20.3 C
Prizren
E premte, 5 Qershor, 2020

Quo Vadis, Akademi Suedeze?! Handke Nobelist. Turp!

Shkruan: Agim Vinca

Juria e Akademisë Suedeze i akordoi Çmimin Nobel për letërsi për vitin 2019 shkrimtarit austriak Peter Handke.

Nuk dimë ç’thuhet në arsyetimin e saj, por është e qartë se ky është një vendim i turpshëm! Madje më shumë se kaq!

Fashisti Handke nderohet me çmimin më të lartë letrar në botë, ndërkohë që bota ka dhjetëra shkrimtarë më të mëdhenj se ai!

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur trupat hitleriane marshonin Evropës, nuk u dha Çmimi Nobel, për arsye morale, kurse tani i jepet një shkrimtari që ka përkrahur krimet fashiste në Ballkan!

Me këtë vendim skandaloz, Komiteti i Nobelit ua ka lëkundur eshtrat në varr Tomas Manit, Andre Zhidit, Alber Kamysë, Herman Heses,Visllava Shimborskës dhe sa e sa laureatëve të tjerë të këtij çmimi, që kanë qenë jo vetëm shkrimtarë të mëdhenj, por edhe humanistë të mëdhenj.

Njeriut që mori në mbrojtje shkaktarin e luftërave në ish-Jugollavi, diktatorin serb Sllobodan Millosheviq; që e vizitoi atë në burg në kohën kur gjykohej për krime të luftës në Hagë; që mori pjesë në varrimin e tij, i jepet çmimi më i lartë letrar në botë: Çmimi Nobel!

Kjo është fiasko morale e këtij çmimi dhe e institucionit që e jep atë.

Në vitin 2007, teatri më me renome në Francë, Comédie-Française, kishte marrë vendim për heqjen nga repertoari të një drame të Handkes, pasi drejtori i tij kishte lexuar në shtyp një artikull në të cilin flitej për pjesëmarrjen e shkrimtarit austriak në varrimin e Millosheviqit.

»Unë jam i gëzuar të jem pranë Sllobodan Millosheviqit, i cili e mbrojti popullin e tij», pati deklaruar Handke me atë rast, duke valëvitur flamurin serb.

Kaq mjaftoi që kryeadministratori i teatrit francez, Marcel Bozonnet, pas bisedës me aktorët dhe regjisorin, të merrte vendimin për ndalimin e shfaqjes së Handkes me arsyetimin se autori i saj: “ka fyer viktimat”.

Akademia Suedeze thuajse nuk ka dëgjuar për këtë.

Amoraliteti i saj ka arritur kulmin. / KultPlus.com

- Advertisement -

Më Shumë

Djali i Fatmir Limajt thotë se s’do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti

Djali i Fatmir Limajt, Durimi ka mohuar se do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti. Ka thënë se përmendja e tij si Ministër është...

Aurela Gaçe: Nuk jam Vip, jam një njeri që njihem…

Lufta dhe përpjekjet për t’u bërë VIP (Very Important Person – Person shumë i rëndësishëm) janë bërë karakteristikë dalluese e epokës që jetojmë. Të shumtë...

Prizreni ndër komunat më të prekura me COVID-19, sot dalin testet edhe për 32 persona

Në komunën e Prizrenit deri më tani janë identifikuar 134 raste me Covid-19, ku 54 prej tyre janë raste aktive, 75 të shëruar kurse...

Ishte modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake që mori si pagesë

Kënga “Sa t’kom dasht” e Nora Istrefit është një ndër këngët më të suksesshme të këngëtares shqiptare. Të shumtë kanë qenë figurantët dhe modelet që...

Një rast me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar. Rastet...

Aksident në Petrovë të Prizrenit, shoferi bëhet për spital

Të enjten, në fshatin Petrovë të Prizrenit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, transmeton PrizrenPress. Një gjë e tillë është bërë...

Sot shënohet Dita e Mjedisit, pastrohet zona turistike në Prevallë

Dita e Mjedisit do të shënohet sot në Kosovë me një aktivitet në Prevallë që fillon me pastrimin e zonës turistike në Prevallë, organizuar...

Koronavirusi prek edhe remitencat e diasporës

Shumë qytetarë të Kosovës janë të varur nga remitencat, që luajnë rol të madh edhe në ekonominë e Kosovës. Megjithatë, si pasojë e pandemisë...

Veseli: Qeveria e re do të jetë vazhdim i mashtrimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë seancën e sotme se Vetëvendosje dhe LDK i mashtruan qytetarët e Kosovës duke ju...

Vrau vëllain në dasmë në Krajk të Prizrenit, dënohet me pesë vjet burgim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  SH.L., nga fshati Krajk i Prizrenit...

Kurti: Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, s’mund të pranoj atë që e shkarkova

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër nuk do të bëjë pranim dorëzimin e detyrës së kryeministrit tek Avdullah Hoti. “Aktgjykimi...

Foton e Anastasiyas duhet ta shihni dy herë, ja pse

Anastasiya Kvikto është superbomba ruse. Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku edhe njëherë ka treguar trupin seksi që ka. Por Anastasiya ia ngacmoi mendjen...

Kërkohet komision për t’i hulumtuar dëmet e bizneseve gjatë pandemisë

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, ka kërkuar që të formohet një komision i pavarur nga ekspertët për...

Anton Quni kërkon nisjen e shërbimit ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, tha se duhet të merret në konsideratë nga Qeveria Hoti nisja e shërbimit ushtarak. Ai në mbledhjen e sotme të...

Haskuka shkarkon nënkryetarin dhe tre drejtorë të LDK-së

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sipas burimeve të TV Prizreni, ka marrë vendim për shkarkimin e 3 drejtorëve të LDK-së në qeverinë...

Anton Quni s’e di nëse do të mbetet Ministër

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të vazhdojë të jetë në të njëjtën pozitë,...

Lajmet e Fundit

Reagon LDK në Prizren, pas shkarkimit të nënkryetarit dhe tre drejtorëve

Është prishur përfundimisht koalicioni mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes në Prizren. Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, ka reaguar pak orë pas shkarkimit të katër...

Balaj-Halimaj: Emërimi im zëvendëskryeministre, nuk është befasi

Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, demantoi zërat se ajo nuk është përzgjedhur për këtë potë nga strukturat e partisë dhe se...

Edhe 4 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se prishja e një anshme e koalicionit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dëshmon për paqëndrueshmërinë...

Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga të gjithë konsumatorët që t’u përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet...