8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Real Madrid fitoi Kupën para 40 vitesh ndaj ekipit B

Real Madrid është një nga klubet më prestigjioze dhe me më shumë trofe të fituara në botë, ku mjafton të përmendim 13 herë Champions League, 33 titujt në La Liga dhe 19 Kupat e Mbretit. Los Blancos janë pranë fitimit të titullit të 34-t, teksa Barcelona ka 26.

Por katalanasit krenohen vetëm me një trofe kundrejt Real Madrid, Kupën e Mbretit, teksa e kanë fituar plot 30 herë. Megjithatë, pikërisht te ky kompeticion, ka një histori që shumë e kanë harruar apo nuk kishin lindur.

Plot 40 vite është bërë një nga finalet më të veçanta të futbollit. Dhe kjo ka ndodhur në Kupën e Mbretit. Real Madrid pati përballë Real Madrid Castilla, ose e thënë ndryshe, ekipin e dytë, të financuara nga e njëjti klub, nga e njëjta presidencë.

Në vitin 1980 ecuria e mirë e dy ekipeve solli që në fnale të përballeshin dy ekipet e një klubi. Nuk kishte ndodhur dhe nuk ka ndodhur kjo më pas në asnjë nga ligat në Europë. Çështje fati, sidomos për ekipin e dytë.

Ndeshja është zhvilluar para 65 mijë tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”, teksa ekipi i parë i Realit fitonte me rezultatin 6-1. Normale, ekipi i parë dominonte, kishte lojtarët më të mirë në përbërje, por gjithsesi, pati rivalitet për as sa mund të rezitonte ekipi i dytë.

Risia është se 3 lojtarë të ekipit të dytë kaluan mejëherë tek ekipi i parë në sezonin e ardhshëm, duke lehtësuar arkat e klubit për të mos bërë blerje të shtrenjta në vitin 1980. Aktualisht Real Madrid Castilla gjendet në kategorinë e tretë, teksa pak vite më parë ishte në vendet e para në La Liga 2,  por rregullorja nuk e lejon të ngjitet në La Liga, për shkak se është ekipi i parë.

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit