21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Reshje shiu e bore në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas njoftimit për media, dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore.

“Kjo situatë meteorologjike me masa të ashpra nga veriu, do të ndikojë në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në ditët e ardhshme, pas ditës së martë përpos borës, parashihen edhe ngrica të lehta”, thuhet në njoftim.

IHMK njofton se të hënën, Kosova do të vazhdojë me kushte të ngjashme meteorologjike, sikur ditët paraprake.

“Nga dita e martë, masat e ashpra të ajrit, të cilat vijnë nga pjesa veriore e kontinentit, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Borë parashihet të bie, fillimisht në pjesën e Dukagjinit dhe pastaj të njëjta kushte do ta përfshijnë edhe pjesë tjetër të territorit. Të mërkurën temperaturat do të ulen dukshëm për shkak të reshjeve të parashikuara të borës. Vlerat e lehta negative parashihen të vazhdojnë deri të premten”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Kushtet biometeorlogjike do të jenë relativisht të mira, sa i përket cilësisë së ajrit, për shkak të qarkullimit të mirë të masave të ajrit të shoqëruara edhe nga elementet tjera meteorologjike, ndërsa këto vlera negative të temperaturave të parishikuara, nuk do të jenë në favor të pemëtarisë, sidomos te ato pemë që janë në fazën e lulëzimit.

Më Shumë

Zhduket një e moshuar në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të...

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Lajmet e Fundit