14.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Korrik, 2020

Rivitalizmi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren mbetet pa afat

Një plan për kthimin e vlerave të qytetit historik të Prizrenit, vitin e kaluar, bëri bashkë shoqërinë civile dhe institucionet vendase e ndërkombëtare dhe u prezantua në publik me pompozitet.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vitin 2019, u zotua ta fillojë pjesërisht zbatimin e pjesëve të caktuara të projektit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Një vit pas prezantimit të projektit ideor, Bashkimi Evropian e ka hapur thirrjen për planin zbatues dhe mbikëqyrës të rrugës “Marin Barleti”. Në thirrjen që financohet me fondet “IPA 2016” është përfshirë edhe kinemaja “Lumbardhi”. Buxheti maksimal është 350 mijë euro dhe thirrja është e hapur deri më 4 qershor.

“Qëllimi i kontratës është përgatitja e dizajnit të hollësishëm dhe çmimit të njësisë në dosjen e tenderit për punimet e rindërtimit në rrugën ‘Marin Barleti’ dhe kinemanë ‘Lumbardhi’, të cilat ndodhen në Qendrën Historike të Prizrenit dhe janë vende të mbrojtura të trashëgimisë. Detyra përfshin, përveç kësaj, mbikëqyrjen e plotë siç përcaktohet në kushtet dhe rregullat e PRAG-së për punime të ndërtimit, përfshirë mbikëqyrjen gjatë periudhës së përgjegjësisë së defektit”, shkruhet në thirrjen e BE-së.

Projekti “Rivitalizimi dhe integrimi socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën ‘Marin Barleti’” përfshin projektet e restaurimit për 14 ndërtesa të trashëgimisë kulturore dhe është udhëhequr nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe”. Është financuar nga MKRS-ja, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Britanike dhe u mbështet edhe nga Komuna e Prizrenit. Hartimi i këtij projekti nisi në maj të vitit 2018 me nënshkrim të Letrës së Marrëveshjes mes pesë palëve nënshkruese. Ish – ministri Kujtim Gashi, vitin që shkoi u zotua që me rishikim të buxhetit të ndajë mjete për ta çuar përpara këtë projekt, por me rënien e Qeverisë, edhe ky zotim ra në ujë.

E gjithë kjo nisi pasi që trevjeçarja Xheneta Gashi më 2016 humbi jetën shkaku i shembjes së një monumenti në rrugën “Marin Barleti”.

Enes Toska, menaxher i OJQ-së, “EC Ma Ndryshe”, ka thënë se organizata e cila ishte e përfshirë në hartim të projektit me QRTK-në në Prizren, shpreh shqetësim për shtyrjen e punimeve në rrugën “Marin Barleti”.

“Edhe banorët shprehin indinjatën dhe humbjen e besimit tek autoritetet pasi që punimet do të fillonin në shtator të këtij viti. ‘EC Ma Ndryshe’ kupton Bashkimin Evropian pasi ka procedura për pjesën e vet të kofinancimit dhe të mbikëqyrjes së punimeve, por e ka të paqartë mosreagimin e institucioneve për këtë projekt”, ka thënë Toska.

Sipas “EC Ma Ndryshe”, me gjithë zotimet, institucionet vendase nuk po shprehin vullnet për ta shtyrë përpara këtë projekt.

“Duhet të rikujtojmë që në vitin 2019, MKRS-ja pati premtuar që me fonde vetjake do të fillojë pjesërisht me zbatim të pjesëve të caktuara të projektit, gjegjësisht restaurimit të disa shtëpive. Po ashtu, edhe Komuna e Prizrenit pati premtuar që të fillojë me disa punë infrastrukturore. Fatkeqësisht nuk po shohim vullnet nga këto institucione dhe është për keqardhje shtyrja e mëtutjeshme e zbatimit të punimeve pasi që gjendja në terren dhe e ndërtesave po degradohet vit pas viti”, ka thënë Toska.

- Advertisement -

Më Shumë

Kosova ka histori të shenjtëruar, asgjë nuk e zbeh atë

Shkruan: Kudusi Lama Shqiptarët në gjithë jetën e tyre nën pushtimin serb e jugosllav janë ndeshur me pushtuesin pa ndërprerje për ta fituar lirinë. Nuk...

Nuk e mban distancën sociale, arrestohet një person Prizren

Një person në Prizren është arrestuar në Prizren, pasi nuk kishte mbajtur distancën sociale të COVID-19. Ai, nuk ka respektuar as urdhëratë e policisë, transmeton...

Në frontin e luftës me COVID-19, pamje të pacientëve në Klinikën Infektive

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Ekipi i...

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe...

Prizren, pesë aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për...

Futbollisti i Shqipërisë afër transferimit te kampioni i Hungarisë

Myrto Uzuni drejt Hungarisë. “Panorama Sport” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, kampionia e Hungarisë është skuadra që ka arritur...

Ndalohen dy persona në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese

Dy persona janë ndaluar në Prizren të dielën për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, është njoftuar...

Doli nga shtypi libri më i ri i Agim Vincës “Ditari i Pandemisë”

Doli nga shtypi, në botim të shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina, libri më i ri i Profesor Agim Vincës: “DITARI I PANDEMISË. Rrëfime nga...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Nusja me alergji nga frutat e thata vdes pasi hëngri ëmbëlsirë në pritjen e dasmës

Një nuse e re ka vdekur në pritjen e martesës së saj pasi pësoi një krizë anafilaktike të shkaktuar nga alergjia prej frutave të...

Spitali dhe QKMF-të në Prizren mobilizohen kundër COVID -19

Pas shtimit të rasteve me COVID-19 dhe me qëllim të marrjes së hapave për përballimin e situatës së krijuar, të hënën, drejtori ekzekutiv, Prof....

Mbyllja e çerdheve nga nesër, Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka bërë të ditur se nga nesër hyn në fuqi...

Kryeministri thotë se janë të papranueshme dasmat dhe ahengjet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media tha se në bazë të Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, Inspektorati Sanitar do...

Për dy ditë, 15 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Si e humbi Amerika luftën me Covid-19

Autor: Paul Krugman S’kishte të bënte me kulturën, kishte të bënte me udhëheqjen. Kur Amerika nisi së humburi luftën kundër koronavirusit? Si ne gjejmë vetveten të përjashtuar...

Dafina lënë pushimet, mërzitet pak

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka postuar sot disa fotografi nga të cilat ajo tregon se është larguar nga pushimet Dafina kishte shfrytëzuar disa ditë për pushim...

Lajmet e Fundit

Vdes pasi i ngec ushqimi në fyt

Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë ku një person është gjetur i pa jetë. Burime nga policia bëjnë me...

MSH-ja legalizon testimin rapid, ekspertët vënë në dyshim përdorimin për diagnostikim

Brenda disa javësh Ministria e Shëndetësisë ka promovuar dy qëndrime kontradiktore për testimin rapid (të shpejtë). Qeveria Kurti nuk kishte lejuar përdorimin e këtyre...

Prizreni mundëson pagesën me këste të taksës administrative për lejet ndërtimore

Kërkesa e komunitetit të biznesit që merret me ndërtim të lartë në Prizren për mundësimin e pagesës me këste të taksës administrative për lëshimin...

Lajm i mirë: Vaksina amerikane rezulton e suksesshme dhe pa efekte anësore në 45 vullnetarë

Vaksina eksperimentale e firmës farmaceutike, Moderna, për COVID-19 tregoi se ishte e sigurt dhe provokoi përgjigje imune në të 45 vullnetarët e shëndetshëm në...

Nusja me alergji nga frutat e thata vdes pasi hëngri ëmbëlsirë në pritjen e dasmës

Një nuse e re ka vdekur në pritjen e martesës së saj pasi pësoi një krizë anafilaktike të shkaktuar nga alergjia prej frutave të...