16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Real Madrid

Skuadra e cila vetëm dje zyrtarizoi trajnerin e ri, Real Madrid, pritet bashkë me ndërrimin e trajnerit, të sjell por, edhe të largoj disa lojtar gjatë kësaj vere, ku kryesisht këto transferime priten pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Derisa së fundmi, madrilenët para fillimit të Botërorit sapo kanë arritur akordin me skuadrën braziliane Santos për talentin e tyre, Rodrygo, për të cilin Real Madrid kishte njoftuar se pret ta nënshkruaj edhe më herët.

17 vjeçari do ta kalojë edhe një tjetër sezon në klubin e Santos, para se të kaloj në “Santiago Bernabeu”, pasi të dy klubet kanë gjetur gjuhë të përbashkët për transferimin e tij për 45 milionë euro.

Përndryshe skuadra e Santos, do ta marrë 80% të shumës së pajtuar, ndërsa pjesën e mbetur të kartonit të lojtarit Reali do ta blejë nga vetë talenti.

Më Shumë

Gjendet në humnerë personi që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur burri nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur dje. Policia ka bërë me dije se...

Kërkohet ndihmë financiare për 48-vjeçaren nga Prizreni, duhet të bëjë transplant të veshkës

48-vjeçarja Bedrije Dullaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve. Bedrijes i duhet të bëjë transplant të veshkës. Operimi duhet të bëhet...

Lajmet e Fundit