19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Rinovimi i kontratës së Lionel Messit është prioritet i Barcelonës

Megjithë problemet ekonomike me të cilat përballen shumë klube si rezultat i pandemisë coronavirus, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, mendon për Leo Messin dhe kontratën e tij të re, si përparësi në klub.

Kontrata aktuale e Messit ëstë valide deri në verën e vitit 2021, por ka një klauzolë që i lejon atij të largohet në fund të sezonit aktual.

Plani fillestar i Bartomeu ishte të zhvillonte një takim me babanë e Messit, Jorgen, në fillim të këtij muaji për të negociuar një marrëveshje të re për kapitenin, por ngjarjet e fundit e kanë shtyrë takimin.

Bartomeu do të priste ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër Napolit, e pastaj do të fliste me Messin.

Messi preferon opsionin, rinovim vit pas viti

Argjentinasi ka deklaruar dëshirën e tij për të qëndruar në Camp Nou në shumë raste.

“Për sa kohë që klubi dhe tifozët duan që unë të qëndroj nga ana ime nuk do të ketë asnjë problem. Kjo është ideja ime, të qëndroj këtu. Dua të fitoj një tjetër Ligës të Kampionëve, dua të fitoj më shumë La Ligas dhe ky do të jetë gjithmonë qëllimi im”.

“Gjithmonë ka pasur shumë klube të interesuara për mua të cilat madje kanë qenë të gatshëm të plotësojnë klauzolën time të lirimit dhe kam pasur shumë mundësi të largohem, por kurrë nuk e ka menduar”, kishte thënë Messi në një intervistë për Mundo Deportivo në janar.

Messi do të preferonte të nënshkruante një zgjatje deri në vitin 2022 , me të njëjtën klauzolë që do ta lejonte atë të largohej në mënyrë të njëanshme sikurse që e ka këtë të vitit 2021.

Qëllimi i Messit është të rinovojë kontratën çdo vit edhe pas atij vit, por Bartomeu e shes si një nga opsionet e fundit, duke dashur t’i  ofrojë një marrëveshje që do ta mbante yllin e saj deri në fundin e mbetur të karrierës së tij.

32-vjeçarit i është ofruar një kontratë për jetën, si ajo që i është dorëzuar Andrés Iniesta pak para se të nisej për Vissel Kobe , por ai preferon që ta lërë të hapur që nj ditë të kthehet te Newell Old Boys.

Më Shumë

Berisha viziton Bashkësinë Islame të Prizrenit, uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Dega në Prizren, Zafir Berisha sot ka vizituar Bashkësinë Islame të Prizrenit për të uruar festën kryetarit dhe kryesisë së...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit