16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rahovec / I akuzuari pranon se kishte hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit nga ku kishte vjedhur orë dore, telefon, laptop dhe gjëra tjera

I akuzuari për vjedhje të rëndë, Bajram Pista, ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Enis Gashi, i akuzuari ka thënë se e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur, “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes gjashtë anëtarësh, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Gjithashtu, i akuzuari Pista ka thënë se shumica sendeve të vjedhura i janë kthyer të dëmtuarit, ndërsa për ato të cilat nuk iu kanë kthyer, është i gatshëm t’ia kompensojë.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ismet Kërqagu, ka thënë se i mbrojturi tij një veprim të tillë e ka bërë si rrjedhojë e shoqërimit me persona jo të duhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që i mbrojturi i tij të lirohet nga paraburgimi, pasi që një masë e tillë është ndërmarr për mbledhjen e provave dhe për të siguruar prezencën e tij në gjykim dhe nga tash sipas tij, këto rrethana pushojnë së ekzistuari.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Enis Gashi, i cili ka thënë se është bërë në mënyrë vullnetare, në konsultim me mbrojtësin e tij dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykatësi Ilir Rashkaj, ka njoftuar palët se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 23 prill 2019, në ora 10:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 11 prill 2019, ndaj Bajram Pista, duke e ngarkuar atë me veprën penale “vjedhje të rëndë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 07 shkurt 2019, rreth orës 19:30, në Rahovec në rrugën “Sadedin Hajda” me qëllim që vetit apo tjetrit t’i sjellë përfitime të kundërligjshme merr pasurinë e të dëmtuarit Ali Zatriqi.

Në aktakuzë thuhet i akuzuari në ditën kritike hap derën kryesore të shtëpisë duke hequr një xham depërton brenda dhe aty vjedh një orë dore në vlerë 250 euro, një telefon të tipit “Iphone 5S”, në vlerë 350, një laptop me vlerë 400 euro, një varëse të arit në vlerë 200 euro, një “Sony Playstation”, në vlerë 200 euro dhe një “burmashinë”, dhe largohet në drejtim të panjohur. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit