9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Qendrat e mjekësisë familjare në Prizren, do të fillojnë konsultimet me pacientë nëpërmjet telefonit

Nga data 6 prill në Prizren, do të fillojë shërbimin online në kujdesin parësor shëndetësor.
Vendimi është marrë nga Drejtoria e Shëndetësisë, me qëllim të shmangies së grumbullimeve për nevoja mjekësore.

Drejtori i kësaj drejtorie Visar Shehu, tha se mjekët në qendrat e mjekësisë familjare, do të kenë komunikim me të gjithë pacientët eventualë përmes telefonatave dhe aplikacioneve tjera.

“Mjekët në qendrat e mjekësisë familjare, do të kenë komunikim me të gjithë pacientët duke dhënë këshilla dhe informacione për gjendjen shëndetësore të pacientëve në bazë të informatave të pacientëve”,shkruan Shehu në Facebook.

Sipas tij, qendrat e mjekësisë familjare, do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime normale si zakonisht.

“Ky është edhe një shërbim shtesë, i cili ofrohet për shkak te pandemisë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”.
“Pacientët këtë shërbim, do ta marrin duke telefonuar në numrat kontaktues që do publikohen së shpejti për secilën QMF, në bazë të rajonit ku operojnë”.
Deri më sot, në Prizren janë konfirmuar dy raste pozitive me COVID-19.

Më Shumë

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit