9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Punëtoria në Prizren përfshihet nga zjarri

Një punëtori në Prizren është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të mërkurën rreth orës 05:30, ankuesi mashkull kosovar raporton se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri punëtoria e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

Vlera e dëmit të shkaktuar sipas ankuesit është rreth pesëqind (500) euro.

Nuk raportohet për të lënduar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit