25.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Regjisori britanik, Nicolas Roeg, i ftuar special i TIFF

Regjizori-britanik-320x230Më shumë se 1200 filma nga 91 shtete kanë aplikuar për të marrë pjesë në edicionin e 11 të TIFF, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër që mbahet çdo vit në Tiranë. Nga 955 filma, 640 janë në kategorinë fiksion, 94 janë filma të animuar dhe 131 filma dokumentarë. Pjesa më e madhe e filmave konkurrues janë prodhime të 2013-s, rreth 118 filma; 85 filma janë të vitit 2012 dhe 4 filma të 2011-s. Harta e vendeve që kanë prezantuar prodhimet e tyre kinematografike për të marrë pjesë në një festival shqiptar nis nga Afganistani, për të vazhduar më pas me vende si: Algjeria, Armenia, Austria, Bangladeshi (6 filma), Brazili, Kanadaja, Kili, Kina, Gjermania, Franca, SHBA (51), Greqia, Republika Çeke, Rusia etj. 12 filma nga Kosova janë prezantuar para organizatorëve të këtij festivali për të marrë pjesë. Ky festival në vite ka qenë edhe një tribu e mirë për t’u njohur me kinematografinë që bëhet në hapësirën tjetër shqiptare, Kosovë.

Regjisorët e rinj nga Kosova kanë sjellë prurje interesante, të cilat ishin një reflektim i situatës politike, kulturore dhe ekonomike të Kosovës pas luftës. Më 2007-n, regjisori nga Kosova, Burim Haliti, fitoi çmimin “Best Fiction”. Po këtë vit, filmi i regjisores së re, Parta Kelmendi, “Vdekja nuk pyet kur të vjen”, u shpall si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Vjet filmi nga Kosova “Sistress” i regjisorit Birol Urcan, fitoi çmimin e filmit shqip më të mirë, me motivacionin: “Një komedi karakteri, që të krijon përshtypjen e një komedie noble, të bazuar në një humor fin dhe delikat me situata goditëse të papritura. Një film që sjell në ekran një copë jetë plot vërtetësi, duke ndërtuar marrëdhënie njerëzore e karaktere të gjalla”. Sipas organizatorëve, cilësia e filmave pjesëmarrës në këtë edicion është i një niveli të lartë. Për herë të parë në TIFF do të marrë pjesë një film britanik “Banketi i martesës”. Këtë vit, festivali do të ketë edhe një sesion të quajtur “Big short in Japan”, me filma japonezë, në bashkëpunim me “Short Film Festival in Japan”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në edicionin e 2014-s të këtij festivali, në Japoni do të ketë një sesion të filmit shqip. Festivalit do t’i bashkëngjitet edhe prodhimi i parë i filmit shqiptar britanik. Ashtu si çdo vit, TIFF do të sjellë në Tiranë emra të njohur të kinematografisë botërore. Organizatorët janë duke mbyllur negociatat për të sjellë në Shqipëri një prej personazheve më të njohura të kinemasë britanike regjisorin Nicolas Roeg. I njohur për stilin e tij në kinema, Roeg ka qenë një frymëzim për kastën e rinj të regjisorëve në Britani. Regjisori i suksesshëm, Christopher Nolan, është i influencuar nga kinemaja e Riog në realizimin e prodhimeve të tij kinematografike,shkruan Shqip.

TIFF pritet të hapë siparin më 23 tetor deri më 31 tetor, duke e kthyer tetorin këtë vit në muajin e kinemasë. Gjatë tetë ditëve të festivalit nuk do të ketë vetëm prezantime të filmave konkurrues, por edhe tryeza debati mbi atë çfarë këto prodhime kinematografike ofrojnë, apo situatën në të cilën ndodhet kinemaja botërore dhe ajo shqiptare sot. Një nga synimet e këtij festivali është dhe të nxjerrë në pah e promovojë prodhimet e reja kinematografike, kryesisht të regjisorëve të rinj që zgjedhin të nisin karrierën e tyre me filmat me metrazh të shkurtër ose ata dokumentarë. Gjatë 10 viteve të ekzistencës së tij, filmat pjesëmarrës në këtë festival kanë qenë dhe një leksion për kineastët e rinj, mbi mënyrën sesi duhen realizuar filmat. Çmimet e këtij viti janë “Filmi më i mirë i TIFF”, “Filmi më i mirë ballkanik”, “Regjia më e mirë”, “Aktori më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Çmimi i medias”, “Çmimi i publikut”. “Filmi më i mirë i shkurtër fiction”, “Filmi më i mirë i animuar”, “Filmi më i mirë dokumentar”, “Filmi më i mirë eksperimental”, “Filmi më i mirë i shkurtër Ron Holloway”, “Filmi shqiptar më i mirë i shkurtër” dhe “Filmi më i mirë nga studentët”. TIFF pritet të sjellë në Tiranë emra të njohur të kinemasë, të cilët do të jenë pjesë e jurisë, apo do të prezantojnë filmat e tyre. Vjet ky festival kishte jubileun e tij të parë, i cili u hap me dokumentarin “La nave dolce” të Daniele Vicari-t. Filmi, i cili ka fituar çmim në Festivalin e fundit të Venecias, rrëfen kalvarin e rreth 20 mijë shqiptarëve, që u nisën në gusht të vitit 1991 me anijen “Vlora” drejt brigjeve të Italisë, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Filmi më i mirë i festivalit vjet u shpall prodhimi rus “Siberia. Monamour” i regjisorit Slava Ross, si një “elegji prekëse, e treguar në traditën më të mirë kinematografike të stilit rus”. Po këtij filmi i shkoi edhe çmimi për fotografinë më të mirë.

- Advertisement -

Më Shumë

Faqja e njohur: 15 plazhet e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni në 2020-n

Shqipëria ruan shumë befasi për ju, shkruan Krishna Teja për faqen e njohur turistike pickyourtrail.com. ”Vija jugore bregdetare e Shqipërisë është e mbushur me fshatra...

Komuna e Malishevës vazhdon të punojë me staf të reduktuar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, edhe sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...

Pse e dashurojnë Kadarenë, francezët?

Botuar në 1973 dhe 1988 pas shumë vitesh censurimi: “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit”, nga shqiptari Ismail Kadare,...

Ironia me përditshmërinë në ekranin online të “DokuFestit”

Yllka Leti me delikatesë vendos ngjyrën mbi pëlhurën e bardhë. Ajo është e zonja në art. “Jam piktorja më e mirë”, thotë në filmin...

Mbi 200 persona mbesin pa pensione

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, ka mbetur e mbyllur që nga dita kur në krye të Qeverisë ka...

Modelja e njohur nuk përmbahet

Që kur ka vendosur të kalojë kohë vetëm, ajo nuk resht së bëri poza sensuale, si për t’i thënë fansave në Instagram që nuk...

Nga sot qytetarëve u shpërndahen paratë e pakos emergjente

Nga e sot, e hënë, do të nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset nga pakoja emergjente. Kjo është bërë e ditur me anë...

Udhëzimet e reja nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar qytetarët se nëse janë testuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk...

Vendbanimi i personave me COVID -19: 8 në Prizren, 1 në Zhur

Nëntë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID -19 në Prizren. Tetë prej tyre janë me vendbanim në qytet, kurse vetëm një në Zhur.

Deputeti Ukaj: PDK është marrë me gjykata jo me Prizrenin, VV edhe më keq se PDK

Deputeti gjaknxehtë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj për “Indeks-Intervistë” ka komentuar qeverisjen e dy partive politike PDK dhe VV në...

ZYRTARE: Guardiolës i vjen mbrojtësi i munguar

Manchester City ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Pas afrimit të Ferran Torres nga Valecia, klubi anglez ka siguruar edhe shërbimet e Nathan...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Mozzik anulon edhe tubimin në Prizren për shkak të masave kundër koronavirusit

Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm sot në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të...

Në Prizren shqiptohen 466 gjoba dhe 773 fletëparaqitje për mosmbajte të maskës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid19,...

Bizneset në Komunën e Dragashit në gjendje të rëndë

Pandemia përveç në shëndetin publik ka goditur edhe ekonominë në vend, ku bëjnë pjesë edhe bizneset nëpër komuna. Subjektet ekonomike më të goditura janë ato...

Lajmet e Fundit

16 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...