21.1 C
Prizren
E shtunë, 6 Qershor, 2020

Radari mbi lirinë e shprehjes

Faton Ismajli 

Policia dhe prokuroria e kanë ndërtuar një standard të ri, të keq, në drejtësinë e çoroditur të shtetit për atë se çka është “liri e shprehjes” dhe se çka është “pengim i personit zyrtar”. I kanë arrestuar dy persona pse të tjerëve ua kanë mundësuar të tregojnë vendndodhjen publike të policisë me radar. Me këtë veprim është shkelur me dy këmbët liria e shprehjes. Liria për të dhënë dhe për të marrë informacione i papenguar. Gabimin e organit të ndjekjes dhe akuzës duhet ta ndreqin gjyqtarët, nëse lënda shkon në gjykim.

Mos u çudisni nëse nesër në mëngjes e shihni me pranga në duar gazetaren Edita Doli.

Sipas kutit të Policisë, Edita prej vitesh e shkel ligjin pse i informon qytetarët për vendndodhjen e radarëve.

Pak a shumë, njësoj u ka ndodhur edhe dy qytetarëve të Kosovës, të cilët janë arrestuar të martën vetëm pse kanë krijuar një grup në “Viber” dhe ua kanë mundësuar të tjerëve të shpërndajnë informacione për vendndodhjen e policëve, të cilët kanë dalë në rrugë për t’i dënuar shoferët që vozisin shpejt.

Dallimi i gazetares me dy personat e tjerë është vetëm te kanali i komunikimit: Edita komunikon në radio, e dy të arrestuarit e kanë përdorur “Viber”-in për t’ua mundësuar të tjerëve të njoftojnë se ku ndodhen “specat”.

Dikush duhet t’ia sqarojë policisë dhe prokurorisë se Kushtetuta e këtij vendi e ka rregulluar lirinë e shprehjes dhe e ka paraparë kur duhet të kufizohet ajo. Rrjedhimisht, i ka përcaktuar rrethanat se kur mund të shpërndahet informacioni dhe kur ndalohet një veprimtari e tillë.

“Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush”, shkruhet në Nenin 41, Pikën 1.

Pra, sipas Kushtetutës, secili person në këtë tokë dardane ka të drejtë të shpërndajë dhe të marrë informacione i papenguar nga askush. Secili ka të drejtë edhe të shpërndajë dhe të marrë mesazhe, po ashtu, i papenguar.

Dy të arrestuarit e kanë bërë pikërisht atë që e thotë Kushtetuta e Republikës. Kanë shpërndarë informacione përmes një mediumi.

Akti më i lartë juridik i shtetit i ka paraparë edhe rastet kur kufizohet liria e shprehjes.

“Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare”, thuhet në Kushtetutë.

Pra, liria e shprehjes, liria për të treguar informacione, për të marrë informacione kufizohet, nëse një informacion i tillë nxit dhe provokon dhunë dhe armiqësi mbi baza racore, kombëtare, etnike ose fetare.

Grupi në “Viber” nuk ka nxitur asnjë provokim dhe as dhunë. As armiqësi në baza etnike e fetare. Krejt çka kanë bërë ata dy persona është se kanë treguar se ku ndodhen policët e Kosovës.

Nuk tregojnë për ndonjë veprim të fshehtë të policisë, por për daljen e tyre publike në rrugë për ta kontrolluar shpejtësinë e veturave.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se dy personat janë arrestuar pasi kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave, bazuar në Kodin Penal. Nuk kanë specifikuar se cilat nene i kanë shkelur, pasi lënda ka shkuar në procedurë të rregullt dhe rrjedhimisht dy personat e arrestuar janë lënë të lirë të mbrohen.

Në Kodin Penal, në Nenin 401, Pikën 2 të Kodit Penal të Kosovës sqarohet se në çfarë situatash konsiderohet se një veprim “e pengon dikë në kryerjen e detyrës zyrtare”.

“Kushdo që merr pjesë në një grup të personave që me veprim të përbashkët e pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Në situatën konkrete, prokurori duhet të argumentojë se cilin polic e kanë penguar dy të arrestuarit. Duhet të argumentohet se pse e kanë penguar. Qysh e kanë penguar? Me çfarë veprimi? A është pengim i personit zyrtar, nëse dikujt i tregon se dikush ndodhet në rrugë? Krejt këto pyetje kërkojnë përgjigje bazuar së pari në Kushtetutë, e pastaj edhe në ligjet e zbatueshme.

Edhe diçka. Pra, dy të arrestuarit s’e kanë njoftuar askënd, por ua kanë mundësuar të tjerëve ta njoftojnë njëri-tjetrin.

Në fakt, grupi i shoferëve në “Viber” s’ka bërë kurrfarë pengimi në kryerjen e detyrave zyrtare të policisë. I ka ndihmuar të ketë më pak punë. Ka ndihmuar të jenë më të kujdesshëm shoferët dhe, rrjedhimisht, i detyron policët të dalin më shumë nëpër rrugë, t’i ndërrojnë vendet. Pra, i vetëdijeson policët se duhet të kontrollohen rrugët.

Kontrollet me radar nuk janë operacione të fshehta dhe bëhen, pra, në vende publike. Bile ka edhe programe të navigimit nëpër vende të ndryshme të BE-së që tregojnë se në cilat vende ka kontrollues të shpejtësisë si formë e vetëdijesimit. Ky është edhe një argument më shumë se s’ka kurrfarë pengimi në kryerjen e detyrës zyrtare pse dikush tregon se policia ndodhet në rrugë. Pra, njoftimi se ka radar në një rrugë është njësoj sikurse shenjat e komunikacionit që njoftojnë për kufizimin e shpejtësisë.

Para së gjithash, Policia s’e ka dhe s’duhet ta ketë prioritet dënimin e shoferëve, por vetëdijesimin e tyre. Pavarësisht këtyre komunikimeve nëpër grupe, bazuar në shifrat e publikuara, çdo ditë në Kosovë dënohen mesatarisht një mijë shoferë. Pra, me fakte mund të konstatohet se s’është ulur numri i gjobave në trafik për shkak të këtyre njoftimeve.

Meqë lënda ende s’ka marrë epilog, por vetëm sa ka nisur procedura penale e ndjekjes së dy personave vetëm pse kanë shpërndarë informacion publik për vendndodhjen publike të policisë, duhet ta shohim vendimin e gjykatës. Nëse lënda përnjëmend përfundon me aktakuzë ndaj këtyre dy personave, atëherë i mbetet organit që vendos në emër të popullit ta përmirësojë gabimin e organit të akuzës. Të mos e dënojë dikë pse i ka përdorur mediet për të shpërndarë informacione në mënyrë të papenguar, siç saktësohet në Kushtetutë.

Nëse ndodh e kundërta, duhet të blejmë pako me cigare dhe t’ia dërgojmë gazetares së emisionit “Radar” në Burgun e Lipjanit./Gazeta Express/

- Advertisement -

Më Shumë

Brescia i ndërpret kontratën Mario Balotellit

Klubi i Brescia-s i ka ndërprerë kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk u paraqit për asnjë ditë në qëndrën stërvitore, pas rikthimit. “Il Messaggero”dhe “Gazzetta...

Vetëvendosje në Prizren fillon peticionin për zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka hapur tendën e saj në sheshin “Sheshi i Lidhjes”, ku qytetarët u përgjigjen masovikisht nëpërmjet peticionit se duan zgjedhje. “Tenda...

Detaje rreth personit të infektuar me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

Pas një jave në Prizren rikthehen rastet e reja me coronavirus në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu ka thënë për RTV...

Punëtorët e Kurtit largohen nga zyra e Kryeministrisë

Disa punëtorë që kanë qenë pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit Albin Kurti, janë parë teksa kanë liruar zyrat e kryeministrisë. Me dokumente në dorë, Ekonomia...

LDK e sigurt se i ka votat, analistët jo

Pazaret politike, rritja e kërkesave të deputetëve po konsiderohen nga njohësit politikë si mundësi që të dështojë votimi i ekzekutivit të kryesuar nga nënkryetari...

Deputeti i NISMA-s Haxhi Shala: Për momentin vota ime është kundër Qeverisë Hoti

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të votojë koalicionin e ri që pritet ta ndërtojë qeverinë. Shala...

Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Ky objekt pasqyron identitetin tonë kombëtar dhe kulturor në vend . Ky monument konsiderohet...

Anton Quni s’e di nëse do të mbetet Ministër

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të vazhdojë të jetë në të njëjtën pozitë,...

Mustafa gjen fajtorin pse nuk e fituan Prizrenin kur degën e LDK-së e udhëhiqte Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë tandemi që kanë kundërshtuar në vazhdimësi vendimet dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas zgjedhjeve të 6...

Prizren: 7 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për...

A po e synon LDK-ja postin e presidentit sërish?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja e synon postin e presidentit sërish, ashtu siç e ka...

19 raste me COVID-19- asnjë në Prizren

NËNTËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE NJËZET E KATËR TË SHËRUAR! Sot më 03 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,...

Haxhi Avdyli i del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së: Unë u besoj numrave, e jo fjalëve e perceptimeve

Deputeti Haxhi Avdyli ka dalë kundër liderit të partisë së tij, Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic. Mustafa para pak minutash përmes një postimi në Facebook...

Kurti: Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, s’mund të pranoj atë që e shkarkova

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër nuk do të bëjë pranim dorëzimin e detyrës së kryeministrit tek Avdullah Hoti. “Aktgjykimi...

Në Prizren vijnë në jetë 22 fëmijë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 22 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

Haskuka për LDK-në: E kam të pamundur vazhdimin e koalicionit në Prizren

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka nga radhët e LVV-së, është deklaruar lidhur me dhënien fund të koalicionit me LDK-në, në këtë komunë. Haskuka është shprehur...

Lajmet e Fundit

Nga e hëna 24 orë lëvizje, ata që hyjnë në Kosovë nuk vetizolohen, njofton ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie në mbrëmje, ka komunikuar masat e reja lidhur me pandeminë Covid-19. Ai tha se nga...

Terapia e mjekëve spanjollë: Plazh për të sëmurët me COVID-19

Mjekët spanjollë kanë gjetur një kurë të veçantë për pacientët e sëmurë me COVID-19. Ata kanë vendosur që pacientët që ndodhen nëpër spitale t’i çojnë...

Hatim Baxhaku letër Haskukës: Kështu nuk e ka burrëria

Zyrtari i lartë i LDK-së, Hatim Baxhaku i është drejtuar me një letër kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskukës, pas prishjes së koalicionit me subjektin...

LDK-ja e konsideron “vendim primitiv” prishjen e koalicionit nga Haskuka në Prizren

Dje në orët e vona, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se e ka prishur koalicionin që e ka pasur me LDK-në. Ndarjen...

Totaj: Dështuan në zbatimin e Pakos emergjente, u braktis ekonomia e vendit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se si rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë së kaluar, Kosova duhet të jetë e...