19.1 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

Pse iku arsimtari Agim?

Ditar Kabashi 

Kur e ndërroi vendin e punës dhe kaloi tek një shkollë tjetër mërzia ime u ngjesh aq sa më ishte zbehur fare kuraja që t’i hap kapakët e librit të lëndës së tij. Më ishte tronditur thellësisht edhe vullneti për të shkuar në shkollë. Pothuaj përditë gjuha shfaqte atë që preokuponte mendjen e një kalamani: pse iku arsimtari Agim?

Madje pa u përshëndetur.

Një mëngjes fundjave, teksa flija më gjatë se ditëve të shkollës, më zgjuan herët nga gjumi. Nisa të ankohem që s’po më linin të pushoja as kur isha i lirë. E kemi një mysafir që dëshiron të takohet enkas me ty, më thanë. As insistimi im prej fëmije nuk ua nxori dot fjalët nga goja. Befasia nuk duhej prishur.

U vesha me shpejtësi dhe zbrita nxitimthi në ballkonin e katit të poshtëm. Në çastin kur e kam parë mysafirin special, u pata shtangur; ai pinte çaj bashkë me gjyshin tim. Kush tjetër pos arsimtarit Agim?! Nuk kishte mundur të duronte pa më takuar. Mbaj mend se me gjithë fuqinë u pata hedhur në krahët e tij. Kishim tejkaluar raportin mësimdhënës-nxënës që rëndom ishte zyrtar. Atij burri që në klasë na fliste me vrull për figurat kombëtare, duke më shtrënguar fort, lotët i shkonin rrëke.

Të përlotur ishin bërë edhe sytë e gjyshit. Unë si fëmijë veçse isha mbytur në ngashërim. Më kujtohet t’i kem thënë se isha përmalluar shumë për të. Ai i përsëriti ato që unë i thashë. Ma dha fjalën se do të kthehej në shkollën tonë sërish. Nuk vonoi shumë dhe ashtu ndodhi.

Për katër vjet me radhë arsimtari i ka dhënë hov pasionit tim për historinë; më veçonte në lexime shtesë, më bënte kontrollor detyrash shtëpie për klasën tonë, më sugjeronte që ta studioja historinë… E për studime nuk i jam bindur. Mbase ka qenë gjëja e vetme që nuk e kam realizuar nga këshillat e tij. Sidoqoftë, historinë nuk e kam zgjedhur për profesion, por e kam kultivuar si pasion. Kam pasur fatin që edhe në gjimnaz ta kem një mësues historie tjetër të mirë. Sigurisht edhe ky ka qenë një tundim.

Ndonjëherë njeriu mund të mallkojë teknologjinë e avancuar. Ashtu siç bëra unë sot. Informacionet në kohë reale dinë të bëhen të neveritshme, veçmas kur sjellin diçka të trishtueshme. As imagjinata ime më e bujshme nuk do të dëftente rastin që sytë e mi do të lexonin njoftimin në internet se viktima e radhës nga virusi COVID-19, një person me inicialet A.H, mund të ishte vetë ai…

Ai të cilin e kisha takuar vitin e kaluar, ia kisha dhuruar një libër timin dhe e kisha pyetur nëse i kishte ngelur hatri se nuk kam studiuar në Fakultetin e Historisë… Ai që më ishte përgjigjur se besonte në punën time pavarësisht përzgjedhjes, se ishte krenar që më kishte dhënë mësim dhe se herë pas here po përmendte emrin tim te filloristët e rinj si një nxënës që e kishte dashur shumë… Unë isha skuqur nga kjo që po më zinin veshët plot pesëmbëdhjetë vite pas ndarjes nga bankat e shkollës fillore. Për të unë do të mbetesha i njëjti; nxënësi i tij. Dhe ai, mësuesi im.

Sot, kur mendjen s’e kam të një kalamani dhe i kuptoj ndarjet, bile edhe të tillat pa kthim, nuk mund të mos e bluaj në kokë prapë pyetjen që më preokuponte si fillorist: pse iku arsimtari Agim? Madje pa u përshëndetur.

Ndoshta tani mund ta di përgjigjen, por s’e gjej dot forcën t’ia them vetes.
Agimi – sikurse emri i tij – do të ndritë në kujtesën time përgjithnjë paçka sot na e ngrysi qiellin.

- Advertisement -

Më Shumë

MPB: Vulat apostile nga nesër ofrohen edhe në Prizren

Agjencia e Regjistrimit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme për disa ditë radhazi është detyruar të mbyllë dyert për shërbime në...

Datat kur do të luhen ndeshjet e Championsit, kalendari deri në finalen e Lisbonës

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League. Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë...

Vidhen 40 metra rrethoja të metalta në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka raportuar se në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë vjedhur rreth 40m rrethoja të metalta të autostradës,...

ShBA-të kërkojnë nga Beogradi drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd tha të martën se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet...

Liverpool dhe Thiago arrijnë marrëveshje

Liverpool ka arritur marrëveshje me yllin e Bayern Munich-it, Thiago Alcantara, kurse gjiganti gjerman nuk do e ndalojë këtë lëvizje. Spanjollit i skadon kontrata në...

IKSHPK: Virusi është kudo, ju lutemi përmbajuni rekomandimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve, sepse virusi është...

Paralajmërimi i ‘zjarrtë’ i Taynës për këngën e re

Ndonëse i mungoi ndjekësve të saj, Tayna po kthehet me një projekt të ri muzikor. Ajo në Instagram ka hedhur një foto të shkëputur nga...

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama. Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Testi i Maturës, në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë

Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët...

Morena Taraku s’i ndal provokimet, lë pa fjalë fansat me foton e fundit

Morena Taraku është një ndër personazhet më të komentuara të showbizzit shqiptar, për shkak të jetës së saj private por gjithashtu dhe për fotot...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Gara për vaksinën

Çfarë po bëje në 10 janar 2020? Ishte e premte, kështu që ndoshta ke qenë duke bërë plane takimi me shokë. Ditët e normalitetit...

Hasi drejt një klubi të madh, interesim nga Turqia

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e një klubi të madh. Sipas gazetës “Arriyadiyah”, Hasi po ndiqet me interes nga skuadra e Feneberbahce, me...

Përurohet stadiumi i futbollit në Sërbicë të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, sot kanë përuruar stadiumin...

Pandemia riformëson punën në redaksitë e mediave lokale në Prizren

Mediat lokale në Prizren prej kohësh përballen me sfidën e mbijetesës, shkaku i të hyrave të kufizuara financiare nga marketingu. Situata e krijuar si...

Haskuka inspekton punimet në fshatin Gjonaj të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, sot kanë inspektuar punimet që po...

Lajmet e Fundit

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me...

Katër të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 101 numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...