16.8 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Rebelim për klimën, në Berlin nisin protestat

Mbrojtësit e klimës demonstrojnë në Berlin. Aktivistët e “Extinction Rebellion” bllokuan madje edhe trafikun për të tërhequr vëmendjen për katastrofën klimatike.

Protesta të lodh. Adrienit mund t’ia dallosh këtë tek rrathët e zinj tek sytë. Ai ngrihet që në orën 5 të mëngjesit në Berlin për të demonstruar dhe bllokuar rrugët. E si shumë pjesëmarrës të tjerë mban simbolin me rreth të organizatës “Extinction Rebellion” – rebelim kundër shuarjes – të cilin e ka qepur në xhupin e zi. Shenja të kujton një orë-rëre, simbol dhe paralajmërim: Koha po mbaron!

“Dal në rrugë për të zgjuar më shumë vëmendjen për katastrofën e klimës para nesh.” Adriene është 37 vje? dhe nuk do ta thotë mbiemrin për Deutsche Wellen, as ta fotografojnë nuk dëshiron. Ai bashkë me 600 demonstrues të tjerë paralizuan një nga akset rrugore më të rëndësishme të Berlinit, „Großer Stern”. Aksioni ishte paqësor, policia qëndroi e tërhequr. Edhe protesta të tjera të tilla në kryeqytetin gjerman janë zhvilluar pa shumë rrëmujë.

Organizatorët i thanë Deutsche Welles, se janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë e Berlinit për të biseduar e koordinuar masat që duhen. Bllokada e trafikut ishte vetëm hapja e siparit për një seri aksionesh që janë planifikuar këtë javë në kryeqytet me disa aksione edhe nga artistët. Të mërkurën do të bllokohet edhe një urë në Berlin. Por edhe në kryeqytete të tjera europiane si Londra, Parisi, Kapstadt, Madrid janë planifikuar aksione të ndryshme këtë javë.

“Duam të tregojmë, sa urgjente është gjendja. Ne ndodhemi në një krizë ekologjike”, thotë Claire Wordly, profesore në Universitetin Cambridge në Britaninë e Madhe dhe aktiviste e “Extinction Rebellion”. Kjo lëvizje u themelua vitin e kaluar në Londër me qëllimin që të zgjojë opinionin për krizën e klimës. Ajo kërkon që qeveritë të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për klimën. Synimi: Të gjitha vendimet politike, që bien ndesh me kapërcimin e krizës së klimës duhet të shfuqizohen sa më shpejt të jetë e mundur. Deri në vitin 2025 duhet të reduktohen në zero emetimet e gazit karbonik të shkaktuar nga njeriu.

Ndryshe nga “Fridays for Future” lëvizja “Extinction Rebellion” është më shumë një organizim i lirë që drejtohet edhe tek të rriturit. “Extincition Rebellion nuk e lë protestën vetëm në dorë të fëmijëve dhe të rinjve, thotë aktivistja Claire Wordly për Deutsche Wellen.

Ka edhe një dallim tjetër me lëvizjen e nxënësve të Greta Thunberg: “Ne përdorim mosbindjen civile. Pra jo dhuna, por bllokimi i rrugëve, lidhja para ndërtesave qeveritare janë për ne mjete legjitime”, thotë aktivistja.

Ligji gjerman për klimën – një vrimë në ujë?

Në Berlin protestuesit janë të zemëruar, për shkak të një njoftimi. Sipas “Spiegel Online”, ligji për klimën i qeverisë së Merkelit realisht do të jetë edhe më i vakët, se sa është thënë deri më tani. Kjo del nga projektligji që do të miratohet të mërkurën nga qeveria, sipas gazetës online. Ndryshe nga parashikimet nuk do të jetë viti 2040 objektiv kombëtar për reduktimin e dioksidit karbonik, edhe premtimi që Gjermania deri në vitin 2050 nuk do të prodhojë më gazin karbonik është lëkundur.

Kreu i zyrës së kancelares, politikani i CDU-së, Helge Braun, e ka kundërshtuar këtë në televizionin gjerman, ZDF. „Ky program është shumë më i mirë, se sa bëhet sot e ditur”, ka thënë ai. Edhe kancelarja Merkel i ka kundërshtuar këto zëra dhe ka thënë se mbikqyrja e objektivave të klimës është e fiksuar „qartësisht si drita e diellit në ligjin për klimën”.

Për Adriene paketa e klimës së qeverisë ishte hedhje hi syve. Thoni të vërtetën, kërkon ai. „Ndryshimi i klimës nuk është di?ka që do të na vijë pas 100 vjetësh, por ne jemi brenda tij.“/DW

- Advertisement -

Më Shumë

Jones siguron veshët para meçit kundër Tysonit

Roy Jones Jr raportohet se i ka siguruar veshët e tij para meçit të shumëpritur kundër Mike Tysonit në shtator, shkaku i shqetësimeve se...

Vaksina e kompanisë Novavax nxit prodhimin e antitrupave kundër COVID-19

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa,...

Tërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, peng i ligjit të ri

Bizneset të cilat kanë pësuar humbje nga pandemia e koronavirusit, duhet të presin edhe miratimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që Qeveria...

ZYRTARE: Roma me pronarë të ri, shitet për 591 milion euro

James Pallota ka vendosur ta shesë Romën dhe tani ka një marrëveshje zyrtare, që është komunikuar edhe nga vetë klubi italian. Tashmë pronësinë e...

Tërbohet rinia shqiptare, alkool dhe ‘shkuma party’ (FOTO)

Festat në bregdet, shkuma parti me muzikë, pa asnjë distancim dhe masa anti Covid që as respektohen mes të rinjve. Kjo është panorama e...

Familja Beqiri nga Dragashi në hall me sëmundje dhe skamje (VIDEO)

Një familje nga Dragashi nuk po ka mundësi që ta dërgojë për shërim jashtë vendit anëtarin e vet 14 vjeçar. Ai vuan nga deformimi i...

I pastrehu përlot botën: Zakonisht gjumin e bëj në rrugë, ndërsa tani…

Rrugë të shkreta, njerëz pa shtëpi, qindra viktima e mijëra persona të lënduar, kjo është panorama e këtyre ditëve në kryeqytetin libanez Bejrut. Situata kaotike...

Kryeminister, liroje popullin e Kosovës

Seremb Gjergji Panevojen e izolimit të popullit, e ka dëshmuar edhe vet Kryeministri Hoti – sepse gjendja nuk është aspak e rrezikshme si po proklamohet...

Organizoi dasëm në kohë pandemie, nisin hetimet ndaj prizrenasit

Një qytetar nga Prizreni kishte organizuar një aheng familjar në shtëpinë e tij në kohë pandemie. Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh, ndaj...

Rregullohen tri rrugë në Carrallukë të Malishevës

Kanë filluar dhe po vazhdojnë punimet në rregullimin e tri segmenteve rrugore në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës. Këto rrugë ndërtohen në kuadër...

Konfirmohen 7 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK...

E diela falas, në muze apo park arkeologjik

Pandemia ka sjellë kushte të reja, si për sjelljen ashtu edhe për argëtimin e më gjerë. Gjithmonë me interes për vizitorët, muzetë dhe vendbanimet...

Vdes një qytetare nga Theranda, ishte e infektuar me COVID-19

Ka ndërruar jetë një qytetare nga Theranda, e cila ishte e infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë,...

Në drejtim të detit, fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mungon kontrolli mjeksor

Edhe sot, ditë e dielë, në doganën e Morinit në orët e mëngjesit ka patur fluks të ngjeshur të lëvizjes.  Efektivët e Pikës së Kalimit...

Presidenti nderon mjekët që humbën betejën me COVID-19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nderuar pesë mjekët të cilët humbën betejën me COVID-19 pasi paraprakisht ishin infektuar në krye të detyrës. Kreu i...

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për mësimdhënës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Kliko linkun e konkursit https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/08/Konkursi-Gusht.pdf

Lajmet e Fundit

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

13 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Zbardhet ditari i ish-kreut të Hetuesisë, “Kadaresë i ishte përgatitur arkivoli”

I privilegjuar apo i ndjekur nga regjimi?! Kjo është pyetja që ngrihet prej 30 vitesh rreth figurës së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë pikë opinionet...

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...