25.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

“Rapsha 2013”, SHKA “Malësori” nga Gjonaj u vlerësua për veshjen më origjinale

Tuz-Rapsha-2013Festivali Mbarëkombëtar “Rapsha 2013” filloi me defilimin e grupeve pjesëmarrëse nëpër qendër të Tuzit e më pas vazhdoi në skenën e hapur verore, pranë liqenit të Shkodrës, në Vitojë.

Ky aktivitet i madh, i cili bashkoi në Tuz shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare, zgjati katër ditë, nga 16 deri me 19 gusht, raporton portali Malësia.

Gjatë këtyre ditëve në Malësi u bashkuan mijëra adhurues të këngës dhe valles popullore shqiptare. Ishte bashkim i vëllezërve dhe motrave të një gjuhe, kulture e tradite.

Në festivalin “Rapsha 2013” për katër ditë rresht, morën pjesë numër i madh artistësh popullorë. Përpara një numri të madh publiku u prezantuan 21 grupe dhe shoqëri kulturore-artistike me 423 artistë. Në festival u paraqitën 56 këngë, 43 kërcime e valle, 17 rapsodi, 20 melodi orkestrale, 4 rite e ligjërime, dhe tetë lloje kostumesh (veshjesh tradicionale/kombëtarë) me disa variante.

Festivali kishte karakter garues ku grupet konkurruese u vlerësuan nga juria profesioniste e përbërë nga: z. Esad Ruka (drejtor i qendrës kombëtare për veprimtari folklorike), z. Dilaver Kryeziu (profesor – koreograf), prof. dr Ardian Ahmetaj (profesor në Universitetin e muzikës në Vjenë), si dhe koordinator i tryezës për debatim ishte Zymer Neziri.

Puna e jurisë nuk ishte aspak e lehtë, pasi të gjitha grupet paraqitën një program të pasur.

Me çmim të karrierës u nderuan Vebi Peci, valltar i shoqërisë “Trepçe“të Mitrovicës, Gjovalin Ndreca i grupit të Pukës, Salla Shabani, mjeshtër i prodhimit të instrumenteve i grupit “Besa” Gostivar.

Për valltarin më të mirë të festivalit u zgjodh Rifat Ymeri i ansamblit “Kamëza”, valltarja më e mirë e festivalit u shpall Diellza Reçica nga ansambli “Dita” Shtimje e Kosovës.

Vallja më e mirë e Festivalit u zgjodh vallja e ansamblit “Gjergj Kastrioti” nga Michigan SHBA.

Rituali më i mirë i festivalit u shpall ai i SHKA “Minatori”-Kosovë.

Këngëtari më i mirë u vlerësua Marash Dushaj i SHKA “Dedë Gjo Luli”-Malësi, kurse këngëtarja më e mirë Fatlinda Abazi e grupit “Minatori i Ri”-Kizhnicë-Kosovë.

Rapsodi më i mirë i festivalit u shpall Nikollë Preçi i grupit të “Mirditës”.

SHKA-MalsoriGrupi i cili u paraqit me veshjen më origjinale u vlerësua SHKA “Malësori”-Gjonaj-Has-Prizren.

Instrumentisti më i mirë në çifteli u shpall Ervin Gega i grupit të Pukës.

Në të njëjtën kohë drejtuesi më i mirë artistik u shpall Shtjefën Ujkaj nga SHKA “Besa”-Triesh.

Grupi instrumental më i mirë shpall Orkestrina me instrumente popullorë të rrethit të Pukës.

Çmimet kryesore të ansambleve folklorike të edicionit të katërt të festivalit mbarëkombëtar të folklorit burimor “Rapsha 2013” vijojnë si më poshtë: Me çmim të tretë u nderua Grupi i Urës Vajgurore-Berat. Me çmim të dytë u nderua SHKA ”Besa” nga Trieshi, kurse me çmim të parë dhe fitues i edicionit të katërt të Festivalit mbarëkombëtar “Rapsha 2013” u shpall SHKA “Bashkimi Kombëtar” nga New York-u.

- Advertisement -

Më Shumë

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për mësimdhënës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Kliko linkun e konkursit https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/08/Konkursi-Gusht.pdf

“Hardh Fest”, me rockerin anglez Robert Plant, synon ta sfidojë pandeminë

Kantautori anglez Robert Plant, i cili në vitin 2011 ishte radhitur si lideri më i mirë nga revista e amerikane “Rolling Stone”, ka mundësi...

Ironia me përditshmërinë në ekranin online të “DokuFestit”

Yllka Leti me delikatesë vendos ngjyrën mbi pëlhurën e bardhë. Ajo është e zonja në art. “Jam piktorja më e mirë”, thotë në filmin...

Mashtroi qytetarin duke i marrë para, arrestohet i dyshuari në Medvec të Prizrenit

Dje në fshatin Medvec të Prizrenit është arrestuar një person për mashtrim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit të policisë, i dyshuari me anë të mashtrimit i...

Zgjedhja e Pirlos dhe frika e shkarkimit nga Juventusi, rrëfehet Paratici

Juventusi i surprizoi të gjithë duke zgjedhur Andrea Pirlon trajner të ri të skuadrës. 41-vjeçari nuk ka eksperiencë në pankinë, por është i sigurt...

Komuna e Malishevës vazhdon të punojë me staf të reduktuar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, edhe sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku...

Cilësohet si ‘Henry i ri’, Milan arrin marrëveshjen për transferimin e talentit suedez

Sulmuesi suedez, Emil Roback konsiderohet si një ndër talentet më të mëdha në Europë. Për 17 vjeçarin, i cili është në pronësi të klubit...

12 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 315 numri i të vdekurve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Dje ishin 303 të vdekur kurse sot është njoftuar edhe...

Ja sa litra shi për metër katror ranë këto ditë në Prizren

Më së shumë reshje të shiut nga një gushti, e deri më sot ka patur në Ferizaj, derisa në shumicën e qyteteve shiu po...

Vdes vëllai kryetarit të Suharekës

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetw vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Ai ka thënë se përpjekja më e madhe...

Ish-bordi i përkohshëm i drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor” në Prizren: Arsyetimi për shkarkim është i pa bazë

Ish-bordi i përkohshëm i drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor” përmes një komunikate për media ka thënë se arsyetimi për shkarkim nuk qëndron dhe si i...

Gasperini karikon Atalantën: Me PSG-në do kualifikohemi, e gjithë Italia bën tifo për ne

Atalanta luan nesër ndeshjen ndaj PSG-së në Champions. Kjo mund të jetë ndoshta sfida më e rëndësishme në historinë 112-vjeçare të klubit italian. Por...

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League

Pas përfundimit të dy ndeshjeve të fundit në raundit  1/16-ave, të cilat u luajtën mbrëmjen e sotme, ku kualifikuan Barça dhe Bayern Munich pasi...

Avancojnë punimet në Rrugën e Arbrit

Punimet në rrugën e Arbrit po ecin me ritme të shpejta ndërkohë që ndërtimi i saj do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën...

Befasohet Barcelona, një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus

Rast me koronavirus te Barcelona. Ekipi i famshëm spanjoll, ka marrë lajmin e keq dy dutë përpara sfidës çerekfinale kundër Bayern Munchen në Champions...

Kina paralajmëron sanksione ndaj politikanëve amerikanë

Ministria e Jashtme e Kinës ka paralajmëruar se do të aplikojë sanksione ndaj zyrtarëve të SHBA-së, përfshirë edhe senatorët Ted Cruz e Marc Rubio,...

Lajmet e Fundit

16 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...