7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Rahovec/ Shpallet i pafajshëm i akuzuari se e ka penguar drejtorin komunal në kryerjen e detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, Nebih Elshani.

Sipas aktgjykimit të shpallur të martën, nga gjykatësi Ilir Rashkaj, nuk është provuar se Elshani ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohej, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Rashkaj, deklaroi se kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 22 gusht 2016, ndaj Nebih Elshani, duke e ngarkuar atë me veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 29 qershor 2016, rreth orës 09:10, në Drejtorinë për Gjeodezi, Katastër dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, shkon në zyrën e të dëmtuarit, drejtorit të kësaj drejtorie, Kujtim Popaj dhe në shenjë revolte lidhur me një kontest rreth hapjes së një rruge, fillimisht ngrihet në këmbë dhe me tone të larta e kanos atë, duke iu drejtuar me fjalët “nëse kjo rrugë do të hapet do të kesh punë me mua”.

Në aktakuzë thuhet se ai me këtë veprim e ka penguar personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, detyrë kjo e autorizuar në bazë të ligjit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit