18.4 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

Rexhep Selimi – koalicionit: Ne po kthehemi te qytetarët, ju rrini mbrojeni Thaçin

Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në seancën ku pritet të bëhet votimi i Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Ani pse LVV’ja nuk po merr pjesë në seancën e sotme, Selimi ka shkuar në sallë të Kuvendit për të folur në emër të grupit parlamentar.

Ai ka thënë se seanca e sotme është tentim për të grabitur fitoren e qytetarëve.

“Seanca e sotme e thirrur për të bërë një qeveri të re është edhe një tentim për të bërë një hap më tutje për grabitjen e fitores së qytetarëve. Sot disa parti humbëse janë mbledhur bashkë për të sfiduar vullnetin e qytetarëve, ne sot kemi përballë ata që duan të bëjnë qeveri pa fituesin dhe pa qytetarin.

Kjo qeveri është rrjedhë e mashtrimit të dyfishtë, qytetarin dhe ne si partnerë tuaj. Është qeveri ilegale dhe ilegjitime sepse vije pas shkeljes së një pas njëshme të Kushtetues, për mandatimin e humbësit të zgjedhjeve për kryeministër.

Dekreti që sajoi presidenti juaj është i pabazuar në kushtetutë. Për fat të keq anëtarët e Gjykatës u kthyen në shërbim të partive”, ka thënë Selimi, derisa ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendim i saj ishte i padrejtë dhe këtë ia themi secilit në sy edhe atyre, padrejtësia është padrejtësi nga do që vie e nga kushdo që buron. Si jo legale do të jetë edhe jo legjitime qeveria që doni ta formoni, sepse nuk përfaqëson shumicën e votave. Ajo që po tentoni ta votoni nuk është Qeveria Hoti e as Thaçi 3, po qeveria e Thaçit që do të hidhet si një leckë pasi t’i arrijë qëndrimet. Kjo qeveri do të i shërbejë për legjitimimin e ndarjes së Kosovës. Po tentohet të bëhet një qeveri vazale që shtetin do ta kthejë në duar të individëve që kanë kapur edhe partitë politike.

S’na vjen keq për mocioni po pse rrëzuar shpresat. Mocioni s’ndodhi për tarifën e as për një ministër të shkarkuar, por, ishte i planifikuar që t’i hap rrugë një marrëveshje që po pret në sirtarët e Thaçit e Vuciqit.

I dimë qëllimet, i keni të cekëta por të rrezikshme, doni të përfitoni nga një situatë e rëndë për Kosovën”, ka thënë ai.

Selimi edhe njëherë ka përsëritur kërkesën e LVV’së për zgjedhje të reja.

A nuk jeni disa prej jush ata që kurrë nuk keni fituar zgjedhje? E kam fjalën sidomos për disa parti të vogla që tash kanë mbetur në fund të sallës, që presin nga përplasjet e të mëdhenjve për të fituar një copë pushtet. Për pak më shumë se 100 ditë juve qeveria jonë ua zbuloj rrënjët që kishin mbështjellë shtetin dhe mekanizmat e tij. Ju e planifikuar që qeveria e VV’së të bashkëpunonte me ju. Ju nuk mund të ndjeheshit mirë kur qeveria Kurti filloj çmontimin e kapjes së shtetit. Për 100 e më shumë ditë qeveria nuk bashkëpunoi me asnjë kriminel as në veri e as në jug. Ju nuk mund ta duroni qeverinë e LVV’së.

Pyesni familjet tuaj, votuesit tuaj, jam shumë i sigurtë për përgjigjet që do të merrni. Le të shkojmë në zgjedhje, e qytetarët na tregojnë ku e kemi vendin. Kërkesa jonë ka ardhur në respekt të sovranit. Ne duam zgjedhje duke respektuar edhe vullnetin e qytetarëve që po e shprehin përmes peticionit, nëse keni vendosur që të vazhdoni kështu, atëherë bashkë do të shihemi në përballjet tjera politike, ne kthehemi te qytetarët ju rrini në mbrojte të Thaçit”, tha ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Rrahen mes vete vëllezërit në Rahovec – dërgohen në mbajtje

Dy të dyshuar meshkuj (vëllezër) janë arrestuar nga Policia ditën e djeshme në Rahovec. Të njejtit pasi një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, njofton Klan...

Masat kundër pandemisë që u ndërmorën sot nga Qeveria Hoti

Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka vendosur masa në kuadër të menaxhimit të situatës kritike të krijuar nga COVID-19. Hoti pas mbledhjes me përfaqësues...

Deri me 5 korrik, 13 persona vdiqën në Prizren nga COVID-19

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, prej 75 vdekjeve sa kanë qen të regjistruara deri me datën 5 korrik më së...

Tetë kolegje nuk akreditohen, tri prej tyre do të mbyllen

etë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces për akreditim institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë...

Lajmi i fundit: 22 raste të reja me COVID-19 në Prizren

32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19! Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Rregullohet hapësira publike edhe te rrethrrotullimi në Studençan

Ambient i mirë dhe i bukur po bëhet edhe te rrethrrotullimi në hyrje-dalje të fshatit Studençan në Komunën e Suharekës. Kryetari i Komunës së Suharekës,...

Zyrtarët komunalë të Prizrenit dyshojnë se numri i të infektuarve është më i madh sesa tregojnë shifrat zyrtare

Autoritetet komunale të Prizrenit vlerësojnë se situata sa i përket pandemisë COVID-19 është serioze, marrë parasysh shtimin e rasteve në javët e fundit. Përfaqësues të...

Shqipëria rekomandohet për turizëm: Magjia e qyteteve dhe fshatrave shqiptare

Nëse jeni duke kërkuar për foto mahnitëse dhe një ambient të shkëlqyer, shihni qytetet dhe fshatrat me pamje magjike të Shqipërisë, shkruan Iuliana Marchian...

Aktakuza, dëshmia në Hagë dhe tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi

Bedri Islami Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të...

Barcelona e do, Messi kundër drejtuesve: S’bën, mos e blini këtë lojtar

Merkato e Barcelonës vijon të jetë e përqendruar në Serie A. Të gjithë emrat që përfliten si dëshira të klubit katalanas, duke nisur nga...

Vdes një inspektor nga Rahoveci i infektuar me koronavirus

Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus. Viktima është nga komuna e Rahovecit. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi. “Po...

Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren. Në qender do të...

Nuk e respektoi orën policore, arrestohet një person në Prizren

  Një person është arrestuar në Prizren, pasi nuk ka respektuar orën policore të COVID-19. “Nga njësiti policor është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili...

Mbyllet gastronomia nga ora 21:00 deri 5:00 të mëngjesit

Në takimin që pati kryeministri Avdullah Hoti me krerët e institucioneve shëndetësore ka marrë disa vendime. Ndër to është edhe mbyllja e lokaleve të gastronomisë...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Shuhet Morricone, kompozitori i jashtëzakonshëm!

 Enio Morikone, fituesi i çmimit “Oscar” vdiq në moshën 91-vjeçare. Kompozitori italian, i cili numëron më shumë se 500 filma, shtatë me bashkatdhetarin e...

Lajmet e Fundit

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me...

Katër të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 101 numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...