25.4 C
Prizren
E enjte, 2 Korrik, 2020

Rahovec/ Bledar Hasku deklarohet i pafajshëm për cenim të fshehtësisë së votimit

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Bledar Hasku, është deklaruar i pafajshëm për cenim të fshehtësisë së votimit.

Ai akuzohet se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë mbajtur më 6 tetor 2019, në Kosovë, në shkollën fillore “Xhelal Hajda Toni”, në Rahovec, në mënyrë të kundërligjshme cenon fshehtësinë e votimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzë thuhet se ai në cilësinë e komisionerit të KQZ-së, gjatë procesit nga lista e votuesve me telefon ka fotografuar rreth dhjetë emra, e më pas, përmes rrjetit social “Facebook”, ia ka dërguar një personi tjetër.

Në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramiz Buzhala, i akuzuari Hasku deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Më pas, meqenëse i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësi Gëzim Pozhegu seancën e shqyrtimit të dytë e ka caktuar që të mbahet më 16 dhjetor, në ora 10:00, derisa e ka njoftuar të akuzuarin se ka të drejtë t’i paraqesë kundërshtimet lidhur me provat si dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 29 tetor 2019, Bledar Hasku po ngarkohet me veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 6 tetor 2019, rreth orës 16:00, në Rahovec, pikërisht në vendvotimin e vendosur në shkollën fillore “Xhelal Hajda Toni”, në mënyrë të kundërligjshme cenon fshehtësinë e votimit në zgjedhjet nacionale për vitin 2019 për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që i pandehuri në cilësinë e komisionerit të KQZ-së, ditën kritike gjatë procesit nga lista e votuesve, me telefon ka fotografuar rreth dhjetë emra, e më pas ia ka dërguar përmes rrjetit social Facebook, shokut të tij Minir Vuqiterna. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

BE ende pa vendim për rihapjen e kufijve, amerikanët pritet të…

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të vendosin të premten për një liste të vendeve të sigurta, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë...

Ballkani i qëndron afër Dritës në fitoren bindëse ndaj Vushtrrisë

Ballkani ka fituar me rezultat bindës në Therandë kundër Vushtrrisë 3-1 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës. Vendasit e filluan mjaftë...

Varri i hapur nga drejtësia e kapur!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Për të flisnin gjithë njerëzit e qytezës Lumjeti, për tregtim të qenieve njerëzore edhe pse ishte në moshë të thyer, ai kishte...

Mos na e çani bythën se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Ushtri e lavdishme në një mjedis të palavdishëm : Rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve asnjëherë nuk u ndërpre , që...

Guardiola flet për Sanchon, kjo është deklarata befasuese e tij

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e transferimit të yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, si një zëvendësim për Leroy Sane,...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, pushuesit nga Kosova dynden drejt plazheve të Shqipërisë

Temperaturat e larta janë shoqëruar me një trafik të ngarkuar në rrugë dhe dyndje të njerëzve në bregdet këtë fundjavë të fundit të qershorit. Plazhet...

Prizren, një grua goditet nga vetura

Një grua ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në rrugën "Ekrem Rexha" në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur...

21 vjet nga masakra e Pastaselit të Rahovecit

Të mbijetuarit e fshatit Pastasel të Rahovecit, bien e zgjohen me kujtimet tronditëse të masakrës së vitit 1999. Ata tregojnë se si u masakruan të...

Rama vizitë dyditore në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë. Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe nesër takime...

Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij pas publikimit të propozimaktakuzës nga Gjykata Speciale e Kosovës kinse për krime lufte, ka thënë se do...

LDK me telegram ngushëllimi pas vdekjes së Nikollë Mark Kërhanajt

Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK) ka dalë me në telegram ngushëllimi për vdekjen e veprimtarit Nikollë Mark Kërhanaj nga Prizreni. Në këtë telegram thuhet se...

John Fitzgerald Kennedy: “Unë jam berlinez!”

Ishte 26 qershori i vitit 1963, kur presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy shqiptoi në gjermanisht, frazën e famshme “Unë jam berlinez”, ndërsa po vizitonte...

1,144 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë, janë 1,144 raste aktive me Covid-19, që nga rasti i parë i shfaqjes më 13 mars deri dje pozitivë kanë rezultuar gjithsej...

Sivjet mbi 31 mijë studentë më pak se vitin e kaluar

Mbi 31 mijë studentë më pak ka Kosova këtë vit krahasuar me një vit më parë. Kjo e dhënë është evidentuar përmes raportit “Statistikat...

Komuna e Suharekës pret alokimin e 1 milion € nga MTI-ja për përfundimin e sheshit të qytetit

Projekti i ndërtimit të sheshit në komunën e Suharekës i paraparë të përfundojë në këtë vit mund të shtyhet për shkak të buxhetit. Mjetet financiare...

ZYRTARE: Kriza e rezultateve, shkarkohet trajneri i Valencias

Trajneri i Valencias, Albert Celades është shkarkuar pas një seri rezultatesh të këqija. Klubi ka konfirmuar se Voro Gonzalez do të marrë përgjegjësinë e përkohshme...

Lajmet e Fundit

Edhe sot asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

63 TË SHËRUAR DHE 73 RASTE ME COVID-19! Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Këtë muaj ngrihet aktakuzë për rastin e shpërthimit në Zhur ku humbi jetën një polic

Një incident i rëndë kishte ndodhur në fillim të këtij viti në Zhur të Prizrenit, atje nga shpërthimi që ndodhi në shtëpinë e Iran...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...