16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ramadani: Në Korishë po hulumtojmë burimin e koronavirusit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot se situata epidemiologjike në të gjitha komunat e Kosovës është në menaxhim, ndërsa tha se edhe rasti në Korishë të Prizrenit ku nuk po dihet burimi i infeksionit është duke u hulumtuar.

Ramadani në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini tha se janë tejet të kujdesshëm që numri i të infektuarve në Korishë të mos rritet.

“Në Korishë nuk dihet burimi i saktë i infeksionit. Sot do të hulumtohen edhe kontaktet…”, ka thënë drejtori i IKSHP-së, raporton Telegrafi.

Ai bëri të ditur se testimet po kryhen varësisht indikacioneve dhe nuk ka vonesa në këtë drejtim. Sipas tij, të gjitha rastet e kontaktit të gjurmuar e të testuar një ditë më parë kanë dal negative.

Megjithatë sipas tij, nuk ka vend për kënaqësi dhe apeloi te qytetarët që të mos dalin pa nevojë dhe t’i zbatojnë rekomandimet e Institutit.

“…. Jemi në fillim të prillit moti po përmirësohet dhe lus qytetarët të mos grumbullohen… Ruani higjienën, mbani distancën se do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi”, tha Ramadani.

Duke folur për veriun e Mitrovicës, tha se janë të gatshëm të shkojnë në veri e jug, kudo që është e nevojshme.

Drejtori i IKSHP-së bëri të ditur se sot do të jenë në terren në Mitrovicë dhe varësisht prej indikacioneve do të veprojnë. /Telegrafi/

Më Shumë

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

Lajmet e Fundit