11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Pse po i vrasim gratë?!

Shkruan: Denis Galushi

Për fat të keq, nuk ka ditë që nuk zgjohemi më lajme tragjike si; “Burri, e vrau gruan e tij’’, “E vret gruan dhe vajzën e tij’’, “Pas kërcënimit, e vret gruan’’…

Këto akte tragjike, për fat të keq, po ndodhin nga ata njerëz që vetit i thonë ‘’burra’’, e që kurrë nuk ditën me e dashtë krijesën më të butë dhe të bukur të krijuar për të – GRUAN.

Sipas librave të shenjtë, gruaja është krijuar nga pjesa e trupit të burrit, dhe për këtë arsye, natyra e saj dallon nga ajo, e burrit.

Gruaja, është krijuar nga pjesa e majtë e trupit të burrit, poshtë kraharorit të zemrës, më arsye që të përqafohet, mbrohet, dashurohet dhe të hynë në zemrën e tij , e assesi të lëndohet, shkelët, sulmohet apo vritet.

Në momentin e krijimit të femrës së parë në rruzullin tokësorë, burrit iu kishin mbyllur sytë, dhe nga trupi i tij, është dalë femra. Po t’i kishte sytë hapur dhe me vetëdije të plotë, atëherë nga dhimbja që do të përjetonte, asnjëherë nuk do t’i afrohej femrës, por do ta urrente.

Ndërsa, tek femra është e kundërta. Thonë që, gjatë lindjes, ajo është më plotë vetëdije dhe syhapur. Sepse, dhimbja e saj gjatë lindjes, atë e bënë më të mëshirshme ndaj foshnjës së saj, por edhe më të butë në përgjithësi.

Pra, përgjegjësia nëntë mujore në barkun e saj, vuajtja dhe në fund dhimbja gjatë lindjes, kapitullohet në mrekullinë e dashurisë, dhe jo të urrejtës edhe pse sakrifikoi jetën e saj. Shpirti i saj, dhuroi një shpirt tjetër. Butësia e saj e bëri atë më të fortë se guri!

Ndërsa, burri është më i fortë fizikisht, e femra më i fortë shpirtërisht. Për këtë arsye, ti, vetit që i thua, BURRE, zoti ta dha fuqinë që ta mbron vajzën, motrën, gruan dhe nënën tënde, e jo ta vrasësh!

Për fat të keq, shumica e ‘’burrave’’ dhe ne sot këtë nuk po e kuptojmë, prandaj edhe po i keqpërdorim gratë, nënat dhe vajzat e tona. Duke harruar qëndrimin tonë nëntë mujor në ‘’hotelin me dhjetë yje’’, ku gjitha i kishim gratis, gjatë kohës kur ishim askushi!

Por, prapë ne nuk jemi falënderues dhe i vrasim ato!

E, tani, që jemi bërë ‘’dikushi’’, a mundemi më shpjegu këtë se;
Çfarë ndjenje është që ta mbash dikë nëntë muaj në barkë?
Çfarë ndjenje është që ta ushqesh foshnjën më gji?
Çfarë ndjenjë është që, nga shpirti, të ngjallët edhe një shpirt tjetër?

Pasi që nuk kemi përgjigje, atëherë mos të kërkojmë libra të atille; “Si ta kuptosh një grua’’. Jo, jo. Nuk ka nevojë. Nuk është ajo analizë apo ndonjë punim shkencor. Gruaja është oksigjeni, uji dhe ushqimi yt shpirtërorë. Është bota për ty. Ajo nuk ka nevojë për kuptim, lexim e analizë. Dashuroje, mbroje, respektoje dhe ruaje. Po veprove kështu, atëherë vërtetë do ta kuptosh mrekullinë, vlerën dhe prezencën e saj.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit