledon është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të pandemisë koronavirus. “Ky është një vendim që nuk e...

Aktori i “Star Wars” vdes nga koronavirusi

Andrew Jack, aktori i “Star Wars” ka vdekur në moshën 76 vjeçare pas komplikimeve nga koronavirusi. Jack ishte njëri nga shumë të famshmit që është...

Muzeu Historik fton familjet të paraqesin trashëgiminë e tyre kulturore

Janë të shumta familjet shqiptare që ruajnë me fanatizëm objekte të trashëgimisë materiale, si veshje popullore, qëndisma, bizhuteri, orendi shtëpiake, vegla pune etj. Duke u...

MKRS-ja me grup punues për të ndihmuar organizatat kulturore, rinore dhe sportive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të themelojë grupin e punës për ndërtimin Planit Emergjent për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili përfshin...

Kushtetuesja e vazhdon masën e përkohshme për Ligjin për Paga

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor. Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti...

Adelina Tahiri humb njeriun e afërt nga koronavirusi

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka rrëfyer se ka humbur një mik të ngushtë përr shkak të koronavirusit. Tahiri u shpreh se i ka...

Akuzat mes Fatmir Limajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës ka reaguar pasi Ministria e Shëndëtësisë po pretendon se e ka furnizuar mjaftueshëm komunën e Malishevës më masa mbrojtesë për t’u...

Pas shkarkimit të zëvendësministrit në detyrë, Kurti emëron Fridon Lalën

Pas shkarkimit të Bahrim Shabanit nga posti i zëvendësministrit, kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka ka gjetur zëvendësimin. Në këtë pozitë është emëruar Fridon...

Limaj: Presidenti s’ka të drejtë ta shpërbëjë Kuvendin, mund të jemi pjesë e Qeverisë gjithëpërfshirëse

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga presidenti që të respektojë në çdo pikë Kushtetutën e vendit, raporton Ekonomia Online. Limaj pas takimit...

32 të prekur nga Covid 19 në Malishevë, qytetarët po rrezikohen nga tollovia në markete pas orës 16:00

Mbrëmë janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus në Malishevë, duke bërë që numri i rasteve në këtë komunë të shkojë në 32....

Episodi me Zidane, Materazzi: I thashë këto fjalë, për fat nuk reagova

Finalja e Botërorit Gjermani 2006 nuk harrohet kurrë. Italia dhe Franca zhvilluan një betejë mes tyre dhe në fund festuan të kaltrit pas goditjeve...

Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në ora 21:02, përmes postës elektronike, është konfirmuar...

Lajmet e Fundit

Kryetari i Malishevës: Nga 39 të prekur me COVID-19, dy janë shëruar (VIDEO)

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se nga 39 raste sa kanë qenë të infektuara me pandeminë COVID-19, dy...

Quni: Një pjesëtar i FSK-së me mision jashtë vendit është infektuar me COVID-19

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19. Megjithatë Quni, në...

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...