14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Rektori Temaj viziton Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizzren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj me bashkëpunëtorë ka vizituar Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ata, u pritëm nga prof. dr. Suzana Kuçi -Golemi, rektore; prof. dr. Elinda Dibra, albanologe dhe drejtuesi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, Erard Çurçija.

Pjesëmarrës nga Universiteti ishin edhe Prof. Asoc. Dr. Flamur Shala, dekan i Fakultetit të Filologjisë; Prof. Asoc.dr. Rifat Morina, pjesë e Fakultetit të Edukimit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit si dhe prof.asoc.dr. Izer Maksuti, pjesë e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, senator.

“Qëllimi i vizitës ishte kultivimi i marrëdhënieve në mes të dy universiteteve tona, shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e shkëmbimit akademik si të profesorëve, përmes promovimit të botimeve, leksioneve tematike njëditore, leksioneve bllok njëjavore, leksione për një semestër si profesor të ftuar, ashtu edhe të studentëve me qëndrime studimore, ndjekjen e një semestri në universitetin mikpritës, ekspedita të përbashkëta etj”, thuhet në njoftim të UPZ-së.

“U përmendën mundësi të realizimit të projekte të përbashkëta sidomos në fushë të turizmit kulturor, me interes për Shkodrën dhe Prizrenin si dhe në fushë të edukimit dhe të filologjisë”.

“Bashkëpunimi në mes të dy Zyrave tona për Marrëdhënie me Jashtë do të përshpejtonte dhe konkretizonte realizimin e këtyre projekteve, p.sh. përmes konkurrimit dhe fitimit të fondeve të programit Erasmus + etj”.

“Pas takimit në rektorat delegacioni ynë u pritë edhe nga Prof.asoc. dr. Edlira Bushati, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (ish shefja e departamentit të gjermanistikës), shefja e tanishme të gjermanistikës, Ilda Selmani dhe shefja e departamentit të romanistikës Prof.as.dr. Eliana Laçej. Ata prezantuan këtë fakultet dhe degët e tij, folën për stafin akademik, programet studimore, projektet etj”.

“U përsëritë gatishmëria për bashkëpunim dhe shkëmbim akademik të stafit dhe studentëve. U theksua nevoja e shkëmbimit të kuadrove deficitare, mësimdhënësve të nevojshëm për të mbuluar lëndët e ndryshme, veçmas në degën e gjermanistikës dhe anglistikës. Në këtë fakultet janë me interes për absolventët e universitetit tonë edhe programet e studimeve master”.

“Pasi në të dy universitetet tona kemi që shumë vite Lektoratin austriak, këtë fakt e shohim si një bazë të mirë për bashkëpunim në mes të dy departamenteve, fakulteteve, por edhe të universiteteve në trekëndëshin e vendeve Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Bashkëpunime të tilla do të mbështesin edhe integrimin mbarëshqiptar në vazhdën e këtij procesi të integrimeve europiane”.

“Duke aktualizuar marrëveshjet ndëruniversitare duhet të punohet në përshpejtimin e bashkëpunimit dhe heqjen e barrierave administrative ndërshtetërore në mes të dy vendeve tona”.

Më Shumë

Abdixhiku nga Prizreni kërkon rindërtimin e besimit të LDK-së

Është shënuar 34 vjetori i themelimit të LDK-së në Prizren. Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen LDK-së. “Ditën...

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për...

Lajmet e Fundit