19.3 C
Prizren
E shtunë, 8 Gusht, 2020

Rishikimi i buxhetit – u tha se do të miratohet këtë javë, ende nuk dihet se kur do të shkojë në Kuvend

Më 67 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.

Mos rishikimi i buxhetit, sipas Qeverisë, po e mbante peng ekzekutimin pagesave të Pakos Emergjente Fiskale për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të ndara për pandeminë COVID-19, shkruan Telegrafi.

Menjëherë pas miratimit të parë, Ministria e Financave ka kërkuar që Projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Po ashtu, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti javën e kaluar kishte thënë se shpreson se do të kalojë buxheti në lexim të dytë.

“Rishikimi i buxhetit ka kaluar në lexim të parë, ka kaluar me sa e di edhe në komisione janë shqyrtuar amendamentet e ndryshme. Unë pres që të hënën ose të martën të finalizohet dhe besoj që gjatë javës së ardhshme duhet të hyjë në seancë për lexim të dytë dhe të përmbyllet. Krahas kësaj e kemi dërguar në Kuvend edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku përfshihet ndryshimi i shtatë-tetë ligjeve të ndryshme në nene të caktuara, për të bërë të mundurën zbatimin për pako të rimëkëmbjes ekonomike”, kishte theksuar Hoti.

Lidhur me këtë, brenda kësaj jave ishte paraparë që të procedohet në Kuvendin e Kosovës miratimi i këtij Ligji, por që deri më sot nuk ka njoftim se do të ndodh.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati për Telegrafin tha se, procesi i plotësimit të Projektligjit ka përfunduar.

“Po ka përfunduar dje procesi. Komisioni për Komunitete të hënën kanë dështuar të mblidhen për shkak të kuorumit, mirëpo dje na e kanë dërguar letrën me rekomandime që nuk kanë vërejtje”, tha Murati.

Ai njofton se, raporti do t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit.

“Kështu që edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere pasi ka pranuar rekomandimet nga te tria komisionet e përhershme, ka mbajtur mbledhjen dhe ka miratuar raportin përfundimtar me amendamente, i cili i dërgohet Kryesisë së Kuvendit”, njofton ai.

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson të gjitha sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.

Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.

Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

13 të vdekur nga COVID-19 që nga dje

13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, raporton Express. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Protesta në Brazil, afër 100 mijë të vdekur nga virusi

Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e sindikatës së tregtisë në Brazil kanë protestuar kundër mënyrës së qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Shteti brazilian i është afruar...

I dyshuari në Suharekë godet me traktor një grua

Një grua në Suharekë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një traktor. Në bazë të raportit të policisë, i gjithë rasti ka...

IKSHPK-ja ka një apel të veçantë për të moshuarit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi. “Të nderuar familjarë të të...

16 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në gjithsejtë 300. Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 16 persona. “Numri total i...

Mbi 200 persona mbesin pa pensione

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, ka mbetur e mbyllur që nga dita kur në krye të Qeverisë ka...

Sindikata e Infermierëve dhe Mamive protestojnë nesër, kërkojnë pagë më të lartë për ndrrimin e natës

Nesër, Sindikata e Infermierëve dhe Mamive tjerë Shëndetësor me një protestë simbolike do t’i kërkojnë Qeverisë së Kosovës rritjen e pagesës së ndrrimëve të...

39 të vdekur nga COVID-19 në Prizren, 22 vetëm në korrik

Autoritetet komunale të Prizrenit, të enjten, në seancën e Kuvendit të Komunës kanë raportuar se në këtë komunë janë 108 raste aktive me COVID-19,...

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar...

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...

Avancojnë punimet në Rrugën e Arbrit

Punimet në rrugën e Arbrit po ecin me ritme të shpejta ndërkohë që ndërtimi i saj do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën...

Për herë të parë, Ilda Bejleri zbulon arsyen e shkëputjes nga televizioni

Prej disa muajsh moderatorja Ilda Bejleri është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë të enjte ajo ishte...

Presidenti nderon mjekët që humbën betejën me COVID-19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nderuar pesë mjekët të cilët humbën betejën me COVID-19 pasi paraprakisht ishin infektuar në krye të detyrës. Kreu i...

Modelja e njohur nuk përmbahet

Që kur ka vendosur të kalojë kohë vetëm, ajo nuk resht së bëri poza sensuale, si për t’i thënë fansave në Instagram që nuk...

Prizren, 5 aktakuza kundër pesë personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për...

Zyrtari i lartë i Policisë në Prizren, kapet duke kryer marrëdhënie seksuale në një motel

Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, me gradën kapiten, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit

Mozzik anulon edhe tubimin në Prizren për shkak të masave kundër koronavirusit

Këngëtari Mozzik nuk do të jetë i pranishëm sot në Prizren. Kështu u njoftua pak më parë për shkak të moslejimit të grumbullimit të...

Vetaksident në hyrje të Malishevës

Para më pak se një orë në hyrje të Malishevës një shofer i një automjeti është vetaksidentuar duke rënë në kanalin e ujërave atmosferike,...

Duke ndodhur: Zyrtarët e Qeverisë publikojnë foto duke ekzekutuar 170 eurot për punëtorët

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë po ekzekutojnë 170...

BRE – një pasthirrmë e çuditshme

Shkruan: Prof. Gani Rudaj E vetmja shkencë shoqërore që merret me tërësinë e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë si...

12 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 315 numri i të vdekurve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Dje ishin 303 të vdekur kurse sot është njoftuar edhe...