7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Quni shpreh ngushllime për vdekjen Nikollë Kërhanajt

Anton Quni, kryetar i LDK-së në Prizren, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit dhe ish kryetarit të nëndegës në Zym, Nikollë Kërhanaj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ikur nga kjo botë, veprimtari ynë i ditëve të para, ish kryetar i nëndegës në Zym, shkrimtari, historiani, etnologu dhe mësuesi i dashur, Nikollë Mark Kërhanaj”, ka shkruar Quni në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ikur nga kjo botë, veprimtari ynë i ditëve të para, ish kryetar i nëndegës në Zym, shkrimtari, historiani, etnologu dhe mësuesi i dashur, Nikollë Mark Kërhanaj.

Mësuesi Kërhanaj do të jetoi në kujtimet tona si njeriu i urtë dhe i fjalës, dashamirës i pendës, artit e i kulturës dhe intelektuali i palodhur që organizoi me dekada Manifestimin Letrar për At Shtjefën Gjeçovin.

Veprimtaria letrare e shkencore e Nikollë Kërhanaj, do të shërbejë si udhërrëfim për ne dhe brezat e ardhshëm se si duhet të punohet e ruhet e kaluara jonë e lavdishme përmes veprave.

Lidhja Demokratike e Prizrenit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Kërhanaj, komunitetit letrar, kolegëve, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve e njerëzve me të cilët i ndjeri ka rrugëtuar.

Me veprimtarinë e Nikollë Kërhanajt nuk do të ndjehen krenar vetëm familja e tij, jo vetëm Prizreni e Kosova por e gjithë hapësira shqiptare.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, pushofsh në paqe e shpirti të bëftë dritë Nikollë Kërhanaj.

LDK – Prizren

Kryetar,
Anton Quni

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit