7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ramadan Muja dënohet 2 vjet burg me kusht

Ramadan Muja(E plotësuar) Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai është dënuar me dy vjet burg me kusht.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, 2 vjet me kusht

Ish- drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadik Paçarizin është dënuar 6 muj me kusht

Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, 5 muaj me kusht

Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, 5 muaj me kusht

Abdullah Tejecin – ish-drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës,1 muaj me kusht

Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, 1.5 muaj me kusht

Aktgjykimi ndaj Mujës shpallet në ora 15:00?

Aktgjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë ish-drejtorëve të Ekzekutivit, pritet të shpallet sot në ora 15:00. Trupi gjykues pas mbylljes së seancës së parë ka paralajmëruar se aktgjykimi mund të shpallet në këtë kohë nese palët pajtohen për një gjë të tillëë

Dita e fundit e gjykimit të Ramadan Mujës 

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, sot do të përballët me gjykimin e fundit në Gjykatën Themelore në Prizren. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00. Muja do të përballët me momentin më të vështirë në karrierën e tij politike.”Nuk ka ndryshuar asgjë.Seanca do të mbahet sot”, konfirmoi  për ‘PrizrenPress”, avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha.

Në këtë seancë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj tij dhe pesë ish-drejtorëve të Ekzekutivit të Prizrenit. Muja dhe ish-drejtorët e tij, nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, kurse për një vit rresht, ai është përballur me procesin gjyqësor të udhëhequr nga një gjykatës i EULEX-it.

Muajn e kaluar ishte shtyrë verdikti i gjykimit të “Mujës dhe të tjerëve”.Në seancat gjyqësore Muja ka deklaruar se është i pafajshëm,ndonëse ka pranuar se ka bërë shkelje procedurale në dy raste,atë të caktimit të ndërtimit të Fabrikës së Çokolatës “Kamila” dhe shkollës “Mehmet Akif”.

“Gjithçka që km bërë ka qenë në të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Muja.

Kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, i cili që nga 25 marsi i vitit të kaluar ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit, në seancat e mbajtura muajn e kaluar ka përmendur 13 marsin si data të mundshme për shpalljen e aktgjykimit.Ndërkaq, nuk është përjashtuar 14 marsi.

Prokurorja e EULEX-it,Natasha Vicary, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ramadan Muja me gjithë përballjen me këtë proces gjyqësor në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar është rizgjedhur kryetar i Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit