9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Rahoveci vazhdon me fitore në Superligë

Rahoveci ka shënuar fitoren e katërt në katër ndeshje të stinorit pranveror, duke mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 82:92 (16:23, 21:25, 20:18, 25:26), në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mysafirët nga Rahoveci e kanë nisur ndeshjen më mirë dhe kështu kanë arritur ta fitojnë çerekun e parë me rezultat 16:23, transmeton Klan Kosova.

Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 21:25, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:48.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë më e barabartë dhe mitrovicasit e fituan këtë pjesë 20:18.

Edhe 10 minutat e fundit ishin të barabartë (25:26), por Rahoveci e ruajti epërsinë e krijuar dhe fitoi në fund 82:92.

Te Trepça më të dalluarit ishin Dj Hanes me 33 pikë e gjashtë kërcime dhe Alante Fenner me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 25 pikë e katër kërcime dhe Darell Davis me 22 pikë e gjashtë kërcime.

Trepça ka katër fitore dhe 15 humbje, kurse Rahoveci 15 fitore dhe pesë humbje.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lajmet e Fundit