10.6 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Pyetja e kryeministrit dhe një kujtim nga gjimnazi

Ditar Kabashi

U bënë plot vite qëkur u pata ulur për të parën herë në bankat e gjimnazit. Siç e do zakoni, java fillestare pati kaluar me njohjen e shoqeve e shokëve të klasës dhe të mësimdhënësve. Ishte një lloj deja vu e ciklit të mesëm të ulët, kur pas ndarjes nga mësuesja, numri i arsimtarëve na dukej si aradhe e pafund ushtarake, sigurisht, jo gjithaq miqësore.
Njërën prej ditëve të kësaj jave në gjimnaz, ndër tjerash, në klasën tonë erdhi një profesor. Kishte një stil të veçantë; tek ai, sikur i pamë shkëndijat se nuk do të lëshonte pe në disiplinë gjatë orëve të mësimit, por njëherësh nuk i mungonte as buzëqeshja në fytyrë.

Sapo përfundoi procedurat me ditarin (jo me mua), filloi t’i rrekej temave të ndryshme shoqërore, meqë edhe ligjëronte lëndë të kësaj natyre. Dita e mirë shihet n’sabah – thotë populli, dhe pyetjet që na i parashtronte për të provokuar një debat kolektiv në atë grup që ende nuk kishte krijuar një raport të shoqishoqëm, na kishte ngjallur përshtypjen se orët me këtë mësimdhënës nuk do të jenë të bezdisshme. Ashtu edhe doli të jetë; diskutimet me të ishin goxha atraktive.

Sidoqoftë, pak para se të cingëronte zilja, profesori na pyeti nëse kishim ndonjë pyetje a paqartësi rreth temave që u rrahën për rreth dyzet minuta. Një shok ngriti dorën dhe iu drejtua atij: “Profesor, e vërejta se nuk u prezantuat fare. Besoj se harruat, prandaj thashë t’ua kujtoj”. Për një çast, – vetë me vete – thashë hallall i qoftë këtij shoku, të cilit ia kisha mësuar emrin vetëm një ditë më parë. Kishte zbuluar një lëshim të pazakontë për një punonjës arsimi.
Profesori buzëqeshi prapë. “Jo, tha ai, nuk më ka dalë mendsh. Po kjo s’ka të bëjë me pyetjet që bëhen në orë të mësimit. Sapo të dal nga dera, këdo që e pyet në korridor se si quhem unë, do të të tregojë. Për këtë arsye, në klasë duhen bërë pyetje për çështje që nuk i ke kuptuar gjatë shtjellimit të leksioneve. Dhe mbaje mend: mos bëj shprehi të pyesësh për gjëra që mund t’i mësosh vetë.”

Si shumica e klasës, edhe unë, mbeta i shtangur. Ai profesor buzagaz sakaq m’u duk arrogant dhe përçmues ndaj nxënësve. Ndërkohë, ra zilja. Por që javën vijuese e kuptuam që nuk ishte i tillë. Thjesht, kishte një qëndrim më ndryshe.

Me fluturimin e viteve, kur po merrja udhë në rrugëtimin e gjatë të studimeve të larta, i kam rënë në fije asaj fjale të profesorit. Ajo paskësh qenë urtësi më vete, por atëbotë mosha na pamundësonte ta perceptonim siç duhet. Tani, kur shpeshherë më bien në sy pyetje e përgjigje të panumërta dhe po aq të panevojshme në diskursin publik, më sillen vërdallë mendjes ato fjalë të profesorit që u gdhendën në botëkuptimin tim tash e pesëmbëdhjetë vjet më parë.

***
Gjatë javës që lamë pas, në Kosovë ndodhi një rast i çuditshëm: kryeministri dha dorëheqje dhe më pas vazhdoi të ushtronte funksionin e kryeministrit. Për më tepër, ai vendosi që t’ia dërgojë një shkresë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar përgjigje në pyetjen se deri në ç’masë mund t’i shtrihej autoriteti vendimmarrës pasi kishte publikuar aktin e dorëheqjes.

Ja, ky veprim i tij ma përkujtoi rastin me profesorin e gjimnazit dhe porosinë e tij se nuk duhej bërë pyetje, të cilave vetiu mund t’u gjendet përgjigjja. Kështu edhe me ish-kryeministrin: do të mjaftonte që ta lexonte vetë Kushtetutën ose të paktën ta pyeste ndonjë jurist të pavarur nga paga qeveritare dhe përgjigjen do ta kishte në xhep.
Fundja, për çdo gjë nuk pyetet Gjykata Kushtetuese. Zaten, seç e kam një bindje se ndaj pyetjes në fjalë, edhe Gjykata do të përgjigjet si profesori im i gjimnazit. Natyrisht, në stilin e saj.

- Advertisement -

Më Shumë

Veturat e qeverisë së Kosovës, me qira më shtrenjtë se çmimi i blerjes

Prej më shumë se dy vitesh qeveria e Kosovës po shfrytëzon vetura me qira me çmime që marrin kosto më të lartë se vlera...

Policia ndaloi dy persona në Prizren për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Prizren për mosrespektim të masave të parapara për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Në raportin e policisë...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Dy të arrestuar në Prizren për mosrespektim të masave gjatë epidemisë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi nuk kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Siç është bërë e ditur...

Pamje nga droni: Kështu u fal Bajrami në Durrës

Falja e Bajramit në Durrës u bë në sheshin pranë xhamisë 19 minuta më herët 15 Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë...

Badallaj thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badallaj, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Seanca do të mbahet të premtën e kësaj jave. Për shkak të...

Thënie të pavdekshme nga njerëz të mëdhenj

“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë” – Albert...

12 policë të Prizrenit në mesin e të infektuarve me koronavirus

12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Prizren të premten janë zyrtarë policorë, ka mësuar KOHA. Të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë...

Prizren, shoqërohen në polici tre persona për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Prizren ka shoqëruar tre persona në stacionin policor për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Sipas...

Gravina: Kemi humbur 500 milionë euro, të rifillojë kampionati me çdo kusht

Në Itali po pritet me padurim data 28 maj, atëherë kur kryeministri Conte do të marrë një vendim përfundimtar rreth datës së rifillimit të...

Abrashi (VV): Një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014, është standard i dyfishtë ndaj VV-së

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë që një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga ai i vitit 2014, nuk do të ishte...

COVID-19, mbi 1 200 persona në Prizren rrezikojnë të mbesin pa punë

Pas përhapjes së COVID-19 numri i atyre që kanë vizituar qytetin historik të Prizrenin ka rënë dukshëm. Ekonomia e këtij qytetit varet kryesisht nga zhvillimi...

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prizren

Të premten rreth orës 00:16 është gjetur pa shenja jete një shtetas i huaj në Priren. Policia është duke e trajtuar këtë rast si vdekje...

Menaxhimi i mirë i pandemisë ka krijuar kushte për heqjen e disa masave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë...

Suksese “Liria” ime

Shkruan: Nol Elshani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë vendim që të përfundojë kampionati i Ligës së Parë, për shkakun që klubet nuk...

Familja Jahaj nga Gjonaj i Hasit kërkon ndihmë (Video)

Familja 5 anëtarshe Jahaj nga Gjonaj i Hasit jeton në kushte të rënda ekonomike. Në qershor, kjo familje do të mbetet në rrugë. Kryefamiljarja Shpresa Jahaj...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...