17.2 C
Prizren
E diel, 9 Gusht, 2020

Qeveria mund të zgjerohet edhe me PDK-në pas ngritjes së aktakuzave

Unifikimi të cilin e kërkoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka të bëjë me shmangien e zgjedhjeve dhe një krize institucionale në rast se i konfirmohet aktakuza për krime lufte presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-s, Kadri Veseli.

Burime të KOHËS brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se skenari i diskutuar me partitë në pushtet ka qenë zgjerimi i koalicionit aktual duke e përfshirë edhe Partinë Demokratike, së cilës do t’i takonte e drejta e propozimit të emrit për postin e presidentit dhe katër ministri.

“Ideja është që nëse i konfirmohet aktakuza Thaçit, ai të ofrojë dorëheqjen ashtu siç ka paralajmëruar dhe legjislatura aktuale e Kuvendit që ta zgjedhë presidentin e ri, që pritet të propozohet nga PDK-ja. Kjo parti po ashtu mund t’i marrë së paku katër ministri në qeverinë Hoti. Kjo bëhet me qëllimin që të shmangen zgjedhjet eventuale dhe Qeveria ta vazhdojë mandatin në kohën kur fillojnë gjykimet në Hagë”, ka thënë burimi, shkruan KOHA Ditore.

Në lidhje me këtë opsion gazeta ka pyetur në PDK dhe ka kontaktuar zyrtarë të lartë të saj, përfshirë zëvendëskryetarin Enver Hoxhaj e Memli Krasniqin, që është nënkryetar i Kuvendit nga radhët e kësaj partie, si dhe zëdhënësin Avni Bytyqi. Por nuk janë përgjigjur. Një ditë më herët Bytyqi u ka thënë mediave se PDK-ja është parti opozitare dhe deri më tani nuk është diskutuar tema e hyrjes në qeveri “në asnjë nivel vendimmarrës të partisë”.

Përfshirja eventuale e PDK-së në koalicionin të cilit i prin kryeministri Avdullah Hoti nuk është diskutuar as në organet e LDK-së. Gazeta ka kontaktuar dy prej nënkryetarëve të kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova. I pyetur për skenarin e diskutuar dhe mundësinë e përfshirjes së PDK-së, Haziri ka thënë: “Nuk kam qenë në takim me Edin kësaj here, më vjen keq që nuk mund të them asgjë”.

Ndërkaq Rugova nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo çështje të ngrihet për diskutim në të ardhmen, brenda strukturave të partisë. Ai po ashtu personalisht është shprehur kundër vendosjes së vijave të kuqe.

“Unë nuk jap deklarata pa u marrë një vendim në Kryesinë e LDK-së ose në Këshillin e Përgjithshëm. Në këtë fazë krejt këto mund të jenë spekulime. Brenda subjektit nuk është diskutuar ende kjo çështje”, ka thënë Rugova.

- Advertisement -

Më Shumë

“Jetimat e Ballkanit” shpërndanë 300 pako me mish në Malishevë

Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot ka shpërndarë 300 pako me mish për 300 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës. Shpërndarja e mishit...

Prizren, 33 fëmijë vijnë në jetë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren, gjatë katër ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 33 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse...

Avdyli: Covid-19 do të prodhojë analfabetë

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli, thotë se koronaviursi COVID-19 përveç që ka marrë jetë njerëzish, do të sjellë edhe dëme tjera afatgjate. Ndër to,...

Tërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, peng i ligjit të ri

Bizneset të cilat kanë pësuar humbje nga pandemia e koronavirusit, duhet të presin edhe miratimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që Qeveria...

Avancojnë punimet në Rrugën e Arbrit

Punimet në rrugën e Arbrit po ecin me ritme të shpejta ndërkohë që ndërtimi i saj do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën...

Në Prizren ankohen se ka devalvuar puna e Kuvendit komunal

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit ankohen se puna e këtij organi lokal si dhe Komiteteve të tij është zbehur. Sipas tyre, ka...

Driton Selmanaj rezulton pozitiv me COVID-19

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. “Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që...

Portreti i mikut, Bekim Fehmiu

Nga Ali Podrimja Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë “BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës” (2015). (“TEMA”,10.10.2008) Shpesh kam menduar si të shkruaj për Bekim Fehmiun....

VV-ja në pritje të PDK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti

Pas nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se janë duke e pritur Grupin parlamentar...

Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë Veriut. Seancën do ta udhëheqë kryetari në largim Talat Xhaferi. Seanca konstituive do të zhvillohet me votim mekanik dhe nën masa...

Mbyllen 12 lokale në Prizren, nuk respektuan masat anti-COVID-19

  Dymbëdhjetë lokale janë mbyllur mbrëmë në Prizren, për shkak mosrespektimit të masave ant-COVID 19. Nuk kanë munguar edhe gjobat financiare. Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve në...

“Pa PDK-në nuk mund të sigurohen numrat për rrëzimin e Qeverisë”

Nisma e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti, është vështirë e realizueshme...

Krushë e Vogël/ Familja e të ndjerit tash e 12 ditë në pritje të rezultatit për COVID-19

Jeton Rashkaj nga Krusha e Vogël e Prizrenit ka varrosur babanë e tij me procedura të njëjta sikur në rastet kur bëhet fjalë për...

Rikthehet Europa League, sot luhen këto ndeshje

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen katër ndeshje, tri prej të cilave e kanë luajtur ndeshjen e parë, ndërsa Inter dhe Getafe do...

TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund

Një zyrtare e lartë e aplikacionit të famshëm, TikTok, është kundërpërgjigjur ndaj planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e kësaj platforme në...

Prizren, arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Policia në Prizren ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton PrizrenPress. Arrestimet kanë ndodhur në dy raste të ndara. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit

Mozzik anulon edhe tubimin në Prizren për shkak të masave kundër koronavirusit

Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm sot në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të...

Vetaksident në hyrje të Malishevës

Para më pak se një orë në hyrje të Malishevës një shofer i një automjeti është vetaksidentuar duke rënë në kanalin e ujërave atmosferike,...

Duke ndodhur: Zyrtarët e Qeverisë publikojnë foto duke ekzekutuar 170 eurot për punëtorët

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë po ekzekutojnë 170...

BRE – një pasthirrmë e çuditshme

Shkruan: Prof. Gani Rudaj E vetmja shkencë shoqërore që merret me tërësinë e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë si...

12 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 315 numri i të vdekurve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Dje ishin 303 të vdekur kurse sot është njoftuar edhe...