11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rëndohet gjendja me Covid 19 e trajnerit shqiptar, niset urgjent drejt Turqisë

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 është nisur me urgjencë drejt Turqisë.

Prej disa ditësh Gega ishte në pritje të përmirësimit të gjendjes së tij dhe vendosi që të kurohej në shtëpi, por gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që mëngjesin e sotëm të udhëtojë drejtë Turqisë për një trajtim më të specializuar për mushkëritë

Një reagim në lidhje me gjendjen e trajnerit ka patur edhe klubi i futbollit të Kukësit në një postim në rrjetet sociale.

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit